Urim i veçantë për Ramën nga partitë e majta europiane: Përgëzojmë fitoren! Vullneti i shqiptarëve ishte i qartë

29 Prill 2021, 12:01Politika TEMA

Një urim i veçantë i ka ardhur sot Kryeministrit Rama nga Sergey Stanishev, kreu i Partive Socialiste Evropiane, bashkimi i partive simotra të PS-së në Evropë.

“I dashur Kryeministër, I dashur Edi, në emër të familjes PES, më lejoni të përgëzoj për fitoren e partisë suaj të Dielën e kaluar.

Me gjithë kontekstin sfidues COVID 19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, në kuadër të ligjit të ri zgjedhor, gjë që është një arritje e vërtetë.

Duke parë rezultatin pozitiv, vullneti i votuesve është i qartë. Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën evropiane dhe zbatoni programin tuaj Social-Demokrat.

Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë vend më të mirë për njerëzit e saj dhe të vazhdojë rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën Evropiane dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të nxitur fillimin e konferencën ndërqeveritare për të hapur negociatat për pranimin.

Edhe një herë, merrni urimet e mia më të ngrohta për këtë fitore. Me shpresën që së shpejti të mund të takohem personalisht”, shkruan Stanishev

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje