Votat e pavlefshme, Rama: Kemi humbur tre mandate, i mbajtëm shënim të gjitha. Mijëra kanë shënuar numrin 12 dhe Ballën

29 Prill 2021, 21:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘’Opinion’’ në Tv Klan ka deklaruar se mijëra vota të pavlefshme ishin të Partisë Socialiste.

Ai thotë se janë mbajtur shënim gjithë votat e pavlefshme, dhe rezulton se PS ka humbur 3 mandate prej tyre, pasi mijëra vota ishin me numrin 12 dhe të Taulant Ballës.

’Ne kemi humbur tre mandate nga votat e pavlefshme. E habitshme në fakt.

U kemi kërkuar të gjithë tanëve që të mbajnë shënim gjithë votat që kanë dalë të pavlefshme.

Kjo për t’i pasur të shënuara. Dhe është e habitshme, mijëra e mijëra vota kanë shënuar numrin 12. Madje mijëra mes tyre kishin votuar Ballën”, tha Rama.

Madje Rama pretendon se nëse votat e pavlefshme do të ishin të vlefshme, atëhere PS sot do të kishte 77-78 mandate.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje