FOTOT/ Ish-Missi "me ballkon të rrezikshëm" që kandidonte për Kujtim Gjuzin, merr veç një votë

30 Prill 2021, 11:19Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ish-Missi "me ballkon të rrezikshëm" që

Ish miss-i shqiptar Silvana Bushati, e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e partisë së drejtuar nga Kujtim Gjuzi, Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, ka arritur të sigurojë vetëm një votë.

Silvana Bushati kandidonte në Qarkun e Shkodrës dhe ishte renditur e treta në listë, por mesa duket, nuk ka arritur të ‘bindë’ as famijarët e saj për ta votuar, duke dalë kështu me një rezultat zhgënjyes, me një votë që ndoshta është e saj.

Kujtojmë që ish-Missi Silvana Bushati ka pasur një përplasje në emisionin “Procesi Sportiv”, me Kujtim Gjuzin, ku ky i fundit e ngacmoi për gjoksin, ndërsa i tha:

“Je veshur shumë bukur, si ti si mbesa ime që kam këtu në krahë ashtu edhe vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) që s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”.

Më herët, Bushati ka deklaruar në një intervistë televizive se në moshën 23 vjeçare ka menduar të bëjë operacion vithet.

Për “Vizioni i Pasdites” ajo zbuloi se ishte vetë 23 vjeç kur u nis në Serbi për të kryer ndërhyrjen, por ishte doktori ai që e ndaloi.

“Dikur isha shumë e re dhe kisha kompleks vithet. Shkoj në Serbi, rastisa aty dhe shkova për t’i bërë. Më thotë doktori : sa vjeçe je? Unë në atë kohë isha 23-24 vjeçare. sikur ti të rrije 2 muaj me mua në palestër, më tha doktori, jam i sigurt që ti këtë derë kurrë nuk do ta shihje për këtë punë. Normalisht nuk e bëra”, ka deklaruar ajo.

8 komente në “FOTOT/ Ish-Missi “me ballkon të rrezikshëm” që kandidonte për Kujtim Gjuzin, merr veç një votë”

  1. A says:

    Gjuna.. paska humb kot per ne parlament duhej …mos te ngelej vetem sum duma..

  2. trendafili Permetit says:

    Vetem nje vote? Te gjate e apo te shkurter?!

  3. VRKRT says:

    Po doktorri serb,a i dha ndonji vot?

  4. Jimi says:

    Kjo “zogeza” e naltmadhnise do te konkuronte per ballkonin ?

  5. Altini says:

    Ah Gjuzo Gjuzo, çapken paske qenë mor i uruar, edhe në Shkodër shkove e peshkove.

  6. Papa Sulejmani i 3-te says:

    Me siguri qe “vota” ka qene e Kujtim Gjuzit.( Zoti te me fale, se une s’kam pere gje)

  7. NIku says:

    Cfare missi ka qene kjo? Miss pallati? S’ka ndonje cilesi per miss.

    1. Mister Xhim Qinoni says:

      Ka mor ti ka. Ka cilsin themeltare,kryesore,emotive,…
      Osht “miss cari”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje