Dorëheqja nga drejtimi i BD, Mezini: Sot nuk humbi, por fitoi politikani Astrit Patozi

2 Maj 2021, 16:13Blog TEMA

Nga Valbona Mezini

Në fakt gjendja ku është zhytur Shqipëria, nuk është ajo e një vendi të denjë për integrim në standarde te larta demokracie sikurse BE, partneri strategjik i yni i kërkon.

Mjerisht ata që bëjnë politikën në Shqipëri e kanë zhytur këtë vend në një model pa standarde, pa moral dhe pa dinjitet.

Qytetarët e tij i kanë marrë peng teksa i blejnë lirë për një “kothere buke” ditën e zgjedhjeve.

Sot më shumë se kurrë u pa e u kuptua se cilët janë politiqenërit që na drejtojnë dhe çfarë modeli na imponojnë të pajtohemi, atë të mungesës së shpresës, se gjerat mund të bëhen më mirë, atë se ky vend nuk bëhet më dhe ndaj duhet t’ia mbathim.

Sot njëri prej tyre, Astrit Patozi dha dorëheqjen dhe unë jam e bindur se ky vendim nuk i përkiste vetëm atij për ta marrë por gjithë bordit të Bindjes Demokratike. Kjo nuk ndodhi pasi ai si gjithmonë e ndan vetë çfarë është e mirë apo e keqe për atë. Të paktën në politikë kjo nuk duhet të jetë parimore!

Për të gjithë ata që “trumbetojnë” se Astriti humbi, ju tregoj se nuk është e vërtetë!

Astriti fitoi si rrallëkush!

Patozi fitoi me modelin që u dha shqiptarëve në organizmin zgjedhor, larg shantazhit, allishverisheve, apo kompromisit me pushtetin. Astriti nuk u bë kurrë palë me pushtetit por ishte dhe është një qëndrestar i çmuar përball së keqes që ka zënë për fyti të ardhmen e shqiptarëve.

Larg pazareve personale, ndryshe edhe nga kryetari aktual i forcës më të madhe opozitare Lulzim Basha, Koordinatori Bindjes Demokratike, nuk u përfshi në qepallim me të gjithëpushtetshmin e të gjitha pushteteve që cakton sot edhe drejtimin e opozitarizmit.

Astriti qëndroi stoik bindjeve të tij se vendi është marrë peng nga pazarexhinjtë dhe duhet rikthyer shpresa. Sa ia arriti Patozzi qëllimit është tjerët gjë.

Sa iu përgjigjën shqiptarët, në një kohë kur “Presidenti thërriste nxirrni sfurqet të përleshëmi”, kjo është tjetër gjë. Por Astrit Patozi ka një meritë të padiskutueshme, pasi ishte kërcënimi serioz dhe I vetëm I establishmentit tradicional majtas djathtas që urdhëruan ekzekutimin në masë të votave të Bindjes Demokratike në cdo qark.

Patozi u udhëhoq nga interesi i shqiptarëve pasi u dha atyre gjithë energjinë dhe idetë duke e kthyer Bindjen në vektorin orientues sesi duhet të ndërtohet demokracia në vend. Si duhet të jetë një kod zgjedhor elitar, ku listat të jenë të hapura dhe kandidatët ti zgjedhë populli e jo kryetari.

Ishte meritë e Patozit, artikulimi kauzës sesi duhet të eleminohej kryetarokracia që mbyt e asfikson demokracinë.

Astrit Patozi sot e gjithmonë është fitues sepse për të gjithë ata që nuk e njohin është simboli peshores së të drejtës deri tek milimetri hyjnores, por ky standard është herët për tu aplikuar në Shqipëri, e aq më tepër në politikën makute ku çdo gjë kontrollohet nga “ të fortët”e ligjet zbatohen nga “Maliqët”.

Ndaj e them me bindje se sot nuk dështoi Patozi, por humbi shancin një Shqipëri e tërë, të ringrihej sikundër më parë, ndaj korrupsionit, vjedhjes, klietelizmit dhe zbrazjes së vendit nga emigracioni detyruar. Nuk humbi Patozi por humbi boshti standardeve që kërkon vendi të themelohen si ekzigjencë e vetëdijes kombëtare.

Sot më shumë se kurrë fitoi modeli i Astrit Patozit pasi është ndër të paktët që kërkon të ndërtojë modelin e dorëheqjes edhe pse ky model i duhet normuar institucionit politik, por nuk është rasti tij, pasi garoi në kushtet krejt të pa barabarta përballë makinërisë dhe industrisë së vjedhjes dhe shkatërrimit të vullnetit të popullit, faktuar tashmë me video.

Astrit Patozi nuk humbi edhe pse iu prishën me mijëra vota, dhe jam e bindur se llumrat kur të precipitojnë do të qartësojnë ujrat e së vërtetës, në interest ë shqiptarëve. Ndaj ms u lumturoni o mediokër të verbër të militantizmit sharlatanesk, sepse nuk humbet kurrë një njeri që drejtohet nga drejtësia hyjnore për vendin e tij! Ai që mendon për popullin e tij, është i fituari përjetshëm.

7 komente në “Dorëheqja nga drejtimi i BD, Mezini: Sot nuk humbi, por fitoi politikani Astrit Patozi”

  1. Zana e Malësisë says:

    Nuk u takon drejtuesve të partive të reja të dorëhiqen. Duke mos fituar karrige në Parlamentin e ri, nuk do të thotë se duhet të tërhiqen. Shumë pak veta besonin se ndokush prej tyre do të fitonin përfaqësim në Kuvend. As ata vetë nuk besoj se e prisnin një gjë të tillë. Por nuk duhet të thyhen qysh me “goditjen” e parë. Ata duhet të vijojnë punën për të rritur partitë e tyre, për t’i bërë faktor në shoqëri, që të munden në të ardhmen të kenë edhe besimin e popullit votues.

  2. qytetar says:

    Sigurisht . Astriti krijoj Parti.
    Konkuroj.
    Nuk arriti.
    Dha doreheqje.
    Ok….
    Por….
    Mediu
    Ndoka
    Dash rakia
    E shume te tjere..smunden me dhane doreheqje se i ka emruar Lulka…..skane Parti..
    Thjesht miza Kali.

  3. Asd says:

    Ky Patozi synonte karrigen e parlamentit apo ndryshimin e politikes shqiptare? Po te donte “ndryshimin” duhej te vazhdonte.

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Cudi, Zonja duket ne moshe te pjekur! Dhe te thote kaq shume budallalleqe ne kaq pak rreshta, kjo vertete te habit!

  5. Ednand Golemi says:

    A ishte ky A.Patozi nenkrye.ar i krye.arit S.B?????????

  6. MS says:

    Shpetuam nga I tredhuri I Berishes!

  7. Shqiptar gjer ne vdekje says:

    Fix

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje