“Më bëri magji”, zbardhet dëshmia e shqiptari që ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore në Greqi

2 Maj 2021, 14:38Kronika TEMA

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja brutale e një 60 vjeçari grek në Kalivia më 23 dhjetor të vitit të kaluar. Mësohet se një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen 60-vjeçarit grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, pritet të njihet me masën e sigurisë të mërkurën, 5 maj.

Sipas asaj që raportojnë mediet fqinje autori disa ditë pasi kishte kryer krimin ishte arratisur drejt Shqipërisë, por autoritetet e vendit tonë kishin mundur ta arrestojnë dhe më pas u bë i mundur ekstradimi drejt Greqisë.

Autori i krimit pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.

Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

3 komente në ““Më bëri magji”, zbardhet dëshmia e shqiptari që ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore në Greqi”

  1. ana says:

    Cfare do te thote grabitje e sherbimeve publike o Tema!!!!!!!!! Injorante dhe te pa skrupullt.

  2. 17nentori says:

    Artikulli grek nuk thote gjekundi qe eshte shqiptar!!!!
    Thote vetem qe vrasesi u arratis ne Shqiperi dhe me ndihmen e autoriteteve te Shqiperise u arrit te zbulohej ne nja fshat nga autoritetet e Shqiperise dhe tu dorezohej atyre greke.
    Nese do ishte shtetas Shqiptar atehere autoritetet nuk do te kishin detyrim ta dorezonin.

    1. iliri says:

      Nuk e thone se u vjen turp nga prejardhja jone ……… po jo o shoku , po ta thone indirekte qe qe shqiptar , cdo ket qene sipas teje ?? Grek dhe u strehua ne fshatrat shqiptare ?? Ske shanc …..pastaj o shoku , nuk mund te deklarosh pa fakte te forta qe me gjith mend qe shqiptar , se ka dhe gjykata qe te hedhin ne gjyq per poshterim kombesie , dhe shpifje …..iku koha kur per gjene me te vogel evgjitet e Athines akuzonin shqiptaret pa asnje prove dhe fakt , sa do dallkauke helenet duket se kane vene dy para mend ……kane akoma pune per te bere , megjithate filim i mbare gjysma e punes thon …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje