Mjekja greke: Pushimet me kujdes, në shtator do t’i hedhim maskat

2 Maj 2021, 16:54Rajoni TEMA

“Nuk është larg momenti kur ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm pa përdorimin e maskës”. Kështu u shpreh presidentja e mjekëve të spitalit Athinë-Pire, Matina Pagoni gjatë një interviste në mediat greke.

“Unë mendoj se vera do të jetë krejtësisht e ndryshme” tha zonja Pagoni, duke shtuar: “Mendoj se mesi i shtatorit do të jetë data kur do t’i hedhim maskat dhe të ndihemi të lirë. Maskat mund të hidhen kur rreth 90% e vaksinave të kenë mbaruar deri më 15 shtator” tha ajo.

Megjithatë, duhet të qëndrojmë të kujdesshëm deri atëherë. “Duhet ta mbajmë, pasi ngarkesa virale është akoma e lartë, veçanërisht në Atikë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, shpjegoi ajo.

2 komente në “Mjekja greke: Pushimet me kujdes, në shtator do t’i hedhim maskat”

  1. Undefined says:

    Ju “greket” njiheni faktikisht ne Planet si mjeke me “fame”……hahahahahaha….

  2. LWS28 says:

    Duhet të heqi njëherë ? e teatrit që i ka zënë sytë , pastaj kur të shikojë më mirë nuk ma mer mendja se do vendosi që ta heqi ? deri në 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje