Dokumenti “non paper”, irritimi i analistit të njohur amerikan: Mos u mashtroni, është në interes të Beogradit, jo të Prishtinës

1 Maj 2021, 20:55Rajoni TEMA

Profesori amerikan universitar i njohur edhe si njohës i çështjeve politike të Ballkanit, Daniel Serwer, pretendon se dokumenti jozyrtar, i ashtuquajturi “non-paper” është më shumë në interes të Beogradit sesa të Prishtinës.

Sipas Express, Serwer vuri në dukje se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kishte të drejtë kur u tha se po ofronte “më shumë se plani i Ahtisaarit”

Në këtë artikull thuhet se Serwer postoi në blogun e tij “Peacefare.net” se propozimi do ta linte “shtetin e Kosovës” shumë më pak sovran sesa është sot, ndërsa Beogradit do t’i kërkohet të bëjë pak më shumë se kaq, të ketë një përfaqësues në Prishtinë.

Ai beson se me këtë “non-paper”, Prishtina nuk do të merrte praktikisht asgjë, siç thotë ai, as njohje bilaterale nga Serbia as anëtarësim në Kombet e Bashkuara, por vetëm “premtime të paqarta për të vepruar me një shtet sovran”.

Po ashtu thuhet se Serwer njoftoi se brenda pak ditësh do të botonte një “non-paper ” të tij për Ballkanin Perëndimor në blogun e tij, i cili, siç deklaroi ai, do të ishte në përputhje me politikën zyrtare amerikane të respektimit të sovranitetit dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit.

“Non-paper” u raportua si njohje e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, dokumenti “non-paper”, i mohuar zyrtarisht, përfshin shumë më shumë se kaq. Thotë se do të krijohet një “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, që nga përshkrimi duket me kompetenca gati sa të shtetit. Përdoret termi “Kosovë Veriore”, e jo veriu i Kosovës. Pastaj thuhet se palët, pra Kosova e Serbia, duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese që të mund të zbatohet kjo marrëveshje.

2 komente në “Dokumenti “non paper”, irritimi i analistit të njohur amerikan: Mos u mashtroni, është në interes të Beogradit, jo të Prishtinës”

  1. Miti says:

    Po Al-Bini nga Kurdistani ca mendimi ka, apo eshte shume i zene me fushaten ne Shqiperi dhe nuk merret me fatin e Kosoves.
    Keta trutharet nga Kosova nuk e kuptojne qe RSH eshte si ai kalorsi qe i varen kembet, ne cdo rast eshte kaluar mbi kale.
    Ndersa Kosova eshte nje kembesor me breke neper kembe, mund te ngaterrohet me breket e veta dhe bie per te mos u ngritur me.

  2. No problem says:

    Serbia me ushtri e polici nuk arriti ta ndaje Kosoven. Por me Albin Kurtin e Osmanin ne krye te Kosoves,Serbia eshte shume afer arritjes se qellimeve te veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje