Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar me të drejtë takimin e paralajmëruar për 11 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse palët duhet të jenë të përgatitura para secilit takim, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Engjellushe Morina, anëtare e lartë për politika në programin “Wider Europe” të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), me seli në Berlin.
Megjithatë, ajo vlerëson se zvarritja eventuale e dialogut, “shkon në favor të lidershipit aktual në Serbi”.
Ndryshimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe në Kosovë, sipas saj ofrojnë një moment të ri dhe të rrallë për procesin e dialogut dhe integrimet evropiane dhe në NATO.
Këtë moment, Kosova duhet ta shfrytëzojë, thotë Morina.
Sipas saj, tashmë ekzistojnë sinjale për një koordinim ndërmjet SHBA-së dhe BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Morina këshillon që lidershipi i Kosovës t’i qaset me kujdes non-paperit që pretendohet se ka dalë nga Sllovenia, edhe pse autenticiteti i tij është hedhur poshtë nga autoritetet e atjeshme.
Zvarritja e procesit te dialogut i shkon në favor Serbisë
Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të marrë pjesë në takimin më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të paralajmëruar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për datën 11 maj. Megjithatë, një takim tashmë është paralajmëruar për muajin qershor. A po blejnë kohë palët dhe pse?
Engjellushe Morina: Fillimisht do të doja të thosha që vizita në Bruksel ishte bukur mbresëlënëse, sepse delegacioni i Qeverisë së Kosovës kishte arritur të bëjë disa takime, për një kohë aq të shkurtër, për dy ditë. Natyrisht që tërë vëmendjen e mori, sidomos në ditën e parë, refuzimi i takimit të paralajmëruar për 11 maj. Unë mendoj që me të drejtë është refuzuar si takim, sepse sipas asaj që mësuam prej mediave dhe prej Qeverisë (së Kosovës), nuk ka pasur konsultime të mjaftueshme me Qeverinë e Kosovës për takimin e paralajmëruar, të datës 11 maj. Mendoj që palët duhet të jenë të përgatitura para secilit takim.
A blejnë kohë apo jo? Unë do të thosha që institucioneve të Kosovës u nevojitet edhe pak kohë për përgatitje, sepse institucionet tash sapo i kanë marrë detyrat e tyre – do të thotë, nuk ka as dy muaj që janë konsoliduar institucionet e Kosovës – dhe u duhet pak kohë për përgatitje, sidomos rreth faktit, që e kanë deklaruar disa herë liderët institucionalë, që nuk do të vazhdojnë me programin e vjetër me të cilin kishte vazhduar dialogu prej paraardhësve të tyre, si dhe që nuk do të vazhdojnë aty ku ka mbetur dialogu. Kjo nuk besoj që vlen për palën serbe, sepse ata nuk besoj që kanë nevojë për ndonjë përgatitje shtesë. Po ashtu e pashë që një takim i radhës u paralajmërua për muajin qershor. Por, si takim, është lënë goxha hapur mundësia dhe ende nuk dihen modalitetet se kur dhe si do të planifikohet ky takim.
Radio Evropa e Lirë: Kemi pasur vlerësime nga njohës të zhvillimeve politike, në Kosovë dhe në Serbi, që një lloj kohe i nevojitet edhe presidentit serb Vuçiq. A qëndron kjo?
Engjellushe Morina: Unë mendoj që secila zhargitje e procesit të dialogut, në fakt, shkon në favor të lidershipit të tanishëm në Serbi e sidomos duke pasur parasysh faktin që ata do të përgatiten shumë shpejt për zgjedhje – diku në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Sidomos kjo lidhet me zgjedhjet presidenciale atje. Natyrisht që presidenti i Serbisë nuk duket që është i gatshëm që të arrijë deri te një marrëveshje me Kosovën dhe në këtë aspekt atij i shkon për shtati çfarëdo zhargitje e procesit. Por, a i duhet kohë për përgatitje? Nuk mendoj që i duhet. Qëndrimet e tyre e sidomos të presidentit të Serbisë, janë tashmë të ditura. Ka qëndrim destruktiv kundrejt procesit.
SHBA-ja, “e përkushtuar të punojë me BE-në”
Radio Evropa e Lirë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga palët një zgjidhje kompromisi. Megjithatë, SHBA-ja e ka definuar një zgjidhje përfundimtare si “njohje reciproke ndërmjet dy vendeve”, ndërkaq BE-ja, e sheh zgjidhjen si normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve. A shihni koordinim ndërmjet SHBA-së dhe BE-së për atë se kah do të shkojë dialogu?
Engjellushe Morina: Dinamikat e reja politike, sidomos prej janarit e tutje dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe ndryshimet politike që ndodhën në Kosovë, e ofrojnë një moment të rrallë për procesin e dialogut dhe për shtytjen e Kosovës, por edhe të rajonit, drejt integrimeve të mëtutjeshme në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti (Joe) Biden e thanë disa herë që janë shumë të përkushtuar që të punojnë me Bashkimin Evropian për disa çështje. Njëra prej tyre është edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Unë e shoh që do të ketë një lloj përkushtimi më pozitiv sesa që e kemi parë në vitet e kaluara.
Në administratë (të SHBA-së) tashmë janë përmbushur pozitat që do të merren me Ballkanin. Janë të gjithë persona ose shumica prej tyre janë persona që e njohin rajonin shumë mirë dhe janë me qasje më pozitive sesa ajo që e kemi parë në katër vjetët e fundit nën administratën e kaluar (të SHBA-së). Unë besoj që do të ketë koordinim të qëndrimeve. Kjo tashmë ka filluar të ndodhë. Do të ketë po ashtu përafrim të qëndrimeve. Procesit të negocimit në mes të Kosovës dhe Serbisë i nevojitet shumë prezenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përshtypja deri më tash është që kjo prezencë do të jetë aty ku duhet dhe me intensitetin që i duhet procesit.
Edhe pala kosovare, do të doja të shtoja, duhet të jetë e gatshme që të punojë ose t’i elaborojë qëndrimet e veta shumë qartë karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së. Do të thotë, ta elaborojë atë se çka kërkojnë prej procesit, në mënyrë të qartë dhe eksplicite. Besoj që bashkëpunimi do të jetë shumë më ndryshe se ai që e kemi parë vitet e kaluara.
Kosovës i është dashur ta betonojë pozicionin
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, të dyja palët, Kosova dhe Serbia, vazhdojnë të ngelin në pozicionet e tyre të betonuara negociuese. A ka sinjale se kjo fazë e dialogut mund të jetë më serioze, në kuptimin e ecjes drejt një zgjidhje përfundimtare?
Engjellushe Morina: Unë, me aq sa kam parë deri më sot, nga ana e Kosovës, procesi përfundimisht do të kalojë në një nivel tjetër, në një nivel shumë më serioz, sepse tash, përshtypja është që institucionet e Kosovës dhe e kanë në fakt një lloj plani ose një lloj vizioni se kah duhet të shkojë ky proces. Besoj që, përveç do të jetë më serioz, ndoshta procesi do të shkojë edhe kah faza përfundimtare. Është e vërtetë që ka pasur pozicione të betonuara. Po besoj që pala kosovare nuk është për t’u fajësuar – nëse mund ta them kësi soji – sepse institucionet e Kosovës, viteve të fundit, kanë qenë në një modus më shumë mbrojtës dhe më shumë reaktiv.
Do të thotë është dashur ta mbrojnë procesin negociues prej intervenimeve destruktive që kanë ardhur prej Serbisë, prej kërkesave të shumta, në ato elemente, në të cilat Kosova tashmë i ka kryer detyrat e veta. Për shembull, për shumicën e aspekteve që u përkasin komuniteteve të ndryshme në Kosovë ose të drejtave të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, për ato vetëm janë përkushtuar dhe janë edhe të mbrojtura me legjislacion të Kosovës dhe janë diçka që tashmë janë punë e kryer me Planin e Ahtisaarit.
Kërkesat e reja prej Serbisë gjithmonë kanë ardhur lidhur me atë që duhet të hapen disa elemente, ato që janë të përfunduara gjatë procesit të negociuar prej Ahtisarit, në vitin 2005 dhe 2007. Besoj që me të drejtë pozicionet e Kosovës kanë qenë të betonuara deri diku dhe besoj që institucioneve të Kosovës u është dashur që të mbrohen prej këtyre kërkesave të reja që kanë ardhur gjatë gjithë kohës prej anës së Serbisë.
Asociacioni me fuqi ekzekutive i izolon komunitetet
Radio Evropa e Lirë: Pala serbe insiston për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sa mund të jetë e gjithë kjo pengesë për vazhdimin e dialogut ose pamundësi për t’u zbatuar?
Engjellushe Morina: E vërtetë kjo. Qeveria e Serbisë gjithnjë insiston që të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe me fuqi ekzekutive. Është diçka që është refuzuar prej institucioneve tona, prej liderëve – jo prej atyre që i kanë nënshkruar këto marrëveshje më 2013 dhe 2015, por prej liderëve opozitarë (të atëhershëm)- dhe kritikëve të shumtë të këtij procesi.
Është refuzuar edhe nga Kushtetuta e Kosovës. Do të thotë, ky Asociacion, me fuqi ekzekutive, nuk do t’i përafrojë dhe integrojë komunitetet në Kosovë, por do t’i largojë dhe do t’i izolojë. Ky insistim i Serbisë, përmes Listës Serbe në Kosovë, përfundimisht nuk është diçka që i ndihmon procesit, por vetëm ka qenë si element destruktiv në procesin e dialogut. Tash, liderët institucionalë të Kosovës, presidentja dhe kryeministri, e kanë bërë shumë të qartë se nuk do ta përkrahin një Asociacion me këto elementet etnike dhe gjithmonë thirren në Kushtetutën e Kosovës.
Non -paperi “slloven”, më i rrezikshëm
Radio Evropa e Lirë: Ditëve të fundit, në media kanë qarkulluar dy të ashtuquajtura non-paper, në të cilat pretendohen zgjidhjet për kontestin Kosovë-Serbi. A po matet pulsi i palëve dhe aktorëve të përfshirë në dialog, apo ato duhet parë si të parëndësishme?
Engjellushe Morina: Në fakt, unë i kisha ndarë. Qarkullimi i të ashtuquajturit non-paperit të parë, që supozohet se ka dalë prej zyrës së kryeministrit slloven (Janez Jansha), është pak më serioz. Kjo sepse vjen prej një shteti që do ta marrë presidencën e Bashkimit Evropian në korrik dhe rreziku është që do t’i shtyjë këto ide tutje. Këto ide, të ndryshimit të kufijve në baza etnike, jo vetëm që janë të rrezikshme, por janë recetë për një dështim të radhës, që nuk do të përfundojë edhe aq mirë.
Përveç kësaj, nuk ka edhe aq shumë përkrahës kjo ide. Megjithatë, fakti se Sllovenia është shtet anëtar i bashkimit Evropian dhe ka potencial që t’i shtyjë këto ide tutje – së bashku me disa aktorë tjerë në Bashkimin Evropian, siç janë Hungaria, Polonia dhe të tjerë – kjo është çështje që nuk duhet ta injorojmë si të parëndësishme.
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, kryeministri slloven, Janez Jansha, e ka mohuar që ky non-paper të ketë dalë nga ai dhe nga zyra e tij.
Engjellushe Morina: Përfundimisht, në fakt, unë sa pashë, nuk e kanë mohuar dhe nuk e kanë pohuar. Do të thotë, e kanë lënë as kështu e as ashtu. Por, shumica e përcjellësve të këtyre ngjarjeve supozojnë që është kryeministri i Sllovenisë dhe i përmendin faktet që kryeministri i Sllovenisë, në fakt, nuk është që nuk e ka përmendur këtë temë, në disa takime të mbyllura me disa institucione të ndryshme në Bashkimin Evropian, por edhe në disa shtete të Ballkanit, në Bosnjë e Hercegovinë sidomos. Do të thotë, supozimi është bukur i fortë që shanset janë që ka dalë prej Sllovenisë, megjithëse autenticiteti i këtij dokumenti nuk është vërtetuar asnjëherë.
Unë do të doja të them që në krahasim me non-paperin e parë, non-paperi i dytë nuk duhet të merret seriozisht. Nëse lexohet pak me kujdes, shihet qartë që është tendencioz dhe nuk duket që vërtetë është i shkruar prej këtyre shteteve që pretendohet se është shkruar, prej Gjermanisë dhe Francës. Në fakt, Gjermania dhe Franca nuk i përkrahin disa prej elementeve që janë aty në non-paperin e dytë, që flet në mënyrë specifike për dialogun Kosovë-Serbi. Unë besoj që ai nuk duhet të merret seriozisht fare.
BE-ja është dashur të bëjë më shumë për Kosovën
Radio Evropa e Lirë: “Rruga evropiane e Kosovës kalon përmes dialogut Kosovë-Serbi”, ka deklaruar shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Një rregull i tillë, duket se vlen edhe për Serbinë. Por, deri më tash, përveç Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, Kosova nuk duket që ka ndonjë përfitim tjetër konkret tjetër në integrimet evropiane. A do të duhej të kishte një reagim nga BE-ja në kuptimin e stimulimit të palëve për dialog?
Engjellushe Morina: Unë besoj që Bashkimi Evropian është dashur të bëjë shumë më shumë për Kosovën. Nëse mundem këtu të ndërlidhem pak me faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë e kanë treguar një përkushtim shumë më të fuqishëm – kjo administrata e re. Pra, e ka treguar një përkushtim më ndryshe dhe më të fuqishëm për rajonin dhe për Kosovën. Pikërisht këtu do të thosha që tash është momenti që SHBA-ja, së bashku me BE-në të punojnë sa më shumë në përafrimin e qëndrimeve dhe sidomos në bindjen e pesë shteteve evropiane, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta njohin sa më parë. Kjo, vetëm sa do t’ia lehtësonte Bashkimit Evropian, së pari, qëndrimin e saj kundrejt Kosovës dhe ta përafrojë Kosovën sa më afër integrimeve euroatlantike.
Këto pesë shtete, që nuk e njohin Kosovën dhe që janë anëtare të Bashkimit Evropian, në fakt, janë pengesa ndoshta më e madhe në relacionet e Bashkimit Evropian me Kosovën dhe e kundërta. Do të thotë, fakti që Bashkimi Evropian shihet që nuk ofron sa duhet – dhe unë mendoj që nuk ka ofruar mjaftueshëm sa duhet për Kosovën – është se pengesën e ka mu aty, brenda. Paralelisht me këtë, Bashkimi Evropian duhet sa më parë – sa më parë, kjo është urgjente – që t’ia heqë kufizimet e vizave Kosovës, sepse Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret, të cilat ishin dyfish më shumë se sa për shtetet tjera të Ballkanit.
Megjithatë, i ka përmbushur kriteret dhe ende pret heqjen e restrikcioneve të vizave për në Bashkimin Evropian. Sërish do të kthehem në atë që e thashë në fillim. Momenti është shumë i përshtatshëm që Bashkimi Evropian, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta fuqizojnë shtetësinë e Kosovës ose të punojnë, t’i përafrojnë qëndrimet për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, së pari duke i bindur këto pesë shtete që ta njohin Kosovën dhe pastaj që ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.
Gjithë këtë çarçaf që ka shkruajtur z.Morina zor se e përtyp dot një lexues normal i temës … E keqja është se edhe ai kokëqepujka i Prishtinës s’ka kapacitet për të tilla gjëra , dhe prandaj duhet t’ja serviri dikush të përmbledhur , se përndryshe as me dhjetë depon nuk i del dot deri në fund …
Dhe kryesorja , (të flasim seriozisht tani) , duhet të jetë dikush tjetër të flasë në emër të Kosovës , se Al Bini mund t’i bëjë asaj dëm shumë më tepër se Sërbi …
Kur të vijë puna për shashka , tymëse , molotov etj. atëhere të futet ai si trim i çartur dhe patriot i madh …
Mesoni te jeni vete shtet serioz pastaj kerkoni ndihmen e SHBA .Duhet te keni nje dosje te gatshme ne tavoline te pregatitur nga te gjitha palet politike ne Kosove ne interes te saj. Nje dosje qe nuk i ndryshon prioritetet sa here ndroni pushtetin.
Kosova zgjodhi per Kryeminister antiamerikanin Al bin Kurtin dhe presidente shkinen Osmani.As njeri as tjetri nuk kerkojne USA ne bisedime,duan me kurven Europ te bisrdojne,sepse te dy nuk jane te pastert.
Çështjet tabu i ndihmojnë moszgjidhjes se problemeve.
Praktika e mosprekjes së çeshtjeve tabu ka stopuar zgjidhjen e mjaft problemeve; dështimin e negociatave. Tabutë jenë fushë e minuar për politikën, por dikush duhet të rrezikoje personalisht për çminimin e tyre. Fusha nuk çminohet pa u futur në të.
Shëmbull: zgjidhja e marrveshjes Kosove – Serbi nëpermjet shkëmbimit të teritoreve është një TABU. Minë gati në shpërthim. Pa u prekur kjo minë nuk mund të ketë çminim. Dikush duhet të sakrifikohet. Dhe këtu fjala është për politikanë apo grupe politike. Po e pranove këtë tezë në Kosovë shpallesh armik dhe humbet nga reputacioni politik. Njësoj edhe në Serbi.
Por dikush duhet të bëhet “ kamikaz “ . Jo në kuptimin taleban. Në kuptimin që të sakrifikojë të ardhmen e tij të afërt politike me qëllim që kjo tezë të futet në diskurin politik. Të diskutohet. Dikush ta pranojë. Dikush ta kundërshtojë dhe pastaj të axhustohen thepat deri në zgjidhje.Asgjë nuk zgjidhet pa u diskutuar. Prandaj tabutë duhen prekur. Kështu dallohen politikanët VIZIONARE, politikanët që nuk shikojnë sot për sot. Politikanët, që shohin të realizuara projektet, që sot për sot, duken të pamundura.
Nje analize vertet serioze.
Bisedimet e zgjatura mbi 10 vjecare Kosove – Serbi te cilat nuk kane dhene rezultat deri tani nuk duhet te rifillojne, por te fillojne nga e para duke filluar nga kerkesa e llogarise per njohjen e krimeve te kryera atje nga Serbia.
Vetem pas kesaj mund te nise dialogu per njohjen e Kosoves.
Nga ana tjeter Rama duhet te heqe dore nga projekti serb i minishengenit ballkanik i cili do te minonte dialoun., qe do ti mundesonte Serbise ne mungese te hyrjes se saj ne Europe ( pasi nuk e lejon Gjermania pa njohur Kosoven ) rolin e lidershipit ne Ballkan .
Engjellushe Morina, ne kete interviste eshte te munduar te jete ne “akordance” me Kurtin dhe kjo ka bere qe argumentat e saje te jene thjeshte personale dhe me tendence te caktuar:
Ajo eshte e sigurte ne vehtvete kur thote qe Albini beri mire qe refuzoi, takimin qe ishte parashikuar te mbahej ne daten 11 Maj me Vuciqin. Argumentat e saj ne te vertete jane kunder Kurtit. Ajo “mbron” Kurtin duke thene se per kete takim duhej pergatitje. Ajo nuk spjegon se pse Kurti nuk eshte i pergatitur per kete takim. Aq me teper qe ky takim do ishte me shume “kurtezial” dhe si “nxehje” para takimit qe do behet e Qershor, ne kuader te bisedimeve. Ajo nuk spjegon se pse Kurti te mos e shfrytezonte kete takim te planifikuar, per te krijuar nje ide me te sakte se cmendon Vuciqi dhe Kurti te vente me i pergatitur ne bisedimet e Qershorit.
Ne thelb une thjeshte mund te spekulloj qe Kurti ishte I papergatitur per takimin e Brukselit dhe nuk e priste qe ai do pranonte “bisedimet” me Vuciqin. Te vetmin leshim qe i beri atij Borel, ishte qe u shpreh dakort me Kurtin te mos mbahej ky takim. Kjo ishte nje “sherbim” qe i behej Kurtit per te justifikuar ndryshimin e qendrimit te Kurtit 180 grade ne lidhje me bisedimet. Ai mohoi “reciprocitetin” dhe u shprehe per domosdoshmerine e bisedimeve pa kushte me Vuciqin…
Une thjeshte mund te spekulloj dhe mendoj qe Kurti ka frike te bisedoje me Vuciqin “pa kordinuar” veprimet me te paraprakisht. Ai do e shfrytezoje kete kohe qe kerkon, per te mesuar se cili eshte mendimi i Vuciqit. A eshte Vuciqi vertet per te arritur vertetemarreveshjen, apo kjo eshte prape nje loje…
Eshte e sigurte qe Vuciqi nuk do te arrihet marrevesja dhe ne kete aspekt ai do e udhezoje Kurtin se si te sillet ne bisedime per te sabotuar keto bisedime perseri…
Keshtu me rradhe une mund te jape edhe spjegimet e tjera ku kjo Ambasadore flet ne nje menyre te njeanshme ne mbrojtje te politikes se Kurtit qe ne te vertete nuk eshte fare nje politike e mirefillte por nje politike e ndryshimit te qendrimeve sipas situatave ku rezultati eshte gjithmone ne favor te Vuciqit.
Ne te vertete une jam dakort me Antipatern qe thote se shkrimi eshte shume I gjate dhe kerkon shume kohe per pergjigje, por nuk mund te le pa thene se Engjellushja tregohet naïve ne mendimin e saj se dokumenti “non peper”, vjen nga Sllovenia. Eshte e sigurte qe ky document nuk eshte nga Amerika dhe ka shume mundesi te jete nga Rusia. Rusia dhe Serbi kane kohe qe perpiqen qe bisedimet bilaterale midis Kosoves dhe Serbise ti zevendesojne me nje Konference Nderkombetare ku te marrin pjese SHBA, Evropa, Rusia dhe Kina ku te zgjidhen “nje here e mire” problemet e Ballkanit. Ne kete kuader ky dokument eshte nje “bombe tymuese’ per te hulumtuar opinionin e paleve….Ky dokument nuk ka te bje fare me qendrimin Slloven per bisedimet midis nesh dhe Serbit.etj.,,etj…