Çështja e legalizimit të përdorimit të marijuanës nxiti debat të ashpër në parlamentin e Francës. Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Francois-Michel Lambert, që mbështet dekriminalizimin, tha se ndryshimi i ligjit do të reduktonte konsumin, trafikimin dhe rreziqet.
Ai tha se ky debat është thelbësor, kryesisht për shëndetin e të rinjve dhe përdori një mënyrë mjaft origjinale për të mbrojtur kauzën e tij, duke nxjerrë një cigare hashashi në sallë.
Francois-Michel Lambert, deputet: “Vetëm fakti që po e tregoj këtë objekt këtu, mund të më fusë në telashe. Duke treguar legalizimin e kanabisit, me aktin e thjeshtë të shfaqjes së kësaj cigareje, mund të futem në telashe”.
Richard Ferrand, kryetari i Asamblesë Kombëtare: “Z.Lambert, është e ndaluar të mbash atë lloj objekti këtu”.
Ndëshkimi nuk pritet të jetë i rëndë, vetëm financiar.
Ferrand: “Z. Lambert, ju rikujtoj rregullat dhe do ju rekomandoj për ndëshkim”.
Qeveria franceze është kundër legalizimit të pëdorimit të marijuanës.
Gerald Darmanin, ministër i Brendshëm: “Z. Lambert, dallimi mes meje dhe teje është se unë nuk mund të tregoj plotësisht depresionin e drogës që ka goditur familjet në Francë. Të gjithë prindërit që luftojnë çdo ditë duke u shpjeguar fëmijëve që është e dëmshme ajo që rrjedh në venat e tyre dhe ajo që tymosin.”
Shqiperia duhet te synoje te pakten 500 milione dollare eksporte kanabisi legal ne vit. Biznese nga vende si SHBA, Kanadaja, Britania dhe Izraeli mund te investonin shuma te konsiderueshme ne fshatra te varfer shqiptare.