Pasi ndau qëndrimin se PD po kthehet në një parti islamike, Ndoka sulmon Bashën: Krim e pabesi, vetëm unë jo deputet! Më grabiti votat

6 Maj 2021, 19:04Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shpërtheu në akuza ndaj partisë aleate, PD.

Për rezultatin e dobët që mori në zgjedhjet e 25 prillit, Ndoka thotë se e ka fajin PD, duke e akuzuar se i ka vjedhur votat. Ai ndihet i tradhtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Partia Demokristiane e Shqipërisë është ndër 4-5 partitë kryesore në vend, më e vlerësuar me vota se PAA, LZHK e PBDNJ, pra ndihemi të diskriminuar dhe përjashtuar edhe në raport me partitë aleate.

Unë jam i vetmi kryetar partie që i kam fituar në mazhoritar betejat politike përballë PD e PS në vendlindjen time.

Sot ndihem i trishtuar, se kolegët demokratë me grabitën votat edhe në vendlindje, duke më lënë vetëm 24 vota, turp, krim, pabesi!

Kjo është marrëveshja e firmosur nga 6 parti politike, përfshirë z.Basha si lideri i opozites, nga këta firmëtare vetëm PDK dhe unë si kryetar i saj jemi jashtë Kuvendit. E kemi mbështetur PD për 8 vite në opozitë, në kauza, protesta, çadra, lënien e mandateve, mos regjistrim në zgjedhjet lokale, etj..

Mbeshtetje pa rezerva për opoziten e Bashën, në fund ndihemi të tradhtuar, të pavlerësuar dhe të persekutuar. As sot pas disfatës, nuk ka një falje, apo reflektim njerëzor dhe politik!”

Ky reagim i Nard Ndokës erdhi në rrjetet sociale, pasi shpërndau një shkrim që paralajmëronte se PD do të kthehet në një parti islamike.

2 komente në “Pasi ndau qëndrimin se PD po kthehet në një parti islamike, Ndoka sulmon Bashën: Krim e pabesi, vetëm unë jo deputet! Më grabiti votat”

  1. Juristi says:

    Ja dhe budallai tjeter funksional.O Nardo,si ti,si Luli dhe shume,shume tek Pd-ja jeni per gjynof.Mjere militantet qe kane shpresuar per nje vend pune,nga ju,se vetem kaq dini,kaq e keni vizionin.Ju duhet te kishit ikur me kohe.

  2. Ndoka ka shume te drejte qe PD-ja ka vjedhur vota e kjo jovetem Ndokes .
    qe ky rropsi serbe e greke ndjek Politikat e tyre ne Shqipni duke radikalizuar PD-n dhe afruar
    elementin islamik ne PD kjo duket hapur nga te gjithe .
    Fakti qe Gjerm,anet qe e pallonin ne cdo rast i kan kthyer krahet Hajvanit Fluturues
    ka te bej pikerishte me kte gje ,
    islamizimin e PD-se .
    basha ose duhet te largohet me kemb e e koke nga ky vend ,ose ka len dicka peng ktu dhe pergjithmone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje