Polifonia që tërheq turistë: Gjirokastër, në verë priten më shumë festivale

6 Maj 2021, 15:39Kulturë TEMA

Në Gjirokastër kënga polifonike është duke u promovuar përmes krijimit të teksteve të reja dhe përfshirjes së fëmijëve në grupe polifonike.

Njëri prej mjeshtrave të polifonisë Arjan Shehu tregon se nëse UNESCO nuk do ta kishte njohur dhe mbrojtur pak do ti dihej vlera. Sot ai shpreson që polifonia të përdoret si aset krahas trashëgimisë, kulturës dhe natyrës.

Përfshirja e fëmijëve si pjesë e grupeve polifonike është sipas muzikantit Gentian Selfo një qasje shumë e mirë ndaj kësaj trashëgimie. Polifonia dhe njohja e mirë e ritmit është diçka që i zbavit fëmijët dhe një mënyrë e mirë për të evidentuar talente.

Eventet e verës megjithëse do të jenë shumë të kufizuara në pjesëmarrje për shkak të masave do ta risjellin polifoninë në qendër të vëmendjes kombinuar me zërat e fëmijëve. Artistët e vjetër dhe të rinj po përpiqen të krijojnë ndërthurje mes polifonisë, këngës qytetare dhe folklorik koreografik. Përfshirja e vizitorëve për tu bërë pjesë e grupeve të këngëve dhe valleve do të jetë e veçanta e sezonit.

4 komente në “Polifonia që tërheq turistë: Gjirokastër, në verë priten më shumë festivale”

  1. Kinom says:

    Bravo Arjan Shehu, drite e pasqyre tu befte jeta, familje e nderuar dhe e respektuar. Zeri melodioz I juaji na rengjeth mishin. Shume bukur I madhi Arjan Shehu transmetoja femijeve niper e mbesa e keto polifpni te mbrekullushem.

  2. ° says:

    Polifonia labe eshte e vetme ne bote.krenari per kombin tone .Polifonia buron qe nga lashtesia mij vjeçare e gjeri me sot.arkitektur ne vete me vlera te pa mase.Te kendosh pa vegla muzikore do te thote art ne mvete.Urime te gjithe polifonisteve qe vazhdojne te trashegojn kete mrekulli me vlera te jashtezakonshme.Keto kenge nuk duhet te kete fjal te uhazuara nga te hujet.Fjalet dhe permbajtia duhet te jene vetem ne gjuhen SHQIPE Bota do ti ndegjoje keto kenge ne shqip .Urime dhe vazhdimsi te pa funde.

    1. ................ says:

      nuk eshte e vetmja ne bote ore tuttolog.

  3. Baliu says:

    Pse te mos thuhet shumzeshmeria, apo diqka ngjashem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje