Pirro Milkani flet për njohjen 50-vjeçare me aktorin Radoja: Kishte ‘biografi të keqe

6 Maj 2021, 10:05Kulturë TEMA

Regjisori Pirro Milkani njihej me aktorin Guljelm Radoja prej 50 vjetësh dhe ruante me të një miqësi familjare.

Ishte pikërisht ai që e angazhoi aktorin në rolin e parë, në filmin “Shtigje Lufte”. Milkani tregoi se Radoja kishte një biografi jo të mirë dhe kur e mori në film, atij iu pastrua ajo, gjë që i hapi rrugë edhe për pjesëmarrjen në filmat e tjera.

Regjisori tha se është e dhimbshme që aktori u nda nga jeta në një moshë kaq të re, pasi ishte i shëndetshëm dhe i gjallë.

Ai nënvizoi se biznesmenët e qytetit të Durrësit, qytet ku ai jetonte, duhet të bënin më shumë përpjekje që të paktën, aktori të dërgohej për kurim në spitalet jashtë vendit.

“Është keqardhje! Mendova se dikush do të kujdesej më tepër për të. Biznesmenë të Durrësit duhet të kishin bërë një kontribut, për të bërë një provë për ta dërguar jashtë shtetit. Ai ka lënë gjurmë të mira dhe nuk ishte në moshë për t’u larguar nga kjo botë. Ishte njeri korrekt, i dashur, me një familje shembullore.

Me një grua muzikante, vajzën pianiste, është e trishtë. Nuk di ç’të them, është keqardhje! Ai kishte probleme biografike dhe unë e mora në filmin “Shtigje lufte” në rolin e një fotografi. Në atë kohë nëse merreshe në film dhe tregohej që të rregullohej biografia. Unë e kam pasur në filmin “Eja”, në Librazhd. Kam pasur një bashkëpunim 20-vjeçar dhe kujtesë familjare për të.

Ai ishte njeri modest dhe fjalëpakë. Shumë serioz në krijimin e figurave artistike që i besoheshin”, u shpreh Milkani.

9 komente në “Pirro Milkani flet për njohjen 50-vjeçare me aktorin Radoja: Kishte ‘biografi të keqe”

  1. xeni says:

    Zoti Milkani e vertete eshte kjo puna e biografise por aktor ka qene nuk ka punuar ne ferme dhe te tille aktor me biografi te keqe ka pasur plot qe sot e kesaj dite i shohim ne ekrane ne filmat qe kane luajtur, ka pasur dhe aktore me biografi te keqe si Rrema, Hasa etj. qe thone jemi te persekutuar por gjith jeten kane punuar ne teater, cfar persekutimi eshte ky nuk kuptohet.

    1. aaaaa says:

      Keqardhje per humbjen e nje aktori shume te mire. Zoti Pirro jemi ne kushtet e nje kapitalizmi pak te eger ne Shqiperi..Nuk ka asnje arsye qe bizesmen te paguajne per kedo qofte,mbasi ne Shqiperi ka spitale qofte publike apo private.Por me kryesorja eshte se i biri ka 30 vite qe jeton ne France ne gjendje ekonomike te kenaqshme dhe pesha kryesore per trajtimin e tij i binte ta kishte i biri dhe jo me qe ai erdhi per ta pare vetem ditet e fundit.Ku nuk u kujdes i biri kush tjeter do kujdesej ?

  2. shikuesi says:

    Nushellime per familjen dhe tere shoqerine Shqipetar qe humbi jeten nje pjestar i gjithe famliljeve Shqipetare,nje artist i madh dhe popullor Guliem Radoja.Siç e permendete edhe nje gazetar ne nje shkrim ,artistet e medhenj nuk kane vdekje sepse jane gjithnje ne memorjen e çdokujt me pranine e tyre te perhereshme ne ekranin e mbremjes.Besoj se Shqiperia e ka kaluar ate kohe te keqe tashme kur u zhduken te gjithe filmat e medhenj Shqipetare e per pasoje njohja e ketyre talenteve te filmit dhe teatrit do te kaloje brez pas brezi.Keqardhje edhe per Piro Milkanin qe pas 50 vitesh permend akoma bigrafine e qe ia paskerka rregulluar ai!Mosha bene te veten por jo deri ne rrjedhje!

  3. Mjeku says:

    Keqardhje eshte humbja e jetes se Guljemit por zhgjidhja nuk eshte e perkoheshme per individ te vecante nga biznesmenet. Shqiperia ka mese 30 vjet ne ‘demokraci’ por vazhdon te jete vendi me i varfer ne Europe, vendi i korrupsionit, rrumpalles, i hajduterve…vendi ku duhet te pagosh ku do qe shkon perfshi sherbimet shendetsore. Mjeket ne shebimin shteteror shendesor dua para per te sherbyer ashtu sic duhet. Sistemi shendesor nuk eshte ne nivelin e duhur. Politikane, pushtetaret dhe ata qe jane te angazhuar ne politik muk jane ne gjendje ose nuk kane deshire te permiresojne systemin shendesor. Do te vij nje dite qe keta njerez (ndoshta familjar, te aferm te tyre) do ta provojne ne kurrizin e tyre pasojat e veprimeve te tyre, do te provojne kualitetin e shebimit shendetsor.

  4. astrit shba says:

    Ngushllime familjes per ndarjen nga jeta te Guljemit,njeri qe ka ngritur lart emrin e tij ,seroz dhe personalitet ne fushen e artit.Njerez si ai jane te rralle,me sgum duhet te ishte bere per te shpetyar jeten e tij nga njerzit e artit dhe shtetit qe ne fillim te shfaqjes semundjes ,tashtj fhalet jane te teperta dhe nuk e kthejn ate prane nesh.Filmat e tij qe na ka dhene nuk do te harrohen kurre ,nuk duhet te kursehemi per njerzit si ai numrohen me gishta jane krebarija e ketij vendi.Nje vend qe nuk i jep maksimumin ketyre njerezve kur kane nevoja te menjehershme rezikon ti humbe ato dhe .I pa harruar kujtimi i tij njeriu te mire te thjeshte qe na ka dhuruar nje art te madh ketij vendi per te identifikuar vendin tone ne bote per trasgegimine kulturore dhe ate te roleve artistike qe ka misheruar me aktrimet e tij te shumta ne kohe te veshtira dhe kur athere shqipria,ndyshoj sistemin guljemi ishte po e njejti njeri qe ne rastin me te veshtire per jeten e tij nuk kerkoj asgje ne kembim te asaj qe kishte dhene per vendin e tij.

  5. durrsak 24 karat says:

    Vërtet, i ndjeri kishte biografi të keqe, por regjimi komunist i dha titullin Artist i merituar.
    Por, ndonëse ka qenë një nga nismëtarët e krijimit të PD-së, nuk iu dhanë nga kjo e fundit as titulli Nderi i Kombit, por as Mjeshtër i Madh, të paktën. U bo Mjeshtër i Madh Rrem Hoxha, Rozana Radi e të tjerë me vlera të pakëta.
    Asht hipokrizi nga robt e PD-së dhe të artit që ngushëllojnë për këtë figurë të madhe.

  6. Dibrani says:

    Per sa shkruan per biografine,kam mendimin se nuk eshte e vertete.Une jam njohur me Lemin(Guljemin) qe ne kohen kur ishte student ndersa me te atin Tush Radojen,shume vite me pare.Tushi punonte hidraulik ne shkollen ushtarake “Skenderbej”,ku merej me mirembajtjen e sistemit hidraulik si ne kuzhina,dushe etj.Nese do kishte probleme te biografise nuk besoj se do te punonte aty,keshtu qe per mendimin tim kjo nuk mund te qendroje.Lemi ishte qefli ne veshje e muzike( i binte fisarmonikes) ,si ne pergjithesi te rinjte e asaj kohe dhe kjo mund te kete ndikuar per opinion, tek partia dhe pushteti asaj kohe.Pavaresisht te gjithave ishte njeri e shok shume i mire sepse per artist nuk kam se cfar te diskutoj.I shpreh ngushellime te thella familjareve per ndarjen nga jeta te Guljemit.

  7. Erdogan says:

    Ignoranca (Greqisht Agnos,Agnostikos) i pa in-formuar me nje fjale,i pa Dhjavolizuar do thonim eshte semundje qe do Kulture te Lashte Greke ta kuptosh apo ta perceptosh.
    Ne rradhe te pare ngushellinet e mia per Gulielmit.
    Pamvaresisht qe prinderit e Tij nuk zgjodhen nje Emer Epirote apo Ilyre me Y Greke.
    Biografia Greqisht do te thote Bios qe Grafo “shqip” jetoj dhe shkruaj jeten time.
    Une nuk di qe Zoti Gulielm te kete shkelur Ligjin,te ishte denuar per ndonje krim (crime) apo vjedhje.
    Sepse i perkiste nje familje (family) te persekutuar kjo nuk ka lidhje me personin ne fjale.
    Cdo Njeri ka Bio-Grafine e Tij ne jete dhe ne nje shoqeri te civilizuar dhe te emancipuar Njeriu me germe te Madhe fiton mbi Ignorancen,Hipokrisine,Padrejtesine.
    Edhe nje here Ngushellime te Sinqerta (sincera).

  8. Niku says:

    Ngushëllime per vete artist te spikatur!
    Ky Milkani paska qenë trim i madh dhe me shume pushtet sa arrinte te pastronte ata te papasterit. Pse nuk e ndihmoi dhe ne kete kohe apo…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje