Si i shpëtoi Mediu drejtësisë deri më sot? Zëri i Amerikës: Nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë dhe as u thirr si dëshmitar në procesin gjyqësor

6 Maj 2021, 16:09Kronika TEMA

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sot se ka kërkuar rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. SPAK u vu në lëvizje, pikërisht pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.

Ish ministri I Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, madje ai nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që u zhvillua, ndaj një numri personash të përfshirë, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të familjes Durda.

Në kërkesën e tanishme, SPAK, argumenton se motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më. “Imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij”, shpjegon SPAK në njoftimin e tij, duke nënvizuar se “ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston”.(VOA)

13 komente në “Si i shpëtoi Mediu drejtësisë deri më sot? Zëri i Amerikës: Nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë dhe as u thirr si dëshmitar në procesin gjyqësor”

  1. Dauti says:

    Ne burg qenin, Eli te behet gati per dashnor tjeter nqs se ka gjetur akoma.

  2. anila says:

    ZERI I AMERIKES le ti nise nje leter te hapur qeverise se Amerikesm meqe nuk ka Ambasade Amerikane ne USA dhe ti shkruaj gjithe historikun e Mediut qe duhet te kalbej ne burg bashke me Saliun , Bashen, Metem Moniken etc
    Amerika i jep viza dhe i pret e percjell. Juve i ftoni ne emision per intervista. Turp !!!!

  3. qytetar says:

    Se mos vetem Mediu….po Luli !?

  4. Ishte kerma Sali dhe kerrici i tij Zeni dhe drejtesia nuk egzistonte per keta dythundrake. I biri fatorinos Fate kaubojsi ishte nje gure shahu ne doren e kriminelit Sali. Dihen te gjitha bemat e ketyre maskarenjve dhe nuk di pse nuk fillojne nga koka nga cubi Sali e me radhe gjithe banda e tij. Gjykaten e zoteronin atehere Llalla e Gjin Gjonet dhe plepat e Saliut.

  5. Demokrati says:

    Kjo duket hapur qe eshte loje e ndyre e bandes se pushtetit. Ne te gjithe demokratet dhe opozitaret duhet te ngrihemi ne protesta te fuqishme ne mbrojtje te zotit Mehdiu dhe prijesit tone zotit Berisha. Kryetari une zoti Lulezim Basha duhet te prije. Ne jeni gati ne pritje te sinjalit te Bashes.

  6. Trotski says:

    Erdhi Ora qe Kermat e Korrupsionit te Japin Llogari.Per kete Trafikant te hershem duhet nje Denim Shembullor.Marrte me vete dhe Sali Kermen dhe Zen Sy-peshkaqenin.

  7. k says:

    Konfiskim dhe burg pa afat për kriminelët e korruptuar si ky qeni i zgjebosur.
    Vetëm kur ti konfiskohen pasuritë e vjedhura popullit nga berisha dhe meta,
    populi shqiptar do rifitojë besimin tek stetti dhe drejtësia.

  8. Patriot says:

    Zoterinj komentues mos harroni dhe te motren qe eshte deshmitari kyc ne vrasjen e Olldashit, apo ajo eshte gruaja Celibashit dhe i falet.

    1. i pamer says:

      fol kot fol…ke pa gje me sy???? rri aman se eshte dhe ramazan dhe po ha gjynahe kot, se Zoti i denon ata qe shpifin,,,nuk ka lidhje fare nusja e celibashit me olldashin,,,ata qe duan te dine e dine mire…!

  9. ABC says:

    Po të ishte thirrur si dëshmitar do dukeshe sikur e kishte pranuar pjesërisht fajin or taj. Me raport mjekësor dhe ky deri më sot. Të shikojmë se çfar do ndodhë.

  10. Po te kishte burra Gerdeci do i rafshonte te gjitha keta mora si shkaktare te tragjedise. says:

    Por sic duket jane lepuj dhe frikacake fshat kot bageti esapi.

  11. S- New York says:

    Pse nuk u thirr asnje here nga prokurorija?pergjigja eshte shume e thjesht.
    Sepse do te dilte ne skene Berisha I vogej.
    Njerzit nuk jane budallenje.

  12. nigo says:

    Nuk kuptoj nje gje. Ky plehre eshte denuar ne Itali. Si ka mundedi qe nuk e kap ligji i dekriminalizimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje