Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, nuk e sheh si provokim shtimin e forcave ushtarake kroate në Kosovë, një ditë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, theksoi se “kroatët qëllimisht morën një vendim të tillë në mënyrë që të poshtëronin më tej Serbinë”.
“Kosova është e njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përjashtuar pesë vende, andaj është çështje e kryer. Nuk është provokim për Serbinë”, tha Milanoviç.
Ai tha se “Serbia nuk dinë si të dalin nga kurthi ku e kanë futur veten 30 vjet më parë”.
“Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra. Vazhdimisht po manipulojnë me këtë. Është një mënyrë që përdoret për të mbajtur në tension votuesit e tyre”, ka thënë ai.
Sipas tij, Serbia s’mund të krahasohet me Kroacinë, pasi, sipas tij, Serbia s’ka ambicie për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ministri i jashtëm kroat Gordan Grliq Radman, gjatë vizitës në Kosovë të enjten, ka paralajmëruar se do të punojë ngushtë me Kosovën që ta ndërtojnë një kamp ushtarak kroat në vend.
Radman është takuar me krerët më të lartë të Kosovës dhe ka thënë se “e përkrahim dialogun bilateral mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që të vijnë drejtë një zgjidhje. Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Evropës”.
Serbia eshte strumbullari i luftrave ne ballkan po Eiropa ben sikurnuk shikon dhe sikur nuk kupton.
Hvala Hervatska