“Asnjë ndërhyrje në identitetin tonë”, Zaev: Pres ende që Bullgaria të heqë dorë nga vetoja ndaj RMV

9 Maj 2021, 13:07Rajoni TEMA

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përsëritur qëndrimin e tij se çdo ndërhyrje në identitetin e vendit te tij, është e papranueshme.

“Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku.

Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi po vazhdon për një kohë të gjatë, nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë”, – ka deklaruar Zaev për mediat greke.

Ai është shprehur se ende beson se do të gjendet zgjidhje e përbashkët me Bullgarinë, në mënyrë që vetoja e saj të mos e dëmtojë më tej Shkupin në rrugën drejt Bashkimit Europian.

2 komente në ““Asnjë ndërhyrje në identitetin tonë”, Zaev: Pres ende që Bullgaria të heqë dorë nga vetoja ndaj RMV”

  1. klemi says:

    Tani eshte mire te ndahet puna, keto maqedonasit, qe ne fakt historia nu u njeh si te tille, do ta quajne vehten grek apo maqedonas. Pavaresisht se pjesa me e madhe e tyre jane shqiptare etnike, e nje pjese e konvertuar. Eshte mire qe qe ato politikanet tane qe kritikonin shqiperine (qe ne fakt vetem kete pune e bejne mire) te dalin e te kerkojne flje publike per mendimet e tyre se shqiperia po pengon maqedonine per ne be, apo edhe ata qe thoshin se kosova i siguroj vaksinat ndersa shqiperia nuk do ti siguroje kurre. Keto sigurisht nuk do te dalin sepse se pari nuk jane njerez, me nje fare dinjiteti, e pastaj te quhen politikane. Por populli u tregoj vendin atyre qe vetem shqiperine dine te shajne.

    1. i cudituri says:

      Po “greket” c’lidhje kane ketu!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje