Nga Kimete Berisha
Të kam votuar, plus krejt familjen dhe rrethin tim e kam frymëzuar me t’votu ty.
I vetmi mashkull që e kam votu’ je Ti, të tjerët janë gra të vuajtura e të përndjekura: V, S, D, A!
Pse ti zotëri sa rrin badihava, nuk shkon me vizitu Çun Lajçin në spital, për shembull!
Erdogani, që (o Zot) po kujtoni se jeni më dikushi se ai, rregullisht e ka vizituar Ibrahim Tatlises-in në spital, se krejt bota normale kujdeset për artistët dhe për krijuesit e vetë, përveç shqiptarët, që pa vdekur nuk të bëjnë hesap për të gjallë.
A e din Kryeministri i Kosovës se me t’njofshëm disa të ashtuquajtur artistë, marrin rrogë nga shteti (e i bëjnë rrush e kumbulla në raki), edhe pasi janë pensionuar, kurse Çun Lajçi jeton me ‘t’fala’!
Pse ti ministër i shëndetësisë po hesht dhe pse kujton se ta durojnë shqiptarët heshtjen!
Përgjigju!
Pse nevojtoret e spitalit nuk kanë letër toaleti dhe ku janë paret e donacionet e dedikuara për spitale!
S’na intereson e kaluara!
Neve na intereson sot, në këtë moment çka po bën ti për shëndetësinë!
Tregoni:
Kush i vjedh ilaçet dhe ushqimin e pacientëve e bën biznes me ta?
Dua përgjigje, se kur dua të lexoj letërsi i preferoj shkrimtarët e jo qeverinë!
Pse ti pushon tē shtunën dhe a po na tregon ku je momentalisht!
Pse secili Institucion i vendit është i papastër dhe i vjen era çorbë?
Pse nuk ka dezinfektues nëpër Institucione?
Pse nuk pastrohen rrugët?
Pse na ka mbulu’ bërllogu?
Pse ‘popi çon dashuri në veri’ e shqiptarët paguajnë!
Çun Lajçi i sëmurë nga spitali nuk hesht, punon edhe të shtunën, e thotë të vërtetën dhe është frymëzim për të gjithë!
Hesht rinia e lodhur dhe e ngujuar në ‘burgun e lojës”, brenda në shtëpi.
Atdheu i rinisë shqiptare është loja dhe interneti!
Jashtë fryen era!
Jashtë bie shi!
Jashtë bie edhe borë!
Jashtë lojës, njerëzit vdesin përnjëmend, por me rëndësi mos me vdekë personazhet e lojës, ose edhe nëse duhet të vdesin edhe ata së paku ‘të jesh ti ai që i vret gjithë ditën në lojë dhe nuk ngihesh’!
Le të dergjet atdheu, nami le të bëhet, çdo gjë në rregull derisa punon kompjuteri!
‘Veshi nuk ngopet me fjalë, krejt fjaët, muzikën, leximin, zhurmën dhe heshtjen e botës e dëgjon, dhe veshi ka vend edhe për fjalët e të gjitha yjeve dhe botërave tjera,
Syri nuk ngopet me shikim, krejt botën e sheh plus ka vend në sy për të parë botëra të tjera’;
Kurse, shqiptari nuk ngopet me lojë!
Ndoshta sepse asnjëherë s’e fiton lojën (pa hile! S’di!
Heshtin ‘intelektualët’ që nuk janë!
Heshtin ‘poetët’ që shkruajnë për t’u bërë poetë, në vend se më parë të jenë poetë e pastaj të shkruajnë poezi!
Dashuria nuk vjetërohet!
Prandaj dashuria nuk ka moshë, nuk ka rini!
Rini dhe pleqëri ka veç trupi!
Se sikur dashuria të ishte rini, sot rinia do të ta kishin zënë derën!
Pse po ju vdesin njerëzit para duarve?
Pse në Kosovë kanë vdekur 80 përqind e bletëve dhe Ministria e Bujqësisë i ka lënë bletarët të vetmuar!
Pse askush nuk e merr seriozisht fermerin që i ngordhën lopët dhe në shenjë proteste e mërzie ua solli lopët e ngordhura para Institucionit!
Fjalët janë harxhuar.
Ku është puna?
Për 40 ditë mishi i njeriut të vdekur ndahet nga trupi!
‘What has been will be again,
what has been done will be done again;
there is nothing new under the sun’.
Se mentaliteti i shqiptarëve është problem!
Shum bukur ke shkrujt zonj. Bravo.
Shume mire e ke than! Mentaliteti Shqiptar eshte problemi me i madh!
Bravo Kimete Si edhe skrimet e tjera nag ju, edhe ky shkrim eshte fantastik
KIMETE PO BEHESH SI Z KIM E AMBASADES AMERIKANE
GJELLA ME KRIPE POR KRIPA ME KARAR
Te lumte ajo pene e ajo mendje e nderuara znj. Kimete! Ky artikull eshte nje akuze e forte kunder moskokeçarjes se disa shqiptareve qe bejne sikur drejtojne institucionet per te miren e vendit. Por jo, veç mendojne per veten dhe askend tjeter. Aty, mesa duket, duhet te vije nje si KM i Shqiperise t’cilit i ndrin puna dhe mendja.
qenka qefllie kjo kimetja
cti besh qe eshte pak me gjylenin me duket jo me erdoganin
ka aq shume sevdallinj turqije ne shqiperi e kosove sa kane luksin te zihen me njeri tjetrin per sulltanin edhe opoziten e bosforit me banim ne pensilvani
allah allah nuk ka di turqija e vogel buze adriatikut
E NUK PO DINA PSE IU KEM VOTU !!!!
A NE SERBI ME SHKU A???!!!
Shkrim realist per momentin.Ku jane keta trimat e bythes te VetFundosjes,ku eshte ai fytyr shtrembeti Buzbytha( Buzhala) qe sle mut pa nxjer nga goja per Ramen kryeminister i Shqiperise dhe se hap kamaren e mutit per kryeministrin e tij qe e ka lene popullin e Kosoves ne meshiren e fatit perball COVID-19.Bile as pranon nje ndihme nga kryeministri i shtetit ame.Kurse Rama e ka menaxhuar ne menyre perfekte pandemine dhe statistikat i ka me te mirat ne rajon per mos thene ne Europe.E kam thene Rama si puna e Albin (spiunit te Serbise) dhe asaj budallaçkes qe fatkeqesish eshte presidente e Kosoves i ha ne Tirane dhe i dhjete ne ndonje teritor jashte kufijve te Shqiptareve.
Eh moj zonje e rande! Po ne krye te Kosoves ke Albin Kurven Berishevicin. Per ty rrofte vv.