Kosova, në dozat e fundit të vaksinave kundër COVID-19

9 Maj 2021, 14:17Rajoni TEMA

Në Kosovë, deri më 9 maj, me dozat e vaksinës kompanive Pfizer dhe BioNTech janë vaksinuar 3,500 persona, ka bërë të ditur koordinatori për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Me dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech, janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor në Kosovë.

“Deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4,680 dozave të vaksinave, kemi shpenzuar 3,500. Në dispozicion kemi edhe 1,180 vaksina, po flas për kontingjentin e parë”, tha Bardhi gjatë një konference për media.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave, që përsëri do të jetë donacion.

Procesi i imunizimit me këtë lloj të vaksinave në Kosovë ka nisur më 5 maj, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer dhe BioNTech.

Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edhe në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Këto doza u harxhuan në fund të muajit mars.

4 komente në “Kosova, në dozat e fundit të vaksinave kundër COVID-19”

  1. ermiri says:

    Ska problem se sa te kene idjotet Osmani, Kurti do te regullohen….

  2. Fatosi-kosove says:

    Dhe per ti treguar shqiptareve (ne kosove) se osmanka dhe kurti i konsideron si kafshe mjafton ta ruani nje vaksine deri muajin tjeter dhe çdo dite delni e reklamojeni se ju mendoni vertet per ta-kafshet m,e sa her kosova ka shkaterruar veten kjo nuk eshte qeveria e vetmee edhe rrahman morina ishte “zgjedhur” nga populli bile edhe millosheviqi.

  3. hasani says:

    Po tani qe eurpa i certifikoj vaksinat kineze, cfare do te thote kurti qe la kosovaret pa u vaksinuar ne Kukes!!! Apo vari leshte le te vdesin vetem shqiperia te mos marri vlera, qe ne fakt nuk varen fare nga debila si kurti e osmani.

  4. Virusi says:

    Cfare pret kur ne qeveri ke kalamaj qe nuk dine nga tja nisin. I gezofshi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje