Si kërkesa e panegociueshme e Partisë Demokratike, shpëtoi procesin zgjedhor më 25 prill

9 Maj 2021, 17:17Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Të dëshpëruar prej humbjes që pësuan në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur një proces ankesash për të delegjitimuar zgjedhjet. Këto dy parti po kërkojnë përsëritje zgjedhjes në ato qarqe ku kanë humbur.

Pra, për to, ku humbet quhet vjedhje, manipulim, masakër zgjedhore… Ama, ku fiton quhet votë e lirë dhe e ndershme.

Për t’u bërë të besueshëm, të paktën të kërkonin përsëritje edhe në ato zona ku kanë fituar, qoftë kjo edhe sa për sy e faqe, ku të pretendonin se kanë marrë një mandat më shumë, por që “klika mafioze Rama-Doshi-Rakipi ua ka tjetërsuar votat”. Sado qesharake mund të duket kjo, do të ishte më e ndershme se sa të na fyejnë inteligjencën duke pretenduar vota të “vjedhura” vetëm aty ku kanë humbur.

Ajo që vihet re në këto zgjedhje është se as gjatë procesit të votimit, e as atij të numërimit, nuk pati asnjë ankesë të shkruar në procesverbal nga anëtarët opozitarë të këtyre komisioneve. Në çdo komision votimi kishte 2 anëtarë nga PS si parti në pushtet, 1 nga PD dhe 1 nga LSI, si parti në opozitë.

Në 50 për qind të qendrave të votimit ose në 2600 prej tyre PS kishte kryetarin që plotësonte pesëshen e anëtarëve, kurse në 2600 qendrat e tjera ishte PD që kishte kryetarin. Gjithashtu, në çdo qendër votimi PS, PD dhe LSI kishin nga një vëzhgues secila. Po e njëjta skemë ishte edhe në komisionet e numërimit.

Pra, mund të themi se pozita dhe opozita ishin të barabarta në këto zgjedhje. Fatmirësisht në këto zgjedhje Partia Socialiste hoqi dorë nga depolitizimi i komisioneve të votimit dhe numërimit. Ndonëse depolitizimi i komisioneve ishte një kërkesë e OSBE- ODHIR, mazhoranca pranoi kërkesën e opozitës që në këto zgjedhje komisionerët të ishin të emëruar nga partitë kryesore politike.

Përfytyroni tani për një moment se çfarë do të ndodhte sikur Partia Socialiste të kishte këmbëngulur që komisionet do të përbëheshin vetëm me nëpunës të shtetit, ku opozita nuk do të kishte asnjë rol përveç prezencës së vëzhguesve.

Më datë 26 prill, pasi të dilnin rezultatet e humbjes për PD-në dhe LSI-në, të dy këto parti do të hidheshin në sulm për të akuzuar pikërisht komisionerët nëpunës të shtetit, si manipulatorët e zgjedhjeve.

Për këto parti nuk do të kishte asnjë vlerë nëse procesi i votimit do të kishte shkuar në rregull apo edhe numërimi po ashtu. Do mjaftonte paragjykimi i tyre për mosprezencën e opozitës në qendrat e votimit dhe numërimit, për të gjetur alibinë shpëtimtare të justifikimit të humbjes.

Kjo do të çonte më pas në protesta dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve në të gjithë territorin, por kësaj herë me komisionerët e opozitës prezentë. Prandaj, Partia Demokratike me kërkesën e saj të panegociueshme për të pasur komisionerë në qendrat e votimit dhe numërimit, u bë edhe shpëtimtare e këtij procesi.

Me këtë rast, të gjithë komisionerët e çdo partie në qendrat e votimit dhe në ato të numërimit, meritojnë një falënderim dhe mirënjohje të madhe për procesin e qetë dhe për nxjerrjen e rezultateve në kohë rekord krahasuar me çdo palë zgjedhje të tjera.

Pavarësisht ndonjë rasti sporadik, komisionerët treguan integritet të lartë profesional dhe përkushtim mbresëlënës në këtë proces i cili kësaj here kishte edhe vështirësitë e veta për risitë që ai solli, si në teknologji apo dhe mënyrës së votimit me përzgjedhje të kandidatëve për deputet.

Sot ata mijëra komisionerë partiakë në qendrat e votimit dhe numërimit mbeten certifikuesit më të besueshëm të këtyre zgjedhjeve.

Rreshtat bosh në procesverbale tek hapësira e problematikave në zgjedhje, flet më shumë se gjithë lukunia opozitare PD- LSI që orë e çast na shëmtojnë ekranet me daljet e tyre banale për “manipulim votash”.

11 komente në “Si kërkesa e panegociueshme e Partisë Demokratike, shpëtoi procesin zgjedhor më 25 prill”

  1. Ano says:

    Po ajo ndrikulla me stilolaps cfare bente o Keter?

    1. a says:

      me duket se ishte i lsi

  2. a says:

    me duket se ishte i lsi

  3. Ateum says:

    Parti idjote!
    Shembelltyre e kultures politike tribale te pjeses me te prapambetur. Shembull se si ne mungese te plote te ndergjegjes edhe me teveqeli edhe me i tredhuri edhe me deshtaku edhe me bytheci i marre nga hici dhe i emeruar, mund te mbajne peng si prone te veten, nje parti te tere qe trurin dhe menderen, i ka lene peng tek cdo horr apo teveqel qe ju imponohet dhe lips nenshtrim dhe venerim profetik nga kopeja pa tru.
    Megjithate deshtimi i tmerrshem i pritshem nga te gjithe i PDse berishiste, ishte edhe nje mesazh i qarte edhe per PSne; Pa demokratizim partie dhe nderrim elitash, rrenimi eshte i garantuar. Keshtu qe keto 4 vjet do te ndodhe me absurdja. Do te nderroje elitat drejtuese partia qe qeveris, ndersa Toka e Xanun e anes tjeter, do te ofroje si alternative qeverisese te gjeneratave te 2025, po kufomen e dekompozuar te berishizmit dhe po idjotin e ngordhur qe shet per lider.

  4. konsulenti says:

    Ketri, ti kujton se zgjedhjet e 25 prillit u mbyllen me 25 prill? Mbase gabon, mbase jo. Por shtatanik mos u bej, duro e te shohim.
    Jo per gje po neser do qeshesh me sa ke shkru sot.

  5. Pika qe s’ju bie .
    surratbytha ngelet surratbythe cfardo lloj makiazhi te perdori .
    ky nuk vle as per kamarjer e jo me drejtues i PD-s !
    ngeli tu finacu mediet me i bi fresk ne opinion me Miljonat qe i vodhi shtetit .ky zvarranik haleje .
    ata qe nuk njohin rregullat ne Politike ose i injorojne ato ,cfar kuptimi ka qe qendrojne ne Politike ?!
    Absurditete te tilla ndodhin vetem ne Shqiperi .
    Kudo ne Bote Politika ka te njejtat rregulla .
    Nuk ke rrezultate pozitive ,je i paafte ? – jep doreheqje dhe hap Kraun . Ky e trajton PD si Toka e Xanun looooooool?
    Kur nuk rrespekton rregullat e Lojes ne Politike ,ateher nuk je me Politikane dhe me te ,nuk te lidh me asgje
    troc.
    Politika kerkon Kulture Gentelmeni jo shkerdharash si Kllouni Borat , ky punonjes Bordelloje ,
    qe e ka shndruar gjithck ne prostitucion e mjet Fitimi .

  6. L.R says:

    Ore kur u vodhen votat nga ps ?
    Diten e votimit?
    Diten e numurimit?
    Mos eshte e kunderta qe keta pd… s’pranojne humbjen pasi para se te votohej numuronin votat…
    duke vajtur dere me dere shqiptarve per voten… numuruan- numuruan dhe na doli qe fitojne zgjedhjet… por ja qe shqiptaret jane aqe te zgjuar qe te zgjedhin njerun qe meriton te drejtojr vendin dhe keshtu ndodhi… fitoi ps… keta te pd jane bere si dikure ballistet.. hane -pine per qefe.. lek me thase.. [email protected] me tonelata… dhe rezultati eshte qe jane rk per politike… hajt shnet o Lul… mbahu fort sa te jete salehu gjalle do e m’bashe pd… por JO elektoratin shqiptare… prandaje rri urte aty ku je ne vend numuro pasi njerzit qe te rrethojne jane dru me pre.

  7. Ceni says:

    Shkoni pirfhuni se nuk ka vjedhje vote. Populli ua rrasi se i keni care bythen. Ta mbani meshendet.

  8. Vranakonti says:

    Vertete,komisioneret e 25 Prillit,te djathe e te majt, meritojn respekt dhe mirenjohje.Ata ne menyre demokratike dhe ne baze te votimeve faktike firmosen dhe çertifikuan zgjedhjet. Bravo u qoft.Ata bene qe zgjrdhjet kete radhe te jene zgjedhje te qeta e te rregullta,te cilat u peshendeten nga populli shqipetare dhe nga faktori nderkombetar.
    Me firmosjen dhe çertifikimin e zgjedhjeve nga komisioneret,ky kapitull eshte i mbyllur,fitoi PS-te dhe humbi PD-me LSI-n. Ata (PDdhe LSI) te shkojn te ankohen ku te duan,jane humbes dhe nuk kane per te zgjidhur gje.Eshte mire qe per te mos mbajtur elektoratin e tyre pas ankthit te njohin rezultati,humbjen dhe te jap doreheqje Basha.

  9. Shkupi says:

    Deshtaku gjithmone ka arsye per nervikosaje por nese nuk zgjohen nga gjumi dhe endrat e inponuara nga Saliovici per nje lider artifical te garantuar e kane humbjen edhe ne 2025 e ndoshta edhe ne 2029 …

  10. arqile says:

    Shrim shume i sakte te lumte.Nuk kane te drejte te ngrejene probleme te kota e te pergjithshme
    Nuk mund te injorojne komisioneret e asnje pale.Aw me shume Pd idesh komisioneret partike politike e tani i akuzon por me pa te drejte zgjedhhet u bene shume te regullta dhe kjo tregon kulturen dhe qytetarine e popullit shqipetar.Duam apo sduam ne me shqiperi vecanrisht per merite te Edi Rames ka fituar e fiton PS ja se PD eshte akoma e kapur nga kriminelii Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje