Nga Roland Qafoku
Lajmi që Akademia e Shkencave do shkruajë “Historinë e Shqiptarëve” është nga më të mirët e ditëve të fundit të ngarkuara me debate pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Një vepër me rreth 2 mijë faqe, të ndarë në 3 vëllime, të shkruar në shqip dhe anglisht dhe e gjitha do realizohet në 2 vjet punë me një kosto të projektit 1 milionë Euro, ka një pritshmëri që ndoshta për herë të parë do na sjellin një kryevepër aq të dëshiruar.
Po a do ta arrijë suksesin e dëshiruar skuadra e akademikëve që mban mbi supe spaleta e rënda me grada që ka marrë përsipër ndoshta ngjarjen më të rëndësishme që nga themelimi i Akademisë së Shkencave në 1972? Në fakt, ka patur disa tentativa për ta realizuar këtë edhe më parë, por duket se kjo pritet të jetë më profesionalja që është bërë ndonjëherë.
Personalisht jam në anën e entuziastëve për seriozitetin dhe emrat që e kanë marrë përsipër. Pa asnjë mëdyshje janë studiuesit më kompetentë që ka Shqipëria dhe trevat e saj. Unë nuk besoj se do ketë kontestime thelbësore për arsyen se këtë supervepër e kanë marrë përsipër historianët më të mirë që kemi: Pëllumb Xhufi, Skënder Muçaj, Neritan Ceka, Gjon Berisha, Sabit Syla, Myzafer Korkuti, Saimir Shpuza, Luan Përzhita, Ferid Duka, Adem Bunguri, Apollon Baçe, Paskal Milo, Beqir Meta, Sonila Boçi, Ledia Dushku.
Është një bashkim vlerash që japin shumë garanci. Dikush mund t’i etiketojë të majtë apo të djathtë, të varur e të pavarur, të vjetër apo të rinj. Unë jam i bindur që edhe nëse dikush prej kësaj liste ka patur një aktivitet politik, do dalë mbi çdo paragjykim për shkak të rëndësisë së veprës por edhe sepse ky studim do jetë edhe testamenti i punës së tyre akademike që do vlejë në jetë të jetëve.
Prej tyre pritet jo thjesht një libër i radhës, por një monument historie që do tu shërbejë brezave. E vlefshme do jetë kjo vepër nëse nuk do ketë nevojë që pas 20 vjetëve të shkruhet përsëri siç ndodhi me botimin “Historia e popullit shqiptar” publikuar në vitin 2002 po nga kjo akademi që përveç punës voluminoze ka jo vetëm reminishenca të së kaluarës por edhe gafa të pafalshme. Nëse kjo ndodh, më mirë këta historianë të mos e shkruajnë fare.
Për të mos vijuar edhe me cilësinë e botimit që duhet të jetë prestigjioz ashtu siç e kanë shtetet serioze në botë që nis nga cilësia e letrës, faqosja moderne e deri te fotografitë shoqëruese të cilat jo vetëm duhet të jenë cilësore por duhet të kenë kondicionin se publikohen për herë të parë, me cilësi, pa ngatërresa emrash dhe datash apo idiotësi të shumta që kemi parë deri më sot në tekste historie. E megjithatë më e rëndësishmja është se kjo supervepër duhet të sqarojë të gjitha ato dilema në historinë tonë që janë shoqëruar me jo pak debate në dekadat e fundit. Janë të paktën 10 paqartësi ose çështje aq diskutueshme në këto 30 vjet që stafi ia këtij librit duhet t’i sqarojë.
1.Lidhja e ilirëve me pellazgët si paraardhës
Ne shqiptarët krenohemi si populli më i vjetër në Evropë. Po a na e njohin këtë trofe të gjithë të tjerët? Pikërisht këtu nis edhe sfida e parë serioze e historianëve në këtë libër që me gjuhë të thjeshtë dhe me fakte të pakundërshtueshme duhet të vërtetojnë dhe shkruajnë lidhjen e fortë mes stërgjyshërve tanë, ilirët me katragjyshët po tanë, pellazgët. Nëse kjo jepet me nota shkencore me prova autentike, larg folklorizmave, me teza të pakundërshtueshme edhe prej armiqve më të egër të shqiptarëve, jo vetëm kjo na shërben ne për të qenë më të sigurte por i japin botës një referencë që askush nuk mund të shtrojë diskutim siç bëjnë në mënyrë të vazhdueshme qarqet sllavo-serbe-greke.
Këtu duhet të përfshihen edhe gjuha shqipe si element mjaft i rëndësishëm i historisë me fakte te reja që vërtetojnë edhe lidhjen e gjuhës së sotme me atë ilire dhe pellazge. Ilirët u vendosën në Ballkan në shekullin e 10-të para Krishtit, pra përpara se të shkruhej historia e popujve të Evropës dhe kjo devizë nuk duhet të jetë klishe. Fakti që ilirët nuk kanë lënë dokumente me shkrim nuk është argument i fortë, sepse provat janë në veprat e historianëve të vjetër grekë dhe latinë dhe atyre modernë anglosanksonë. Ndërkohë duhet theksuar se sa e sa vepra të nxjerra nga nëntoka jonë janë bërë preh e vjedhjes dhe grabitjes nga ushtritë që e kanë pushtuar këtë tokë dhe që me vete kishin edhe batalionet arkeologjike. Pikërisht kjo është një pikë e nxehtë dhe siç shkruan akademik Apollon Baçe në librin e tij “Arkitektura në iliri”, fqinjët i aneksuan trojet shqiptare në fillim të shekullit të shkuar mbështetur pikërisht në argumentin historik.
Dhe bëhet fjalë për Kosovën dhe Epirin që Serbia dhe Greqia na i kanë marrë sipas tij me manipulime arkeologjike. Duhet shkruar mirë, qartë dhe e provuar se Kliniku, djali i Yllit, mbreti i parë i Ilirisë, ndihmoi grekët me 72 anije detare në luftën e Trojës. Për të shkuar atje që ka shkruar antropologu amerikan Carleton Coon, sipas të cilit, ilirët ishin krijues të qytetërimit të hekurit në Evropën Juglindore kur emri i Romës dhe Athinës nuk ishin dëgjuar akoma.
2.A na e kanë vjedhur Greqia historinë e lashtë dhe heronjtë si Akili, Pirro dhe Aleksandri i Madh?
Greqia nuk i ka vetëm territore borxh Shqipërisë. Më shumë se kaq, ajo i ka borxh Shqipërisë, atë pjesë të historisë që na e ka marrë, e ka përvetësuar dhe e ka kthyer në të vetën. Kanë qenë padyshim kushtet e tilla për shqiptarët që më shumë se për historinë të kujdeseshin për bukën e gojës. Por kjo i përket shekujve të kaluar. Ky është momenti i kthesës së madhe kur duhet të sqarohet me vendosmëri, me fakte dhe pa folklorizma ajo pjesë e historisë sonë që Greqia e ka bërë të vetën. Por “hajdutëria” greke shkon deri atje sa tashmë është e provuar dhe e deklaruar po nga akademikët tanë si Apollon Baçe se Akili, Pirro dhe Aleksandri i Madh janë paraardhës të shqiptarëve dhe se po sipas tij grekët na e vodhën historinë. Për tu mbështetur edhe te arkeologu anglez William Ridgway që në librin e tij “The Early Age of Greece” ka shkruar se përpjekjet e filohelenëve për të interpretuar sipas gjuhës greke, emrat e heronjve legjendarë të Iliadës dhe Odiseut, emra si Akil dhe Laert, kanë dështuar.
Por guximi i profesor Baçes për ta thënë publikisht këtë tashmë duhet të materializohet në këtë libër. Brenda kësaj paqartësie duhet të jepen përgjigje pyetjes: A duhet të nderohen jo vetëm në tekst por edhe në memorien e kombit heronjtë tanë si Akili dhe Pirro? Të mos harrojmë se janë të shumë studiues të huaj që shkruajnë se ishte vetë Pirro që kur arriti në kulmin e fuqisë së tij tha se ishte pasardhës dhe trashëgimtar i Akilit, heroit të luftës së Trojës. Një çështje tjetër brenda çështjes së madhe të Greqisë duhet të shkruhet e saktë është historia e 3 milionë arvanitasve që jetojnë aktualisht në Greqi. Një histori dhe fakt që deri më sot kalohet me një fjali e jo sikur të jenë pjesë e një epoke të rëndësishme jo vetëm për shqiptarët por edhe për të gjithë kontinentin. Ka edhe një paqartësi tjetër që duhet sqaruar në libër, ajo e trajtimit të heronjve shqiptarë të luftës për pavarësi të Greqisë në vitin 1821. Marko Boçari, Laskarina Bubulina, Gjoin Bue Shpata e shumë të tjerë janë ata që luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ata ishin shqiptarë të kulluar dhe kjo duhet të shkruhet qartë.
3.Si do trajtohet historia e feve në Shqipëri? Nga predikimi i Shën Palit në Durrës deri në ditët tona
Shën Pali, apostulli kryesor i Jezus Krishtit, predikoi krishterimin në Durrës vetëm pak vjet pas vdekjes së të dërguarit të Zotit në tokë. Ne shqiptarët jemi nga popujt e parë në botë që përqafuam krishtërimin. Por në asnjë tekst të historisë zyrtare historia e feve në Shqipëri nuk nis kështu. Me një gjuhë të vrazhdë dhe aspak të qartë kjo histori është shkruar e dyzuar. Këtë herë kemi fatin dhe shansin të shkruhet dhe ne lexojmë atë histori që ose nuk e kemi ditur, ose nuk e kanë shkruar. Krishtërimi, islami dhe fe të tjera që përqafuan shqiptarët duhet të shkruhen me saktësi dhe vendosmëri ashtu siç kanë qenë. Për këtë ka jo vetëm studime me autorë të huaj, mes tyre Roberto Morozzo Della Rocca por edhe dokumentacioni në Shqipëri është i larmishëm. Mjaftojmë të përmendim se në arkivin shqiptar ndodhen një koleksion i jashtëzakonshëm i kodikëve vepër themelore e letërsisë ungjillore që kanë vlera jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Botën. Mes tyre ndodhet Kodiku i purpurt i Beratit i viteve 800 pas Lindjes së Krishtit, i shkruar me germa të derdhura në argjend. Dhe si qershia në tortë është harmonia fetare mes katolikëve, ortodoksëve, myslimanëve dhe bektashinjve, si thesari më i çmuar që mbart shoqëria jonë.
4.Si do trajtohen 82 delegatët dhe 40 firmëtarë e pavarësisë
Periudha e Pavarësisë duhet të këtë një vend emblematik në këtë vepër. Jo vetëm për rëndësinë e themelimin e shtetit shqiptar por për të nxjerrë në pah atë kryevepër që bënë ata burra atë 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë. Por një nga çështjet e rëndësishme të kësaj periudhe dhe date duhet të jenë 40 firmat e rënda e hedhura në proklamatën e pavarësisë si dhe 82 delegatët që u zgjodhën për të shkuar në Vlorë. Për herë të parë Shqipëria mund t’u kthejnë një borxh të madh atyre që e deshën Shqipërinë kur nuk kishte Shqipëri duke ua gdhendur emrin me shkronja të arta në këtë libër. Ndërkohë që ndaj tyre jo vetëm është hedhur baltë, por ata janë arrestuar, dënuar me burg e deri vrarë, një krim që nuk e ka bërë asnjë shtet në botë.
Arsyetime se kujt i duhen kaq detaje dhe për çfarë shërben kjo listë, janë mentalitet arkaik dhe aspak me vlerë. Na duhen që çke me të që vepra dhe sublimi i tyre të theksohet me forcë sepse ata shkrinë pasurinë për të bërë shtetin që e gëzojmë sot dhe jo si në kohët tona që politikanët shkrijnë pasurinë e shtetit për të bër pasuri për vete. Historianët që do merren me këtë periudhë duhet doemos të ngrenë në piedestal emrat që bënë histori duke kryer aktin më madhor të shtetit shqiptar. Arsyet përse ishin pikërisht ata. Çfarë përfaqësonin por edhe faktin se ata ishin dhe mbeten shqiptarët më të mirë, më patriotët e të gjitha kohërave. Është njësoj sikur në historinë e SHBA të mos jenë emrat John Adams dhe Thomas Jefferson dhe i të tjerëve që shkruan dhe firmosën deklaratën e pavarësisë.
5.A përligjet vrasja e Esad Pashë Toptanit dhe çfarë ishte Avni Rustemi, një vrasës hero ndaj një tradhtari apo një kriminel?
Debati më i madh i këtyre tre dekadave në shoqërinë shqiptare ka qenë për ata që ne i kemi ndarë në histori në heronj dhe tradhtarë. Apo më ndryshe në viktima apo kriminelë. Ka një radhë figurash politike dhe patriotike që janë vrarë në atentate apo ngjarje të dyshimta që nga Çerçiz Topulli, Dedë Gjo Luli, Isa Boletini, Preng Bibë Doda, Ismail Qemali, Abdyl Ypi, Enrico Telini, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Ceno bej Kryeziu, Hasan Prishtina. Për të gjitha ngjarjet në të cilët këta kanë mbetur të vrarë duhet hedhur dritë për të kuptuar së pari se cilët ishin vrasësit dhe së dyti arsyet e vrasjes dhe kush përfitoi nga vrasja e tyre.
Por kryengjarja e rëndë ku mbeti i vrarë një prej këtyre personazheve është edhe Esad Pashë Toptani, kryeministri i dytë në historinë e shtetit shqiptar, ministër Lufte dhe ministër i Brendshëm në disa qeveri dhe një nga politikanët më të rëndësishëm të periudhës pas Pavarësisë. Por çfarë ishte vrasja e tij nga Avni Rustemi ditën e ditëlindjes më 13 qershor 1920 në Paris? A përligjej ky akt kriminal apo ishte një justifikim për mëkatet dhe veset e Esadit në dëm të Shqipërisë? Historianët që kanë marrë përsipër ta shkruajnë këtë ngjarje duhet të ketë kompetencën por edhe sigurinë që ta shkruajnë qartë dhe saktë atë që ka ndodhur bashkë me arsyet përkatëse. Në këtë kundërt kalime tangent për të mos krijuar debat janë thjesht një element që ky historian duhet të gëzojë pensionin dhe jo të shkruajë historinë.
6.A ishte revolucion apo një grusht shteti dhe kryengritje e armatosur për të marrë pushtetin me dhunë?
Ka ende dilema për atë që ndodhi në qershor të vitit 1924 në Shqipëri kur Fan Noli erdhi në pushtet pas një lëvizje të armatosur ndaj qeverisë. Por fjalë të tilla si revolucion demokratiko-borgjez duhet të zhduken nga fjalori. Me konsulencë juristësh dhe konstitucionalistësh, historianët që do shkruajnë këtë pjesë të historisë duhet të jenë me mendje të ftohët se justifikime të tipit “rrethanat e kushtëzuan” revolucionin janë mediokre dhe teza të regjimit komunist.
7.A ishte rezistencë apo luftë civile Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri? Një debat idiot që duhet mbyllur një herë e përgjithmonë
Si do trajtohen ata që gjatë luftës së Dytë Botërore i cilësuam bashkëpunëtorë me pushtuesit? Sigurisht që mes historianëve ka potenciale mjaft me vlerë për atë që pritet të shkruhet. Ndoshta është pjesa më delikate e librit por që jam i bindur që do shkruhet me realizëm. Teori dhe teza të tilla të prera me thikë se në 5 vjet 1939-1944 ne shqiptarët bëmë vetëm luftë civile apo edhe tjetra se vetëm komunistët luftuan pushtuesit janë jo thjesht remineshencë të regjimit komunist por shkatërrimtare të rezistencës vërtetë heroike dhe që sot na bën krenarë. Mjafton të përmendim një fakt që në historinë tonë kalon tangent. Në datat 7,8,9 prill kur Italia pushtoi Shqipërinë, jo vetëm është bërë rezistencë nga shqiptarët, por ushtria italiane ka lënë të vrarë, që në disa burime dalin shifra të ndryshme, nga 100 deri në 700 viktima.
Unë mezi po pres që të lexoj shifrën zyrtare që do nxjerrë libri “Historia e shqiptarëve”. Këtu nis edhe thelbi i asaj që pritet për këtë periudhë. Por edhe që të hedhësh poshtë të gjithë atë kontribut deri në sakrifikim jete të atyre patriotëve pse jo edhe komunistëve do ishte një dështim profesional. A e shfrytëzuan komunistët luftën për të ardhur në pushtet? Po e madhe përgjigja. Madje në vitin 1944 kryen një sërë vrasjesh ndaj kundërshtarëve për këtë qëllim. Por kjo nuk do të thotë që të mohohet rezistenca. Për të mos shkuar te debati politik nëse u çliruam më 28 apo 29 nëntor 1944. Shkruesi duhet të jetë mendje ftohtë dhe i qartë në atë që ne shqiptarët e viteve 2000 jemi krenarë që gjyshërit tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore u renditën në anën e duhur të historisë.
8.Cila ishte arsyeja kryesore përse në vitin 1946 u prishën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA?
Asnjë shtet tjetër nuk ka atë rëndësi që ka SHBA në marrëdhënie me Shqipërinë. Por kurrë dhe asnjëherë nuk kam parë një botim zyrtar për arsyet e prishjes së këtyre marrëdhënieve pas Luftës së Dytë Botërore. Profesor Hamit Kaba sapo ka publikuar një libër vetëm për periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe dy vite pas saj. Jam i bindur se ky libër do ketë fakte interesante. Por unë mezi po pres që libri i ri i Akademisë të përfshijë përgjigjen e pyetjes së madhe përse u prishën këto marrëdhënie që në librat zyrtarë ose kalon me një fjali ose nuk jepet fare arsyeja, a thua se Hoxha ishte i pari i rruzullit dhe bënte ç’të donte në vitin 1945-1946, jo një kryeministër pa pikë rëndësie, për shkak të influencës jugosllave në vitet 1944-1948.
9.Sistemi komunist, ra vetë apo u rrëzua? Kush e rrëzoi?
E kam shtruar disa herë një pyetje: Kush ishin heronjtë, diversantët që kërkonin rënien e regjimit komunist apo kufitarët që mbronin atdheun? Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta jepnin të saktë shkruesit e “Historisë së shqiptarëve”. Nuk duhet të ketë devijime. Nuk duhet të ketë dilema. Dhe unë vërtetë i besoj dorës dhe mendjes së Sonila Boçit, një historiane e re me shumë integritet dhe talent dhe me prova konkrete në këtë periudhë. Janë me dhjetëra ngjarje që e përshkojnë komunizmin. Madje shumica e kohës së shtetit shqiptar ka kaluar në komunizëm. Nga 109 vjet shtet, Shqipëria ka kaluar 46 prej tyre në diktaturën më të egër. Po përse përfunduam ashtu? Padyshim që duhet të jepen shkaqet. Por edhe fundi i atij regjimi. Kush e rrëzoi? Apo u rrëzua vetë si dominoja e fundit që falë një ekonomie që e la shqiptarin kockë e lëkurë nxori mbi ujë jo vetëm egërsinë e regjimit por edhe fundin e tij. Këto pikëpyetje duhet të jenë sqaruar në këtë libër.
10.Qëndrimet në kohën moderne
Duket si periudha më e lehtë por mendoj dhe besoj se është më e vështira e librit. Për arsye se aktorët e këtyre 30 viteve janë gjallë dhe polemikat, interesat dhe diskutimet janë të tilla që nuk mund të eliminosh debatet. Si do trajtohen figura të tilla si Sali Berisha kur ai është ende aktiv në politikë? Si do trajtohen figura të tilla si Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta ku ende një pjesë e tyre janë aktivë? Si do trajtohen ngjarje të veçanta fjala vjen vrasja e Azem Hajdarit që në librin e vjetër të akademisë autorët nuk kanë denjuar fare të shkruajnë se më 12 shtator 1998 u vra kryetari i parë i Partisë Demokratike, por pa etikë shkruhet tanget se u vra një deputet. Këto lloj steriotipe duhet të mos ekzistojnë në librin e ri. Periudha që po kalojmë është vërtetë delikate për ta shkruar sepse personazhet janë ende gjallë, por profesionistët këtu dallojnë kur vendosin faktet përballë interesit.
Landi , respekte . Te gjithe duam te dime historine e vertete ne fakt por une mendoj se aktualisht shoqeria shqiptare eshte ekstremisht e politizuar dhe e polarizuar. Prandaj e mira do te ishte qe te pritej per nje periudhe ndoshta 10 vjecare pasi edhe vete historianet jane pjese e kesaj shoqerie per te shmangur dhe ate shprehjen qe thuhet se historine e shkruajne fitimtaret
Sapo lexova brenda nje dite librin “Receta pa komb” pasi pashe dje Rrethin Katror tek Top Chaneli.
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=fZ0_r4qZR64&feature=share
Pergjigjet edhe te ketyreve 10 pyetje i keni ne ate liber.
Nuk eshte gazetari te marresh persiper t’u tregosh rrugen historianeve, e per me teper Akademise se Shkencave, si duhet te sillen me nje tekst te ri te historise se shqiptareve. qe eshte ne procesin e pergatitjes Pyetjet tuaja, i nderuar, percjellin paqartesi, ne mos edhe shqetesime thjeshte personale, por jane shume momente te historise sone qe jane perfundmisht te sqaruar, ashtu si ka edhe plot e plot te tjera qe presin te trajtohen me kompetence te argumentuar shkencerisht.
Shume e drejte, nje gazetar nuk mund t’u tregoje rrugen akademikeve se çfare duhet te bejne e si duhet t’i ndajne e percaktojne ngjarjet historike. Pse qenkan vetem 10 pika? Po periudha 46 vjeçare 1944-90 p.sh., a nuk duhet te kete nje trajtim te veçante? Urojme te behet me e mira, por hartimi i historise se nje kombi nuk mbaron me nje td gidutur, eshte gjithnje ne zhvillim.
Une besoj se para se te botohet “Historia” “do te konsultohet” nga eksperte te periudhave te ndryshme te historise (cili akademik ne bote i di te gjitha?). Sa me shume konsulente te kete, shqiptare dhe te huaj, aq me mire do te jete per te gjithe? Meqe ra fjala, po historiane shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, a duhet te angazhohen?
Ne kemi nje hendikape shume të madhe në historine Shqiptare si do Mose për perdorin Otomane dhe Fete… Se pse une besoje se Perdorija Otomane Kunder Shqiptarve dhe Armenve Ka kryer Genocid njerzore dhe kulturore duke na ndaluare gjuh Shkollat Shqiptare dhe duke na hapur veq shkolla Serb Grek dhe Turke .. Dhe duke na ndryshuare Fen me dhune duke perdorure shpaten dhe litarin ose neper mjet taksave shume të larta ose jane detyrue të Len atdheu per të imigruare në Itali ose duke len tokate fushe dhe detin.dhe duke marre malet ose duke i joshur me poste presonale në perdorin Otomane Në historine Shqiptare duhet thene qaret se Perdorija Otomane Ka dashte që të na
shfarosur si kombe dhe ne kjo nuke na thuhet në historine Shqiptare.. Dhe për shkate se ne jemi me shumice myslimane ne nuk e shkruajme historine Shqiptare siqe ështe për Fete se pse myslimanet ndjehen infjorore dhe ndjehen njerze të dore dyte dhe ndjehen keq… Prandaj ne kurre nuk do jemi në gjendje që të shkruajme historine e vertete të Shqipries .. Por edhe për shkate të politikes se pse ne nuk duame që të hillrojme vllezrit tane Turqe dhe Grek.. Feja Katolike në Shqiprie kurre nuk Ka arrudhur nga as nje pushtusi por Ka arrdhure direk nga apostulli i Krishtit veq 30 vite pase vdekjes dhe ringjalljes se Jezu Krishtit… Dhe Rromaket fen Katolike e kane shtypur si në Shqiprie ashtu edhe në gjith perdorin Rromake të pakten edhe për 300 vjet mbasi që Ka arrdhur në trojet tona.. Kisha Katolike kane ekzistue në Shqiprie që në shekullin e pare keto në historija Shqiptare nuk na i thote Neve Sote Pse????
Qafoki e don historine edhe shkencore por edhe për t’’u lexue tue hanger qofte e tue po birre ke Tymi.
Aj i sheh Akademiket me dyshim si amator I guximshem.
Heu ku ku ç’ ka gjete!
Qafoki asht personi si e din të verteten dhe asht padrejtesi fort e madhe qi nuk asht caktue ma se pakut Kryetar i grupit të historjanvet.
Kur ta shoh do ta besoj.
Jam pjeserisht dakord me Roland Qafokun. Dakord me Albertin. R.Qafokut do t’i.sygjeroja qe kete material me “rekomandime” t’ia conte Akademise se shkencave. Per periudhen 46 vjecare, Qafoku eshte i njeanshem. Pse nuk.shton pyetjen “A e meritonte Fronti NCL dhe PKSH te merrnin pushtetin mbas Lufte?! Pse u njohen nga faktori nderkombetar si fitues? Cilat jane arritjet, por edhe deshtimet gjate 46 viteve?! Cperfaqeson diktatori Enver Hoxha?!
Per piken 10, mendoj se koha qe jetojme mbas vitit 1990 nuk.eshte kohe moderne, por kohe e dhimbjeve te medha, e refugjateve, e shkaterrimit dhe grabitjes se pasurise kombetare dhe e shpreses, etj. Pika 10 nuk duhet te shkruhet ne tekstin Historia e Shqiptareve.
Historia do rishkruhet se ashtu urdheroi Erdogani.
Shikoni kur ta nxjerrin Kastriotin jo-Arber dhe turqit “vellezer”
Historine ballkanike deri tani e kane shkruajtur fituesit. Vetem ne luften e dyte boterore ishim ne krahun e fitimtareve (greqia na e mohoi edhe kete) por me perpara ishim ne krahun e humbesve (otomanet, lufte e pare) d.m.th ishim nje gjethe ne ciklonin e ballkanit. Shyqyr qe ishte Amerika dhe Austro-Hungaria ndryshe serbi, greku dhe “shoku” yne italia do na kishin zhdukur si komb.
Kur paskemi qene ne ne anen e otomaneve? Shqiptaret nuk kane marre pjese ne Luften e Pare ne anen e askujt. Mos ngaterro popullin me mercenaret qe luftojne per ato qe i paguajne me mire. Po te kesh miresine e ti refereheni arkivave te shtetit turk, do te merrni vesh se shqiptaret, megjithese ishin kombi me i vogel i Perandorise Osmane, i kane krijuar kesaj perandorie telashet me te medha ne 500 vitet e pushtimit. Kjo eshte aq e vertete, saqe trimeria, guximi dhe ndershmeria e shqiptareve ka hyre ne fjalorin dhe proverbat turke. Ata qe e njohin gjuhen turke, e kane te qarte se per cfare e kam fjalen. Populli i sotem turk e admiron rracen shqiptare per vetite dhe virtytet e larta te kesaj rrace, ne ndryshim nga politika turke qe kerkon qe te na perfshije ne Perandorine e Re Osmane. Kjo nuk na ben ne vellezer me turqit. Eshte njesoj sikur dashuria e shqiptareve per Presidentin amerikan Willson te na beje ne vellezer me amerikanet. Ne respektojme te gjithe popujt, persa kohe qe sejcili qendron ne shtepine e vet dhe nuk fut hundet ne punet e fqinjit.
Ne luften e pare boterore dhe ne ato ballkanike, shqiptaret ishin viktimat e vetme, pasi vendi yne u be shesh luftimi midis ushtrive ballkanike dhe garnizoneve te ushtrise turke. Shqiptaret pane se si digjeshin qytetet e fshatrat tona dhe se si vriteshin vendasit per sport prej ushtareve serbe, malazeze e greke. Ishin fqinjet tane ata qe si shperblim per ndihmen qe u dhame per te fituar pamvaresine, na vrane e prene me synimin per te na zhdukur si rrace.
Osmanet me pare dhe xhonturqit e Turqise Moderne, na kane borxh qe bene pazare me trojet tona per te shpetuar prapanicen e tyre, ndersa fqinjet na kane borxh qindra mijera te vrare e te perzene nga trojet e te pareve te tyre, si dhe uzurpimin e historise dhe te territoreve tona historike.
Shume e drejte, nje gazetar nuk mund t’u tregoje rrugen akademikeve se çfare duhet te bejne e si duhet t’i ndajne e percaktojne ngjarjet historike. Pse qenkan vetem 10 pika? Po periudha 46 vjeçare 1944-90 p.sh., a nuk duhet te kete nje trajtim te veçante? Urojme te behet me e mira, por hartimi i historise se nje kombi nuk mbaron me “nje te goditur”, eshte gjithnje ne zhvillim.
Mos iu kundërvini Qafokut. Ai është njeri i gjallë që mendon se e di ku i ka brirët demi, i cili është vendi ku duhet ta kapin historianët. Të gjallët e kanë zakon të shtiren si të gjallë. Ata po u doli më shteg ndonjë gjë nuk rrinë dot pa u marrë me të. Ky udhëzim i Qafokut do t’i bëjë historianët t’i vënë gishtin kokës, të mendohen mirë përpara se të mendohen për të menduar…
Ne se autoret e historise se Shqiperise do nisen pikerisht nga 10 tezat e siperme te Qafokut, mund te thuhet se kjo histori eshte kompromentuar akoma pa nisur. Ne pergjithesi brezi i historianeve te epokes se monizmit ka shkruar nen presionin e nje ideologjie te detyrueshme. Tani ata historiane do luftojne te arsyetojne tezat dhe ngjarjet e keqinterpretuara prej tyre, si rrjedhim egzistojne mundesite per nje shikim subjektiv te historise.
Shume kush mund te thote mendimin e tij jo vetem zoteria ne fjale, nje gazetar i nderuar perse jo? Zoteria here pas here ne shume ngjarje ka mbajtur ane po mendimi dhe aq me shume pyetjet vlejne. Pse kujtoni ju se mos eshte me i mire Neritani, qe nuk eshte as historian, por vetem mik i z.Gjinushi.
Ky eshte mendimi im, se per krahe te gjithe kane qene te rreshtuar po Neritani ben dhe mallkime per popullin si ato plakat e sokakeve.
Gazetaret, ashtu si dhe cdo mendimtar i lire, ashtu si cdo atdhetar, ka të drejte të jetë i shqetesuar për drejtshkrimin e Historise se Kombit, të Popullit, të Atdheut.
Dhe kanë të drejte ta shfaqin shqetesimin e tyre me të vetmen mundesi qe kane, shkrimin në gazete.
Rolandi hedh disa pyetje,sygjerime,ide…
Mund dhe ka edhe të tjera, psh sistemi Republikan i dale nga Kuvendi i Vlores,Kongresi i Lushnjes,Asambleja e 11 janarit’46,e me radhe.
Pastaj organizimet ushtarake të shqiptareve ne shekuj etj.
Mire e keni, zone apo zonjushe, por do te sugjeroja qe te mos kapim nga bishti. Per shembull, sistemi republikan paraqitet i pavend, i paqendrueshem dhe konfliktual, po te shikosh organizimin ekonomiko-shoqeror te Shqiptareve ne shekuj. Kjo u vertetua me se miri ne hsitorine pas LIIBot, dhe post-komunizmi, ne veçanti.
Cila akademi e shkencave? Po sikur ka akademi shkencash ne Tirane, ne Prishtine, mbase edhe Tetove? Perseri do ta shkruajme historine te perçare?? Shkruarja e historise se Shqiptareve esht nji ndermarrje pash-shqiptare, perfshi edhe diasporen. Ju lutem mos e lini vetem ne dore te Paskal Milos.
z. Qafoku! Çfarë kërkon nga historianët? kur Ti i ke vënë piketat se si duhet ta shkruajnë ata, çfarë të quajnë revolucion, kë të quajnë viktimë dhe kë kriminel dhe shumë këshilla të tjera. Tani ata e kanë të qartë detyrën. Urime.
Pisabe i sakte. Besoj se nuk do ndjekin 100% keshillat e Qafokut, nje mbiemer folklorik shqiptar.