FAKSIMILE/ Dita Kombëtare e Drejtësisë, Gjykata e Lartë vlerësim ndaj kontributit të patriotëve shqiptarë

10 Maj 2021, 12:34Kulturë TEMA
FAKSIMILE/ Dita Kombëtare e Drejtësisë, Gjykata e Lartë

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Gjykata e Lartë ka bërë një kujtesë në vlerësim të kontributit të vyer të patriotëve shqiptarë, të cilët i kushtuan rëndësi sistemit gjyqësor duke miratuar aktin e parë gjyqësor, Kanunin e Zhurisë, i cili reflektonte parimet e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor, me standardet më të mira ndërkombëtare të kohës.

Dita Kombëtare e Drejtësisë, është një ditë për të reflektuar sa më mirë në lidhje me zbatimin në mënyrë rigoroze të detyrave kushtetuese dhe ligjore që i shërbejnë forcimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes se interesave të qytetarëve.

Duke parë dhe analizuar të dhënat statistikore, si dhe qëndrimet e mbajtura për konsolidimin e praktikës nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë, sot mund të themi se besimi në këtë institucion po krijohet dhe po jepet shpresa se situata po ndryshon.

Realizimi sa më parë i objektivave të Gjykatës së Lartë dhe angazhimi i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve, të përfshirë në procesin e rëndësishëm të reformës në drejtësi, janë tregues të rëndësishëm dhe shpresëdhënës se drejtësia do të bëhet.

2 komente në “FAKSIMILE/ Dita Kombëtare e Drejtësisë, Gjykata e Lartë vlerësim ndaj kontributit të patriotëve shqiptarë”

  1. FAKTI says:

    E ku eshte drejtesia se kemi 30 vjet s’po e shohe? Veç vjedhje pronash nga partia, shitje vendi nga partia, vrasje kriminale nga partia, protesta nga partia per karrike, ku eshte drejtesia qe festoni apo festoni Lalezin?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje