Një shqiptar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në natën e fundit të muajit të ‘Ramazanit’ në Shkup.
Sikurse saportojnë mediet në shtetin fqinj, bëhet fjalë për biznesmenin shqiptar Kamer Idrizi, 43 vjeç,
Viktimë e këtij sulmi mbeti edhe kushëriri i tij, 22 vjeçar i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me biznesmenin, në zonën e Butel të Shkupit.
Vrasja ndodhi vonë në mbrëmje, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”. Ministria e Brendshme tashmë ka konfirmuar se është qëlluar nga një automjet “Range Rover” drejt mjetit “Golf” në të cilën ndodheshin dy personat. Informacioni është se rreth 80 plumba u qëlluan në drejtim të tyre.
Biznesmeni 43-vjeçar ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa kushëriri i tij u dërgua në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte.
Kamer Idrizi është një person i njohur për policinë. Ai i ka shpëtuar një atentati në hotelin Alexander Palace në vitin 2019. Siç u njoftua në atë kohë, sulmuesit ishin të armatosur me armë automatike dhe kishin kapuçë në kokë.
Laraska hu me hu, njeher do ngulet. Shqiptaret shesin mend me t Shirt Boss, i thon vetes te paret e dynjase, Femrat i shikojne si objekt per tu ofenduer. Nenat i rrisin djemt per “Princa”, “Tigra”, heret a von e habe mune, si ky Korbi qe iu ngul ne te pasme.
Iku dhe nje biznesmen tjeter keshtu?! Nuk na e thatë me çfarë biznesi merrej ky.
Po me cfare tjeter. Heroine & hashash. Ne pidh te somes vafshin.
Po pra biznesmenët e këtij timit, tu rrojnë paret që gëzojnë të tjerët.
Eshte nga Shqiperia ky biznesmeni apo nga Maqedonia e Veriut se nuk e kuptova.