AMF nxjerr për konsultim publik formularin “Raporti Evropian i Aksidenteve”

14 Maj 2021, 11:08Ekonomia TEMA
AMF nxjerr për konsultim publik formularin “Raporti Evropian i

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar formularin “Raporti Evropian i Aksidenteve”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=62

Bazuar në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident rrugor për dëmet ndaj pronës me vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë “Raportin Evropian të Aksidenteve”. Nëse nuk bien dakord, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Raporti, i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve, nënkupton që ngjarja ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. “Raporti Evropian i Aksidenteve” i bashkëlidhet kërkesës për dëmshpërblim, e cila trajtohet nga shoqëria e sigurimit. Për dëmet me vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

1 komente në “AMF nxjerr për konsultim publik formularin “Raporti Evropian i Aksidenteve””

  1. Soza says:

    Sikur e hodhi ne perdorim ish-INSIG kete evropianin more trima? !?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje