Sulmet e Hamasit, goditje me raketa pranë ambasadës shqiptare në Izrael

15 Maj 2021, 15:23Bota TEMA

Luftimet mes palestinezëve dhe izraelitëve janë në pikën e tyre në të nxehtë. Bombardimet nga të dyja palët po prekin edhe selitë e huaja diplomatike.

Ambasada shqiptare në Izrael, ka shkruar pak minuta më pare se ka pasur goditje raketash pranë zyrave të saj.

Ambasada thekson në një postim në rrjetet sociale se janë të shqetësuar për sulmet pa kriter nga Hamasi në drejtim të Izraelit dhe se situata duhet të de-pershkallëzohet menjëherë.

“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror. Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael.

Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet,” shkruan ambasada shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake, e cila gjithashtu është rrezikuar nga bombardimet.

“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!” shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.

8 komente në “Sulmet e Hamasit, goditje me raketa pranë ambasadës shqiptare në Izrael”

  1. gjergji says:

    Muhabet e lajme te jo serioze.Ambasada eshte larg nga vendi ku ra raketa ne Ramat Gan.LLAP,LLAP,LLAP e te paverteta te zakonshme shqiptare

    1. Ilirjan says:

      Sa larg eshte o Gjeke, meqe paske bere matjet?

      1. tori says:

        Se paku rreth 2 km vij ajrore o UK.Tel Avivi eshte qytet prane Ramat Ganit.Ambasada shqiptare eshte ne qender te Tel Avivit prane bashkis se qytetit e Ramat Gani ndahet nga TEL AVIVI nga autostrada qendrore o UK apo COL.

    2. ILIA TOLI says:

      Pak minuta larg nga ambasada ra raketa. Kam qenë te ambasada shqiptare kur ambasador ishte Tonin Geci, 2004. Të ma thoshin s’da besoja por tanimë dhe unë jam bërë nostalgjik për rininë time dhe vendet ku kam shkelur. Kam ecur në Pinkas Street, Weizmann Street, Kikkar Ha-Medina. Lumi Yarkon ka ca parqe të mrekullueshme. Në fund të lumit ka një termocentral. Kur shikon prej Tel Aviv University drejt autostradës, pamja është madhështore.

      1. tori says:

        Ilia i lumi ti.Ne rradhe te pare ambasador ishte T.Gjuraj.Ambasada shqiptare eshte po aty.Jo disa minuta por shume shume me teper.Raketat kan rene larg nga “bursa” Ramat Ganit.Me qe jetoj ne Tel Aviv (pothuajse 30 vite) besoj se mund ta njoh me mire se ti vendin e largesin se jo pak here ne muaj kaloj andej.Per kujtes : pasi ec disa minuta nga ambasada kalon afer spitait “Ihilov”,kompleksin Sarona ecen drejt e kalon neper rrugen “Menahem Begin” tek kullat e Azrielit(kenioni i Azrielit) kalon mbi uren e Stacionit trenit(mbi autostraden) ecen nja 20 minuta e arrin ne “BURSEN” E Ramat Ganit e prej andej rreth 10-15 minuta ne vendin e ngjarjes.Me maqine rreth 10-15 minuta.Asnje rrezik por pjelle e nje imagjinate te semure shqiptare.E gjitha miqesisht

        1. ILIA TOLI says:

          Kanë kaluar 17 vjet, ndonjë gabim dhe e bëjmë. S’është se s’kisha me se merresha tjetër dhe mendoj vetëm 4 muajt që kalova në Tel Aviv. Tonin Gjuraj është mirditor dhe ata kanë nga 4 mbiemra. Ky mbaroi gjuhë-letërsi në Tiranë. Di që një ambasador shqiptar në Izrael pësoi infarkt. Besoj se Bashkim Dino, por s’e mbaj mend mirë.

  2. DePERSHKALLXIM says:

    LOL
    =
    DE- PERSHKALLEZIMI A ZGJDIDHJA…????/!!!!!!!!!!!!!!!!
    =
    TE fluturohet “stafi” drejt Zayed…sa me shpejt per sigurine e tyre…
    =
    de-pershkallezim????…apo shkallim i Temes qe lejon psokipoate qe shkruajne per te….

  3. tori says:

    Hiqeni sa ma pare ket lajme te pa vertete.Ne vij ajrore ambasada shqiptare eshte me teper se 2km nga vendi ku ra raketa e Hamasit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje