A do largohet nga Shqipëria pas humbjes së PD?! Flet zëdhënësja: Më 25 prill pata një zhgënjim shumë të madh, mendonim fitoren. Nuk iki

16 Maj 2021, 12:33Politika TEMA

Zedhenesja e fushates se PD, Floriana Garo erdhi në një intervistë për ‘FitStation’, në News24, pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku bukuroshja shqiptare ishte dhe zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike.

Garo zbuloi se çfarë do të ndodhë me rrugëtimin e saj në politikë dhe qëndrimin në Shqipëri pas humbjes së PD-së.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim.

Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për t’u kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës.

Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira, ata janë shumë të lumtur.

Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por për momentin do qëndrojmë në Shqipëri” – u shpreh moderatorja.

4 komente në “A do largohet nga Shqipëria pas humbjes së PD?! Flet zëdhënësja: Më 25 prill pata një zhgënjim shumë të madh, mendonim fitoren. Nuk iki”

  1. Franz Kafka says:

    Sa u lehtesuam tani qe morrem vesh qe do qendrosh edhe ca kohe ne Shqiperi. Faleminderit per kete sakrifice! U mbushem me shprese dhe gezim

  2. qytetar says:

    Rri , pse jo ?!
    Lulit dhe ty ju shijon jashte vendit si pune online.
    Por Shqiperia eshte pjellore per te vene pasuri shume me shpejt.

  3. Undefined says:

    Te mendosh se do te fitonte PD me po ata “fytyra” qe populli i zbythi me vote 2013…si dhe me nje deshtak si Lul Basha ne krye…..dhe ku “frenat” e Partise i ka ne “dore” akoma bajraktari i Vicidolit….qe “pllakosi” ne kete vend…korrupsionin….vjedhjen…zaptimin..e tjetersimin…e prones private e shtetrore..qe nga ardhja ne pushtet ne 91…..atehere te “rrofte bukuria” se nga trute qenke…”fushe” fare….

  4. Taulant says:

    Ne Pranvere çelin sythat dalin gjethet, lulet, senderzohet fruti.
    Ne Vere, rritet fruti, nxehet moti.
    Ne Vjeshte, piqet fruti, zverdhen dhe fillojnë e bien gjethet.
    Ne Dimër, natyra konservimi veten, dhe behet gati per Pranverën, NDRYSHIMIN.
    Ky eshte NDRYSHIMI, dhe jo qe pas PRANVERES, te vije dimri, acari Sali Ram Berisha.
    Kaq gje ajo kaplloqja jote e bukur, duhej ta merte me mend, dhe jo te mendoje si mendon Andi Bushati dhe “menderet” e tjere.
    Gorricat do te piqen kur tu vije koha dhe jo kur u hahet arinjve ne shpelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje