Basha: Rama-Doshi më vodhën fitoren në Elbasan, u vërsulën me pistoleta dhe tyta për të bërë gjakderdhje. U përgjigjëm me qytetarari

16 Maj 2021, 14:25Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me demokratët në qytetin e Elbasanit.

Basha u shpreh në Elbasan si në asnjë vend tjetër, pati përplasje të botës së errët dhe botës së qytetëruar.

Ndërsa falënderoi drejtuesit e Partisë Demokratike, kryedemokrati tha se kjo forcë politike do të rrëzojë regjimin  Rama-Doshi dhe do t’ua u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

“Elbasani, një qytet që është njohur për dekada dhe për shekuj, për shkollën, për festën e verës, për qytetarinë e tij, por që fatkeqësisht tashmë gjatë këtyre javëve mbeti në kronikat e lajmeve për vrasjet mafioze. Akoma pa u tharë një njollë gjaku, ndodh një tjetër ngjarje kriminale dhe kryefamiljarët e Elbasanit nxitojnë të bëjnë apelin e familjarëve të tyre me trishtimin dhe frikën në zemër se mos ndonjëri prej tyre është bërë pre, ka rënë pre, ka rënë viktimë e ndonjë plumbi qorr. Sepse Elbasani tashmë nuk njihet si qyteti i Normales, nuk njihet si qyteti i Festës së Verës, por njihet ashtu siç janë detyruar ta pranojnë edhe vet krerët më të lartë të institucioneve të ligjzbatimit në vend, si kryeqyteti i krimit. Kjo është e vërteta. 

Ndaj, sot nga Elbasani kam një mesazh. Për të gjithë ata që nuk besojnë ose nuk duan të besojnë se 25 prilli ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi, masakra elektorale më e madhe dhe vjedhja më e madhe e votave në 30 vite histori pluralizëm, ejani në Elbasan, dhe shikoni se si kryepolici i vendit që në fakt është kryepolici i Edi Ramës, mori në mbrojtje bandat që u sulën për të terrorizuar, për të blerë dhe për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit me pistoletat e tyre me tyta të kromuara, të cilat nuk nguruan t’ua vënë në kokë dhe drejtuesve lokal të policisë së Elbasanit.

Atyre që nuk e kuptojnë akoma apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë përmasën reale të masakrës zgjedhore të 25 prillit, ju them ejani në Elbasan dhe shikoni se si prokurori u përpoq të fshihte provat e kapura në flagrancë të materialeve zgjedhore, të shitblerjes masive nga bandat kriminale që kanë vënë përfund policinë, institucionet dhe kontrollojnë tërësisht qytetin dhe qarkun e Elbasanit”, u shpreh Basha.

11 komente në “Basha: Rama-Doshi më vodhën fitoren në Elbasan, u vërsulën me pistoleta dhe tyta për të bërë gjakderdhje. U përgjigjëm me qytetarari”

  1. adil says:

    Ku ta le dobicin ne dere.bandat ishin te pd gjoja per mbrojtjen e votes ,kete e tha edhe bardhi ipd ne televizor flm

    1. Reforma në Drejtësi says:

      Krimineli Lul Basha, shkon në vendin e krimit,( ku vrau egërsisht në mes të ditës Pjerin Xhuvanin ), dhe tashti po bën “apologjinë e Sokratit”.
      Kriminel.
      I pa fytyrë.
      Hajdut.
      O zot, kur do të bësh drejtësi për këtë hajdut e kriminel ?
      Në se o zot, nuk do të bësh drejtësi, na thuaj, dhe ne do të themi pastaj që nuk ka zot.
      Të lutem o ZOT, mos na detyro të bëjmë këtë veprim, që nuk duam ta bëjmë.
      Të lutem.

  2. k says:

    Ata me pistoleta dhe automatikë me furgona,ishin bandat e “ruajtjes së votës” që organizuat ju.
    Nuk mbulohet dielli me shoshë edhe pse ke bërë seancë psiko-analize autosugjestive që ke fituar zgjedhjet.
    Populli e di mirë të vërtetën.Po vazhduat me mashtrime,shpifje dhe intriga të ulta,nuk do fitoni as zgjedhjet 2029.

  3. Sala says:

    Sa qesharak qe behesh o
    Bashe, se i pabesueshem e dine qe te gjithe

  4. Ky terrorist i njohur tashme per shqiptaret i duket sikur i trego prralla gocave te tij ke Vila
    qe ka bo me paret e vjedhme Shtetit Shqiptare .
    Tregon qarte se cfar karakteri ordiner qe ka dhe se nuk ja vlen jo per Politikane jo e jo ,
    por as per Muhabete Koti ,eshte shume i neveritshme si njeri .madje edhe me karikature se figura e Boratit me bikini pederastesh
    ptu ky njeri e ka hallall burgun sepse eshte shume i peshtire si qenie njerezore .
    i kujton gjithe te tjeret idiote si eshte vete !

  5. sali leshi sali says:

    hap krahun ore budalla akoma me pallavra ti o koqe kandari

  6. Ze qir says:

    PERFUNDIMISHT JE I RRJEDHUR DHE I SHKERDHYER AQ KEQ SA NUK MER VESH KU FILLON E KU MBARON NJERIU.
    ME SE SHUMTI KJO TE NDODH TY DHE BE QIR T TJETER GA KAVAJA PIKERISHT NE E L B A S A N.

  7. Te pakten vetem ne Elbasan mos e hap kete teme o Luli , akoma s’eshte thare gjaku qe derdhen paramilitaret e “Komandant Gazes “!

  8. Gazulja says:

    Sapubin ne burg gazinlt .. dhe koliçin !

  9. Taulant says:

    Te presim nga policia ta zbardh ngjarjen.
    Policia e krimit te Don Sejdinit e Doshit.
    Vari trapin mos u merr me me ate popull hale atij i mjafton nje nevojtore e nje furre buke.
    Ka qe ne 1944 qe voton per llumin te keqen.
    Per 4 vjet te tjera largohen edhe 400 mije te rinj qe kane mbetur.
    Suksesi i rilindjes e plaku para kohe.

  10. Sabriu says:

    Po ik o Luli ,se u bere pa lezet fare.Sa te kesh Sali qenin mbrapa, vetem ti nuk behesh kryeminister..Ke humbur 5 pale zgjedhje, dhe thua mi vodhen.Hajde PALLE hajde..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje