Fitorja ndaj Teutës dhe titulli, Gaz Demi: Kryesojmë me meritë, ja çfarë shpresoj

17 Maj 2021, 21:28Sport TEMA

Partizani mundi 0-1 Teutën, në takimin e vlefshëm për Superioren. Të kuqtë tanimë kryesojnë rënditjen, të vetëm.

Pas takimit, për mediet ka folur Presidenti i ekipit kryeqytetas, Gaz Demi.

Numri një i Klubit qëndron me këmbë në tokë, duke shpresuar se do vijohet me këtë ritëm.

Demi nuk foli gjatë, teksa në fjalën e tij u shpreh: “Jemi kryesues besoj me meritë. Shpresojmë të vazhdojmë. Skuadra me kënaqi shumë me gjithë problematikën. Luajtën mirë, me zemër, ishin me karakter”

Partizani ka grumbulluar deri më tani 62 pikë, teksa jemi dy javë nga fundi i kampionatit. Takimi i rradhës është ndaj Vllaznisë, në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje