Një tjetër shpend i rrallë bën fole për herë të parë në Shqipëri: Ja zona e mbrojtur ku ka folezuar

18 Maj 2021, 19:30Sociale TEMA

Një tjetër shpend i rrallë duket se është rikthyer në vendin tonë për të folezuar, duke e kthyer tashme Shqiperine ne nje qender te preferuar per shkak te masave drastike mbrojtese te ndermarra me vendosjen e moratoriumit te gjuetise!

Qyqja me çafkë (Clamator glandarius) është lloj që shihet tepër rrallë në Shqipëri gjatë periudhës së kalimit dhe akoma më rrallë gjatë asaj të folezimit.

Sipas Atlasit Evropian të Shpendëve Folezues (EBBA2) popullata folezuese e këtij lloji në Shqipëri është raportuar në nivelet e 1-9 çiftesh dhe vetëm në zonën ligatinore Shkumbin-Seman dhe atë të Drinos. Kjo gjetje e jona e fut edhe Vjosë-Nartën në territoret e folezimit të këtij lloji.

“Kërkuesit tanë, për herë të parë e hasën çiftin e qyqes me çafkë në fillim të muajit prill dhe më tej territori është vizituar disa herë deri në fillim të muajit maj duke e hasur çiftin në çdo vizitë kërkimore.

Në një rast qyqja me çafkë u vërejt fare pranë folesë së një laraske, që me shumë gjasë është një prej foleve ku ka lëshuar së paku 1 vezë, pasi sikurse dihet, të dy llojet e qyqeve që hasen në vendin tonë janë parazitare të foleve të shpendëve të tjerë (kryesisht të llojeve të familjes së korbave).

Kjo gjetje dëshmon edhe njëherë diversitetin e lartë të shpendëve në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, dhe veçanërisht në habitatet tokësorë gjysmënatyralë që shtrihen kryesisht në pjesën veri-perëndimore”, thekson Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje