Qytetarit në Durrës si vjedhin gomën e biçikletës, i lënë vetëm skeletin

17 Maj 2021, 20:45Sociale TEMA

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e sotme disa nga çudirat që ndodhin në Shqipëri. Kanë qenë qytetarët që kanë dërguar video në redaksinë e emisionit.

Një qytetar në Durrës është ankuar se atij i kanë vjedhur gomën e biçikletës duke i lënë vetëm skeletin. Sipas tij, biçikleta ka qenë e lidhur në një vend publik, por gjatë natës hajdutët i kanë marrë gomën e parë.

Ndërkohë në Tiranë, një kosh për mbetjet e qytetit ka përfunduar në lumin Lana. Një qytetar ka dërguar videon në emision “Stop”, por shprehet se nuk ka informacion se si koshi mund të ketë përfunduar në shtratin e lumit.

Nga ana tjetër një qytetar denoncon se uji i ujësjellësit të Cërrikut është shumë i ndotur. Ndërsa një qytetar nga Divjaka ankohet se nuk është kryer vijëzimi i një rrugë të sapo ndërtuar.

2 komente në “Qytetarit në Durrës si vjedhin gomën e biçikletës, i lënë vetëm skeletin”

  1. Na myten analfabetet funksionale says:

    Ore po ju keni punesu qorrat ne redaksi per te vene titujt? Se dhe nje femije i fillores nuk i ben ben te tilla gabime trashanike

  2. vjeshta says:

    Unë do t’a quaja ” rrotë”, o rrotë kari.
    Gomën, thotë idioti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje