Rama thirrje studentëve me rezultate të larta për të kontribuar në mandatin e tretë

18 Maj 2021, 09:17Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook email-in ku u ka kërkuar atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë apo brenda Shqipërisë, që të kontribuojnë dhe të përfshihen drejtpërdrejtë në “punët e mëdha të mandatit të tretë”.

Gatipërshqipërinë@kryeministria.al është adresa ku të gjithë ekselentët mund të japin idetë dhe projektet e tyre. Kryeministri shprehet se me anë të kësaj platforme mund të kontaktohet ai personalisht, por edhe anëtarët e tjerë të kabinetit.

Gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan kryeministri.

3 komente në “Rama thirrje studentëve me rezultate të larta për të kontribuar në mandatin e tretë”

  1. Taulant says:

    Vazhdo mashtrues mashtro pa fund kur ke gjetur budallenjt.

  2. asd says:

    Pse studentet? Pse jo profesioniste qe mund te vijne nga bizneset private te tyre me eksperience te provuar dhe me sukses?
    Do te merrnit ju z Rama nje student ekselent t’ju ndertonte shtepine tuaj ? Do te pranonit qe tu operonte ne zemer nje student ekselent i mjeksise? Do te merrnit ju nje elektricist nga shkolla e Mesme Profesionale e Tiranes per vilen tuaj. Apo do te zgjidhnit dike tjeter me disa kritere nga ato qe nuk perdoren per zyrat publike? Djali im eshte nje ekselent ne Inxhinierine Informatike, por nuk di akoma te shkruaje ne cod. Ekselentet vlejne nje mut. Eshte eksperienca ne pune qe do ti beje njerez… dhe meqe ra fjala eshte shume e gabuar dhe e shtrember qe zgjidhni zv/ministre cuperlina gjoja studente te ekselences. Cfare do te beje kjo vajza pas kater vjetesh ministre? Ne fakt i kemi disa shembuj si Majko e Meta qe kane punuar vec ministra dhe kryeministra… Cfare te shtoj tjeter?

  3. Pyka says:

    Te lumte asd…përgjigje e saktë?!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje