Pas Kryemadhit, edhe Rudina Hajdari në SHBA pas dështimit për t'u zgjedhur deputete

18 Maj 2021, 15:56Politika TEMA

Deputetja dhe pjese e “Nismes Thurje” Rudina Hajdari kandidoi për deputete në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit, ku mori një rezultat zhgënjyes.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Rudina Hajdari është larguar nga Shqipëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rudina tregon se ndodhet në SHBA.

Kujtojmë që pak ditë më parë drejt SHBA udhëtoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndau foto teksa ishte takuar edhe me këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Nderkohe qe Rudina Hajdari ka familjen ne SHBA, ku ka jetuar prej shume vitesh dhe eshte me se normale te jete pas zgjedhjeve per pushime ne vendin ku jeton!

Te dy politikanet kane nje perbashket: Deshtuan te zgjidhen deputete ne Elbasan, nderkohe qe kryetarja e LSI pasi ka marre nje rezultat katastrofik per partine qe drejton me vetem 4 deputete, nga 19 te tille qe kishte me 2017, do jete ne Kuvend, teksa do te zgjedhe mes Fierit dhe Tiranes.

Duke lene ne dileme deri ne shtator per te perfituar nga kjo zgjedhje, Tit Vasilin dhe Keidi Mehmetajn!

 

6 komente në “Pas Kryemadhit, edhe Rudina Hajdari në SHBA pas dështimit për t’u zgjedhur deputete”

  1. k says:

    Shkojnë të harxhojnë paratë e vjedhura popullit shqiptar.

  2. Degjoni popullin me shume. says:

    Ta thame moj Rudina ik e bej no i pune tjeter se vec politikane ti nuk je. Gezo paret qe keni bere si familje se askush nuk te do me ne politike. Aq shume ju djeg e jeni merzit qe ju humben privilegjet qe patet ju si puna jote dhe e Monikes sa spo dini si me ja be . Kujtuat se do e genjenit prap popullin po jua thame koha juaj perendoi. Populli gjithmone do votoje ate qe punon pe te. Nese kete e kuptojne gjithe politikanet kjo do bej kthese ne Shqiperi,por te gjithe ata qe bene vila ne mal apo det dhe vune xhepin personal mbi popullin dhe Shqiperine ne kosh te plerave do e ken vendin qe tani e tutje nga kushdo krah qofshin.

  3. Zana says:

    Erdha… Pashë… Ika…
    Dhe mos e kthe ma kokën prapa (këndej nga ana jonë). Nuk duam të ta dëgjojmë zërin e të ta shohim surratin, pale të të votonim për të të dhënë një stol në Kuvend. Vetëm mbiemri yt na sjell neveri e zemërim, le pastaj ajo fytyra jote prej balte.

  4. Ilegalja says:

    U çate e u ndate duke thënë qe Çiftit Meta-Kryemadhi i eshte ndaluar hyrja ne SHBA.
    Mesa duket Mona paska hyrë ne SHBA “ilegalisht” per inat te Mero Bazes.

  5. asd says:

    Vetem ne te vjedhurit, nuk levizim dot nga vendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje