Prokurori i Tiranës, Avni Kaja shkarkohet nga detyra

18 Maj 2021, 12:04Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Avni Kraja. Prokurori Kraja nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga vokatja e zgjedhur prej tij, Irena Riso.

Hetimi administrativ për prokurorin Kraja u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016 rezultoi se Kraja kishte një bilanc negativ prej 14 milionë lekësh, që nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Në relatimin gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 7 maj, u evidentua se një pjesë e mirë e këtij bilanci negativ ndikohej nga blerja e një apartamenti 135 metra në Tiranë dhe disa transaksione me automjete që i kishin rezultuar KPK-së si të dyshimta.

Kraja dhe avokatja Irena Riso paraqitën parashtrime të përmbledhura në seancë kur theksuan se gjithë pasuria ishte një apartament dhe se burimet e krijimit ishin të ligjshme.

Trupi gjykues që kreu rivlerësimin e prokurorit Kraja kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Avni Kraja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe përgjatë tre dekadave e ka ushtruar funksionin e prokurorit në Lushnjë, Krujë e Shkodër dhe prej vitit 2010 në Prokurorinë e Tiranës.

2 komente në “Prokurori i Tiranës, Avni Kaja shkarkohet nga detyra”

  1. Ari says:

    iku dhe nje nga te Plepave

  2. Luli says:

    Ku mbarohen plerat qe solli Sali Berisha,keta jane si bari i keq,ose si hienat qe jane shume dhe duan te hane cdo kerme
    Dote duhen 100 vjet qe te ari dicka ,por bota dote kete ecur shume perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje