Zgjedhjet brenda PD, Imami: Komisioni, i kapur nga Basha! Gjana, i njëanshëm, gara s'është e ndershme! Të enjten shpallim kandidaturën tonë

18 Maj 2021, 22:21Politika TEMA

Anëtari I PD dhe pjesë e grupit “Për PD” që kërkon largimin e Bashës, Arben Imami nuk ka kursyer akuzat për Jemin Gjanën i vendosur si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor.

Imami tha se ai është i njëanshëm dhe se nuk duhet të ishte në krye të këtij komisioni, pasi kjo tregon qartë se komisioni është i kapur nga Basha dhe dihet se si do të shkojë gara, ndërsa shtoi se në ngritjen e komisionit duhet të merrnin pjesë të gjitha palët dhe të jepnin propozimet e tyre për anëtarët.

Në emisionin “Repoltix”, Imami tha se kjo garë nuk është e hapur dhe se vendimi për vendosjen e datës së zgjedhjeve ishte i nxituar dhe i paarsyetuar.

Imami tha se kjo u bë për qëllim se Basha e do që kandidatëve që do të garojnë do u duhet kohë t’u drejtohen strukturave të PD dhe ua mohoi këtë gjë që të kishte karrigen e tij të sigurt. Imami renditi një seri arsyesh se pse vendimi për zgjedhjet më 13 qershor u morr me shpejtësi dhe pa pritur asnjë lloj propozimi.

“Kjo garë nuk është  hapur dhe e ndershme. Sikundër ka një reagim të përgjithshëm, veprimi qe i njëanshëm dhe veprimi ishte një nxitim i pajustifikuar , i pamotivuar dhe i paarsyetuar dhe i marrë me një shpejtësi të madhe i argumentuar nga Basha si vendim i marrë nga sekretari i përgjithshëm dhe kjo e legjitimonte.

Nëse kryetari i partisë është në kontakt me degët e partisë, konkurrentët e tij kanë nevojë për kohë për të filluar dhe vendosur kontakte. Shkurtimi i kësaj kohe tregon se zotëria nuk kërkon që të gjitha palët të kenë një akses normal në zgjedhje.

Përveç kohës, në parti pas një humbje të tillë duhen disa palë që të paraqiten, që të bëhen zgjedhje të pranueshme nuk duhet vetëm të shpallësh datën, por duhet edhe një komision zgjedhor që të jetë i paanshëm, dhe nuk ramë dakord me Jemin Gjanën, me të s’ka njërin botë që të bie dakord jo më unë.

Normalisht bëhen propozime dhe nuk mund të ketë zgjedhje të hapura dhe të pranueshme me një komision që është i Lulzim Bashës. Kryetari i komisionit para dy ditësh ka sulmuar dy anëtarë të grupit tonë publikisht. Pra është komision i njëanshëm. pra kryetar është një person pro Bashës dhe jo nuk shkon”, tha Imami.

Imami bëri të ditur se të enjten gripi “për PD” do të shpall kandidaturën e saj për kryetar të PD, ndërsa shtoi se Basha nuk gëzon më besim, por manovrat që ai bën brenda partisë tregon se gara nuk do të jetë e drejtë dhe e hapur, edhe pse ky grup do e bëj betejën e saj deri në fund.

“Kriteret për të qenë kandidat nuk mund të interpretohen në një mënyrë ose tjetër i japin dhe i japin të drejtën kryetarit të partisë që të përcaktojë se kush do të jenë kandidatët që do të garojë. Lista e anëtarëve është gjithashtu një problem. Një pjesë e madhe e anëtarësisë ka pushuar se qeni e angazhuar për shkak të Lulzim Bashës.

Çfarëdo që të bëjë Basha ky nuk gëzon dot më besim. Pasnesër paradite  do të tregojmë kandidatin tonë. Ne e kemi relativisht të mbyllur idenë se cili do të jetë kandidat, mund të jetë më shumë se një. Po konsultohemi  dhe po përpiqemi të nxjerrim një kandidat kolegjial”, tha Imami.

5 komente në “Zgjedhjet brenda PD, Imami: Komisioni, i kapur nga Basha! Gjana, i njëanshëm, gara s’është e ndershme! Të enjten shpallim kandidaturën tonë”

  1. ENDRI says:

    Po mire se nuk e kuptoj pse jeni kaq te trashe. Lereni bashen te mbaj PD ju te tjeret duke filluar qe nga :
    BAMIR TOPI
    JOZEFINA TOPALLI
    ASTRIT PATOZI
    EDUART SELAMI ETJ FIGURA QE KANE IKUR NGA PD, KRIJONI NJE PARTI TJETER DHE SHIKONI SE E ZEVENDESONI PD BRENDA DITES DHE TEJKALONI EDHE CDO PARTI TJETER.

    PSE RRINI E QAHENI KUR E DINI QE BASHA PRAP I KA ZGJEDHJET E VJEDHURA???

  2. Hajro Mehmeti says:

    Ky Imami ngordhi te dali pak ne siperfaqe , ka nja 10-15 vjet qe zvaritet si krimbat nen toke ….e ci duhej politika ketij kaishit , mire qe aktor , do qe njeri i nderuar tani dhe jo nje lango i Saliut , tani eshte vone ore kuluf , te ka dale boja komplet ….ky nuk qe dikur Mjnister i Mbrojtjes ??? Dhe i zhytur ne skandale ?? Per cfare nuk u degjua ky , e ckerkon tani ?? Ik o mjeran se je karte e djegur …

  3. antipatrea says:

    Kerkoni vezhgues nga OSBE , dhe po s’deshi Luli bojkotoni zgjedhjet dhe futuni ne cader … ” Luli ik !!!! “

  4. xha jaho says:

    Shume e sakte Endri !
    Une mendoj qe atajane te gjithe nen presionin e perdhunuesit BERISHA (Teoria e Zigmund Frojd).
    Edhe nje gje, kur ata nuk jane ne gjendje te zhvillojne nje zgjedhje te lire brenda partise, si mundet ata te PD te organizojne zgjedhje e lirra ne Shqiperi ??????????
    Ata kurre ne keto 30 vjet nuk kane zhvillu zgjedhje te lira. Ne 2013, ishin 1 milion shqipetar dhe presioni nderkombetar qe ia mbushi mendje te iknin sepse perndryshe do kishin ndejt ne pushtet me manipulime.
    Une ketu nuk kam par kurre nje te klanit te Rames te ofroje thase me miell si keto HAJDARET e PD… te kene turp sepse ata futen kulturen evjedhjes ne zgjedhje. Prandaj shpresoj qe SPAK ti boj shembull keta majmuna qe shesin voten çfardo krahu qofte por do e marrim vesh mire qe te gjithe do jene te krahu te RRUMPALLES. Sepse jane dy bote qe i ndajne: 1- ajo e rrumpalles islamiste, vjedhjes, mashtrimit, intriges, incestit…. dhe 2- ajo pro-perendimorja dhe paqesorja e RAMES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje