ANALIZA: Ndarja e territoreve osmane, origjina e konflikteve në Lindjen e Mesme

19 Maj 2021, 10:21Bota TEMA

Konfliktet aktualë në Lindje të Mesme e kanë origjinën kur britanikët dhe francezët kanë ndarë territoret arabe e Perandorisë Osmane. Revolucioni kombëtar dhe laik i udhëhequr nga Mustafà Kemali në Turqi, fitorja e papritur wahabite në Gadishullin Arabik, rëndësia në rritje e naftës dhe çështja sioniste nuk kanë lejuar midis dy luftërave botërore stabilizimin e rajonit.

Konfrontimi Lindje – Perëndim, i nisur më 1798 me ekspeditën e Bonapartit në Egjipt, nuk ka shkaktuar atë modernizim të shoqërive myslimane që shpresonin shumë. Shfryrja e vetme e papritur e forcës, e përfaqësuar për disa dekada në Egjipti i Mehmet Aliut, ka treguar shpejt limitet e tij dhe e ka ezauruar shtytjen e saj. Praktikisht, debitimi marramendës i akumuluar nga pasuesit e tij do ta vendosë vendin nën mëshirën e Anglisë qysh nga viti 1881. Njëkohësisht, asgjë nuk dukej se mund ta ndalonte dekompozimin e ngadaltë e të “Sëmurit të Madh”, nofkë e atribuar Perandorisë Osmane, i bërë objekt i lakmive perëndimore pasi ka dridhur për shumë shekuj Europën.

Lufta e Parë Botërore kontribuoi që të përshpejtohej brutalisht një proces i tillë dhe në zonën e Lindjes së Mesme të zëvendësohej fuqia turke me atë angleze, fitimtare në Lindje të nesërmen e konfliktit, pavarësisht lëshimeve të bëra një France që nuk posedonte më mjetet për ta rivalizuar “aleatin” e saj. Revolucioni kombëtar dhe laik i udhëhequr nga Mustafà Kemali në Turqi, fitorja e papritur e wahabitëve në Gadishullin Arabik, rëndësia në rritje e problemit të naftës, lindja e nacionalizmit arab dhe dramat e shkaktuara nga projekti sionist nuk kanë mundësuar stabilizimin e rajonit midis dy luftërave botërore. Situata rëndohet në përfundim të Luftës së Dytë Botërore nga lindja e Shtetit të Izraelit dhe nga efektet e Luftës së Ftohtë. Njëkoohësisht ky konflikt i jep fuqisë amerikane, tashmë dominuese në rajon, pretekstin e një “frenimi” të nevojshëm ndaj Bashkimit Sovjetik.

Në kundërshtim me shpresat e lindura me mbarimin e konfliktit Lindje – Perëndim, tentativat amerikane për të ndërtuar një “rend të ri botëror” dhe impenjimet e marra në Procesin e Oslos midis Izraelit dhe Palestinës, Lindja e Afërt mbetet akoma sot një fuçi baruti, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Këmbëngulja dhe radikalizimi i rezistencës palestineze, paqartësitë që peshojnë mbi mbijetesën e shtetit libanez, kaosi iraken, rritja e fuqisë së islamizmit, ambiciet iraniane dhe ndoshta një “luftarakizëm” i caktuar amerikan, i inkurajuar nganjëherë nga inkursionet izraeliane, siç vërente Fernand Braudel, e bëjnë gjithmonë këtë rajon si “zemra e dhunshme e botës”.

Megjithatë, një situatë e tillë një shekull më parë nuk kishte asgjë fatale. Është gjatë Luftës së Parë Botërore dhe gjatë viteve menjëherë pas saj që janë krijuar kushtet e “tragjedisë” aktuale të Lindjes së Mesme. Imponohet kështu një provim i dobësive të shoqërive arabo – myslimane të epokës, por edhe i ambicieve dhe i përgjegjësive të fuqivve perandorake europiane. Pas 1918, këto marrin rolin e “mandatarit” për të konsoliduar dominimin mbi një rajon që kishte një interes të konsiderueshëm në planin politik, petrolifer dhe gjeostrategjik.

Në vigjilje të luftës së 1914, Perandoria Osmane dukej e përfshirë në një rënie të pakthyeshme. Më 1912, përballë koalicionit të vendeve ballkanike, ajo ka humbur pjesën më të madhe e posediimeve europiane të saj, pasi i është dashur që të braktisë, po atë vit, Libinë në favor të Italisë. Vullneti moddernizues i “Turqve të Rinj” në periudhën 1908 – 1909, nuk duket se është i mjaftueshëm për t’i garantuar mbijetesën. Agonia e të “Sëmurit të Madh” ndiqet nga afër prej fuqive të mëdha, disa të paduruara që t’i ndanin territoret. Qysh nga koha e Katerinës së II, Rusia ëndërron të “çlirojë” Kostandinopojën dhe të hapë aksesin në Mesdhe. E gatshme që të afirmojë të drejtat e saj mbi

Vendet e Shenjta të Jeruzalemit, Rusia synon veç të tjerash që të hapë rrugën drejt Oqeanit Indian, duke e ushtruar influencën e saj në Persinë e perandorëve kazarë, situata e të cilës është e brishtë sa ajo e Perandorisë Osmane fqinje.

Gjermania e Vilhelmit të II Hohenzollern, e fundit e ardhur në rajon, duket mjaft e vendosur që të vërë në zbatim një “politikë botërore” të saj. Ajo synon kështu që të kompensojë zhgënjimin e një ekspansioni kolonial, të vonuar dhe modest. Gjermania dëshiron të zhvillojë influencën e saj në një Perandori Osmane nevojat e së cilës për kapitale dhe mjete janë të konsiderueshme. Nga viti 1898 ndërtimi i Bagdadbahn, hekurudhës për Bagdad, që synojnë ta zgjasin deri në Basora, në Gjirin Persik, evidenton ambiciet gjermane. Ajo duket si një mjet i frikshëm penetrimi ekonomik. Gjurma e saj kalon në afërsi të rajonit të Mossulit, ku janë zbuluar vendburime të konsiderueshme nafte.

Aleate ne privilegjuar e Sulltanit nga koha e Françeskut të I dhe Luigjit të XIV, Franca është zëvendësuar prej fundit të shekullit të XVIII në Kostandinopojë nga Anglia. Mbështetja ndaj Mehmet Alìut e sposton drejt Egjiptit qendrën kryesore e interesit të saj. Por francezët ruajnë jo më pak impenjime të rëndësishme ekonomike në Perandorinë Osmane, ku kursimtarët e saj kanë investuar në pajisje portuale dhe në hekurudhën e Cilicisë. Franca kujtohet njëlloj për rolin që ka luajtur në të kaluarën në Tokën e Shenjtë në epokën e kryqëzatave apo, në vonë, kur Napoleoni i III ka mbrojtur kristianët në Liban nga druzët.

Megjithatë, aktori kryesor në rajon mbetet Anglia. Pasi ka bërë gjithçka për ta kompromentuar realizimin e Kanalit të Suezit, anglezët janë futur në udhëheqje të Kompanisë Universale të Kanalit. Kur Egjipti mbërthehet nga agjitacioni nacionalist në fillimin e viteve ’80 të shekullit të XIX, Londra, domethënë Benjamin Disraeli, manovron për të vendosur në Kajro një protektorat faktik. Franca do të detyrohet në fund që ta pranojë këtë situatë, duke siguruar në shpërblim liri veprimi në Marok. Protektorati britanik, që ishte tashmë diçka faktike, do të krijohet juridikisht më 1914, në momentin e hyrjes në luftë të Turqisë, formalisht akoma sovrane mbi Egjipt.

Anglia, padrone e Qipros qysh nga 1878 (Kongresi i Berlinit), por edhe i Suezit e Adenit, në daljen e Detit të Kuq, e ka kuptuar shumë shpejt rëndësinë që mund të merrte në të ardhmen nafta e Lindjes së Afërt. Ari i zi nxirret nga 1907 në Khuzestan, në perëndim të Perandorisë Persiane dhe më 1914 Admiraliati britanik, me iniciativën e Winston Churchill e të Admiralit John Fisher, nxiton që të blejë me shpejtësi kuotën mazhoritare e Anglo Persian Oil Company. Royal Navy po kalon nga qymyri tek nfta dhe kjo i atribuon një rëndësi vendimtare resurseve petrolifere të rajonit. Në përgjithësi, drejtuesit e Londrës duan të garantojnë sigurinë e rrugës detare të Indisë.

Për këtë arsye, ata mbesin për një kohë të gjatë të kapur ppas ruajtjes së integritetit territorial të Perandorisë Osmane. Në kontekstin e Lojës së Madhe euraziatike, një modifikim në Perandorinë Osmane nuk ka sesi të mos favorizojë Rusinë. Veç kësaj, në preokupimin për ta zënë fundin e Gjirit Persik, ku Bagdadbahn rrezikon që të ndërtojë një rrugë të re kontinentale drejt Indisë, Anglia i ka ofruar më 1899 protektoratin e saj Mubarak al Sabah, Sheik i Kuvajtit. Ky protektorat, i njohur nga pushteti osman më 1913, bëhet një burim i pashtershëm mërishë dhe tensionesh të forta, sidomos kur emirati modest shndërrohet në një element themelor të politikës petrolifere të rajonit.

E vendosur në shekullin e XX përballë zgjimit kombëtar të popujve ballkanikë (tëë nënshtruar qysh nga Mesjeta), Perandorisë Osmane i duhet që të përballet me refuzimin që shkakton në botën arabe hegjemonia e ushtruar prej elementëve turq nga pushtimi i rajonit në fillimet e shekullit të XVI. Shekulli i XIX ka parë “zgjimin arab” e Nahdasë, i inkurajuar nga suksesi i Egjiptit të Mehmet Aliut. Në agimin shekullit të XX një pjesë e mirë e drejtueesve arabë uron që t’i jappë fund “natës osmane”.

Solidariteti sunit nuk është më i mjaftueshëm për të abroguar realitetet kombëtare, sidomos në Siri e në Mesopotami (Irak), kur organizohen shoqëri sekrete. Këto inkurajohen nëndhe nga disa fuqi të mëdha, veçanërisht Franca. Praktikisht është në Paris që mblidhet në qershorin e 1913 Kongresi i Al Djamiyah al Arabiyyah (Lëvizja e Komuniteteve Arabe) që riveendikon arabizimin e administratës në provincat arabe e Perandorisë. Njëkohësisht, anglezët vendosin kontakte me princat hashemitë të Hexhiazit, që menaxhojnë pelegrinazhet në Vendet e Shenjta të islamit. Por nëse Zyra Arabe në Kajro, degë e Foreign Office londinez, përgatit terrenin, Indian Office, degë e Kompanisë së Indive, nga ana e saj mbështet përpjekjet e Abd el Aziz ibn Saud, kreut të wahabitëve të Negedit. Këta “puritanë të shkretëtirës” të vërtetë që propozojnë një islam fondamentalist deri në atë moment marxhinal, kanë hesape për të larë me rivalët hashemitë, fakt që do ta shtyjë Londrën në gabime të mëtejshme në llogaritje.

Konflikti i parë botëror nis në Lindje në vjeshtën e 1914, kur Perandoria Osmane u bashkangjatitet fuqive të Boshtit Qendror dhe hyn në luftë kundër Rusisë dhe aleatëve të saj të Antantës. Natyrisht që kjo situatë kontribuon që të ashpërsohen tensionet, rivalitetet imperialiste dhe konfliktet latente të interesit. Teatri i operacioneve i Lindjes së Mesme duket menjëherë si një post themelor për britanikët. Londra synon që të garantojë sigurinë e rrugës drejt Indisë, veçanërisht asaj të Kanalit të Suezit. Në fillimin e 1915 turqit lëshojnë mbi këtë objektiv, duke filluar nga Siria, një ofensivë që mund të rezultojë e rrezikshme. Por turqit bllokohen dhe lançimi i ofensivës aleate në Dardanele i detyron që të heqin dorë. Anglezët do të jenë me më pak fat në Mesopotami. Trupat e menaxhuara nga Kompania e Indive zbarkojnë në Fao, marrin në dorë lehtësisht Bassoran dhe vazhdojnë në drejtim të Bagdadit, por Gjenerali Townshend e lë veten në rrethohet në Kut el Amara, ku është i detyruar të kapitullojë pa lavdi në prillin e 1916. Do të duhet të pritet marsi i 1917 që anglezët të marrin hakun me hyrjen fitimtare në Bagdad nga Gjenerali Frederick Stanley Maude. Duke u shtyrë në veri në drejtim të zonave petrolifere të Kirkukut e të Mosulit, anglezët do të arrijnë deri në brigjet e Detit Kaspik e të Detit të Zi, të tërhequr nga nafta e Bakusë. Në të njëjtin moment, Rusia është gati duke rënë në kthetrat e revolucionit bolshevik.

Goditja e pësuar gjatë 1915 në Dardanele i shtyn autoritetet britanike të Kajros që të kërkojnë aleancën e arabëve kundër turqve. Më 30 janar 1916 Sir Henry Mac Mahon, Komisari i Lartë anglez në Egjipt, impenjohet me Hussein, Sherifin hashemit të Mekës, në favor të krijimit të një mbretërie të madhe arabe. Kjo me kusht që tributë e Hexhiazit, të vendosura nën autoritetin e tij, t’ua kalojnë mbështetjen e tyre anglezëve. Hussein i premtohen armë, para dhe këshilltarë ushtarakë: të joshur nga perspektiva e një mbretërie që shkon nga Siria në Gadishullin Arabik dhe nga Mesdheu në Mesopotamia, ata natyrisht që aderojnë. Është e qartë se premtimet fshehin ngurrime, pasi, për shembull, anglezët nnuk kanë ndërmend aspak të humbasin kontrollin e Mesopotamisë.

Duke filluar nga muaji shkurt 1916, François-Georges Picot dhe Mark Sykes nënshkruajnë një marrëveshje sekrete lidhur me ndarjen e territoreve arabe të Perandorisë Osmane midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Francezët duket se e kanë përceptuar mirë projektin anglez në Mesopotami. Sapo të vihej nën kontroll zona petrolifere e Abadan, tashmë në shfrytëzim, ata synojnë që të avancojnë deri në Mosul ku të gjithë e dinë se nëntoka është e pasur me ar të zi (vendburimi i parë do të vihet praktikisht në funksionim më 1927). Francezët nuk duan që t’ua lënë aleatëve të tyre monopolin petrolifer në rajon. Marrëveshja Sykes – Picot, e përfunduar më 9 maj, i rezervon Francës Sirinë, Cilicinë dhe Vilajetin e Mosulit. Anglia shikon t’i garantohet kontrolli i Irakut, Palestinës dhe i bregut të Gjirit Persik.

Kjo marrëveshje është në kontradiktë të qartë me premtimet e bëra Sherifit Hussein, por duhet të mbesë sekrete (nuk do të jetë më në fundin e 1917 kur Trocki, Komisari bolshevik i Punëve të Jashtme, do ta bëjë publik pas Revolucionit të Tetorit). Megjithë këta ekuivokë të errët, e mbështetur nga Anglia, revolta arabe arrin suksese të konsiderueshme. Turqit humbasin Mekën dhe portin e Xhedahut, por arrijnë të mbajnë Medinën, pika fundore e hekurudhës që bashkon këtë qytet me Damaskun. Një hekurudhë që do të bëhet objektiv sulmesh dhe grushtesh shteti të shumta gjatë muajve në vazhdim, kur Thomas Edward Lawrence, bashkë me Emirin Faysal ibn Husayn, do të bëjë një “luftë shkretëtire” të një lloji të ri, që do ta vërë në vështirësi të mëdha garnizonin turk e Medinës.

Më 1917 oficeri anglez arrin deri sa të pushtojë portin e Aqaba, duke e sulmuar nga toka këtë port osman në Detin e Kuq. Bëhet fjaalë për një kthesë të kontliktit, që do t’ua lehtësojë detyrën trupave anglezë të mbledhura në Egjipt nën urdhërat e Gjeneralit Edmund Allenby. Nga fundi i tetorit, ky sulmon me forca shumë më superiore linjën Gaza – Bersheba dhe arrin të thyejë pozicionet turke. Hapet kështu rruga drejt Jeruzalemitt, ku do të hyjë si fitimtar më 9 dhjetor 1917. Pak më shumë se një muaj më parë, Lordi Arthur James Balfour, Ministri i Jashttëm britanik, është impenjuar me një letër për Lordin Walter Rothschild, përfaqësuesi kryesor i komunitetit hebraik britanik: «Qeveria e Madhërisë së Tij e konsideron në mënyrë të favorshme instalimin në Palestinë e një vatre kombëtare për popullin hebre që do të përdorë të gjitha forcat e saj për ta favorizuar realizimin e këtij objektivi, duke qenë e qartë se nuk mund do të bëhet asgjë që të mund të dëmtojë të drejtat civile e fetare të kolektiviteteve johebreje ekzistuese në Palestinë». Përtej formulimit ambig, kjo deklaratë është në kontradiktë me premtimet e bëra hashemitëve një vit më parë.

Fitorja e Antantës ravijëzohet gjatë vitit 1918, por situata mbetet jashtëzakonisht komplekse në Lindje. Në ditët e para e tetorit të po atij viti ushtria arabe e Lawrence dhe Faysal hyn në Damask, mu në momentin kur vijnë forcat e Allenby, të ardhura nga Nablus, Haifa dhe Akkra. Nga 7 tetori, francezët zbarkojnë trupa në Bejrut, përpara se Allenby ta marrë në zotërim. Marrëveshja Sykes-Picot ia jepte Libanin dhe Sirisë Francës, por superioriteti dërrmues anglez në Lindje nuk premton asgjë të mirë. Fakt i konfirmuar qush në muajin dhjetor 1918 prej heqjes dorë nga ana e Georges Clemenceau ndaj një pjesë të marrëveshjes. Kryeministri francez heq dorë nga Vilajeti i Mossulit në sshkëmbim të garancive lidhur me naftën nëpërmjet blerjes së kuotës gjermane të Turkish Petroleum Company. Ndërkohë, anglezët kanë negociiuar të vetëm me turqit Armëpushimin e Mudros, duke i vënë francezë, italianë dhe grekë përpara faktit të kryer. Ky armëpushim privilegjon qartë interesat e tyre.

Periudha menjëherë pas Luftës së Madhe hap kështu një periudhë mbizotërimi të pakontestuar të britanikëve në rajon. Në kundërshtim me premtimet e formuluara nga Wilson lidhur me emancipimin e popujve të kolonizuar, arabët janë humbësit e mëdhenj. Më kot nacionalistët egjiptianë e Saad Zaghlul Pashës dhe të Partisë Wafd (Delegacioni) do të reklamojnë pavarësinë. Konferenca e Paqes konfirmon protektoratin anglez mbi Egjiptin. Me kërkesën e Wilson, një komision i përbërë nga Profesori Henry Churchill King e nga biznesmeni Charles Richard Crane ngarkohet që të vlerësojë situatën në Lindjen e Afërt. Do të hyjë pak në punë pasi rezolutat e komisionit e shkëshillojnë ndarjen e Libanit e të Sirisë, si edhe krijimin e një vatre hebreje në Palestinë, e papranueshme për popullsinë lokale: konkluzionet e tij do të errësohen falë impenjimit të Francës e të Anglisë. Në marsin e 1920, kur Emiri hashemit Faysal shpall në Damask një Mbretëri të Sirisë së Madhe, Fraanca, pas një serie negociatash dukshëm jo të frytshme, reagon me shpalljen e pavarësisë së Libanit. Në korrik, në vijim të ngurrimeve të Faysal, me urdhër të Gjeneralit Henri Goudart, Franca dërgon në Damask një grup të vogël ekspedicionar nën urdhërat e Gjeneralit Mariano Julio Goybet. Ky do të shpartallojë, pa ndonjë vështirësi të madhe në korrik, nacionalistët arabë në luftimet në Mayssalun.

Nga 25 prilli 1920, Konferenca e Sanremos kishte konfirmuar nnë vija të përgjithshme marrëveshjet franko – angleze e 1916 dhe të 1918. Franca shikon që të jepet një mandat i Tipit A (domethënë një mandat me objektivin e përgatitjes së një pavarësie në afat të shkurtër) mbi Sirinë dhe Libanin. Njëkohësisht, Britania e Madhe shikon që t’i akordohet njëlloj Palestina dhe Iraku. Po atë vit, Franca, e cila ka mbledhur në zonën e Alesandretës mijëra armenë që ikin nga masakrat e turqve, përfundon një armëpushim me forcat turke e lidhura me lëvizjen nacionaliste e revolucionare të nisur nga Mustafà Kemali. Në gusht, copëzimi i Turqisë, i sanksionuar nga Traktati i Sevres, që ka pranuar edhe Sulltanin osman, nuk bën gjë tjetër veçse e ka radikalizuar kryengritjen kemaliste. Kjo do të arrijë ttë realizojë një ripushtim të tërësisë së territorit anadollas, nga i cili do të përzihen përgjithmonë grekërit, megjithëse të mbështetur nga Anglia.

Asgjësimi i Armenisë së Madhe, i hipotezuar në Sevres, dhe anullimi i disidencave kurde do të kontribuojnë në sigurimin me shpejtësi e unitetit të Turqisë së re, masivisht e lidhur me një rebelim kombëtar, laik e jakobin, në antipodet e asaj që kishte qenë Perandoria multietnike dhe multifetare e mileteve osmane. Në vitin 1923, tri vjet pas Traktatit të Sevres, me Traktatin e Lausanne, Mustafà Kemali do të sigurojë njohjen e kësaj Turqie të re që ai synon ta çlirojë nga vjetërsia e traditave myslimane, për ta bërë një vend modern i frymëuar nga modelet perëndimore.

Ndërkaq, francezë dhe nglezë hasin vështirësi serioze për ta përcaktuar autoritetin e tyre mbi Orientin arab. Në Irak, anglezëve i duhet që të përballojnë një rebelim të përgjithësuar, jashtëzakonisht të dhunshëm, në jugun shiit dhe në malet e Kurdistanit. Francezët mund të mbështeten mbi Libanin e Madh, i krijuar në shtatorin e 1920 nga Gjenerali Gourand në një kontekst territorial që ia garanton shumicën kristianëve. Por kjo manovër u duket nacionalistëve arabë si një riedicion modern i parimit të vjetër “divide et impera”. Ndarja e Sirisë myslimane në territore të ndryshme në territore të ndryshme (Damask, Alep dhe Latakia) nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do ta mbështesë këtë analizë.

Disa vite më vonë, revolta druze do të konfirmojë vështirësitë e Francës mbi territoret e saj mandatare. Në Egjipt, anglezët duhet të mbajnë parasysh rivendikime kombëtare. Ndërkohë, në shkurtin e 1922, ata japin një pavarësi në disa aspekte formale, por që mundëson të qetësohen trazirat. Ndërkohë, në marsin e 1921, Winston Churchill mbledh në Kajro, për të përdorur vetë fjalët e tij, “Konferencën e 40 Hajdutëve”, zyrtarisht Konferenca Britanike për Lindjen e Mesme. Gjatë një mbledhjeje të tillë merren vendime të ndryshme, për të qetësuar trazirat irakene dhe për të mbajtur pparasysh humbjet e pësuara në Arabi nga hashemitët, të mundur nga wahabitët.

Krijohet Mbretëria e Irakut, që i besohet Emirit Faysal, dhe një Emirat i Transjordanisë (territor totalisht artificial, i hequr në letër midis Sirisë, Jordanisë dhe shkretëtirës arabike) në favor të vëllait të tij Abdallah ibn Husayn (stërgjyshi i Mbretit aktual Abdallah të Jordanisë, i lindur më 1962). Britanikët vendosin që ta ushtrojnë akoma mandatin mbi Palestinën sipas metodës së administrimit të drejtpërdrejtë, me të gjitha problemet që pasojnë (nga marsi 1921 shpërthejnë në Jaffa përleshje midis hebrenjve dhe arabëve).

Në Irak, Faysal, sovran i huaj sunit në një vend me shumicë shiite, i duhet të mbështetet tek pakica sunite, që kishte qenë lidhja me pushtetin osman. Në këtë pikë anglezëve u duhet sërish të përballen me revolta shiite e kurde, sistematikisht të shtypura me të njëjtin brutalitet si në të kaluarën. Londra refuzon që t’ia kthejë Kuvajtin Irakut, duke e privuar kështu nga një dale e duhur në Gjirin Persik. Por Faysal nuk mund t’i kundërvihet absolutisht anglezëve në masën në të cilën ata janë të vetmit në gjendje të sigurojnë nga Turqia e Mustafà Kemalit heqjen dorë nga Mossul dhe Kurdistani iraken, të siguruara më 1925.

Pas krizës së madhe botërore, Lindja e Afërme pasosmane del nga dominimi turk për të rënë nën atë të Anglisë e të Francës. Suksesi i një modeli kombëtar territorial që zëvendëson sistemin multietnik osman rezulton i vështirë. Ndarjet e shkaktuara apo të ruajtura nga fuqitë dominuese vijnë e rëndohen nga zhvillimi në Palestinë i projektit sionist dhe i ambicieve petrolifere të Fuqive të Mëdha. Këto të fundit do të rezultojnë gjithnjë e më të paafta në papraprirjen e evolucioneve të parashikueshme themelore. Ky është momenti ku kristalizohen si një nacionalizëm i fuqishëm arab (që do të çojë më pas në themelimin e Partisë Ba’ath dhe në përvojën nasseriane), ashtu edhe një reagim islamist për një kohë të gjatë i nënvlerësuar (akti i lindjes së tij mund të fiksohet në marsin e 1927 në Ismailia, me themelimin e Vëllazërisë Myslimane nga ana e Hassan al Banna).

(nga Storica)

Përgatiti për TemA, Armin Tirana

1 komente në “ANALIZA: Ndarja e territoreve osmane, origjina e konflikteve në Lindjen e Mesme”

  1. i merzitmi says:

    Arabet, popull muti si sllavet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje