"Pasuroi aleatët e tij politik dhe anëtarët e familjes", sinjalet e Shteteve të Bashkuara: Pas Berishës, radhën e ka Ilir Meta

19 Maj 2021, 16:16Politika TEMA

Mesditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije nëpërmjet Sekretarit të Shtetit Antony Blinden, se është marrë vendimi që ish-Presidentit Sali Berisha dhe familjarëve të tij të shpallen “non grata” si persona të padëshirueshëm.

Uashingtoni sillte si argument korrupsionin e Berishës si ish funksionar i lartë si dhe përdorimin e pushtetit për të pasuruar familjarët dhe aleatët.

Pas këtij vendimi të bujshën, tashmë qartazi duket se radhën e ka pikërisht aleati më i madh i Berishës i cili është presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit bashkëndan me Berishën një pjesë të rrugëtimit të tij politik si dhe ka mbi kurriz mjaft çështje të hapura me drejtësinë.

Jo vetëm se do të shkarkohet nga posti i Presidentit,  se kjo tashmë nuk diskutohet më, por nga analiza e lëvizjeve të fundit duket se do t’i bashkohet Berishës në “listën e zezë” të amerikanëve.

Shtuar këtu edhe deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka qenë e qartë me qëndrimin e saj, duke e paralajmëruar disa herë Ilir Metën me mesazhe direkte dhe indirekte.

Mjafton të kujtojmë deklaratën e  saj të fundit gjatë intervistës në Opinion, ku theksoi, se nuk janë artikulimet e saj personale dhe se nuk janë qëndrimet e saj personale, ato që deklaron, por janë qëndrimet e Departamenti Amerikan të Shtetit.

Pra, qartazi mesa duket pas ish-Presidentit Berisha të gjitha sinjalet njoftojnë se e ka radhën Presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit, përpara se të shpallet “non grata” në SHBA, duket se do të ketë një tjetër hall të madh, hetimet e SPAK dhe dosjet kofidente, që thuhet se disponojnë Shtetet e Bashkuara dhe ai vetë i përmendi në intervistën me Çim Pekën.

Dhe pas shkarkimit si President ndoshta do të ketë fatin akoma më të keq për të qenë shembulli i parë i drejtësisë së re.

Sinjalet amerikane mbase janë sinjalet më të qarta për nisjen e një etape të re për shtetin ligjor dhe shkëputjen e plotë nga tranzicioni i shtërgjatë që ka prodhuar vetëm kriza. (TemA)

15 komente në ““Pasuroi aleatët e tij politik dhe anëtarët e familjes”, sinjalet e Shteteve të Bashkuara: Pas Berishës, radhën e ka Ilir Meta”

  1. Neroni says:

    Mos fluturoni kot ore njerez. E cfare se e shpalli non-grata Amerika? Edhe Tom Doshi, Vangjush Dako, Llalla e te tjere jane shpallur non-grata nga Amerika e megjithate hane e pine e shijojne pasurine qe kane bere me vjedhje. Saliu po nuk hyri ne burg per gjithe pjesen e mbetur te jetes i bie ti kaloje te gjitha krimet pa lagur. Dhe them se nuk ka per ti hyre gjemb ne kembe. Shpallja non-grata mund te jete thjesht per te trembur.

    1. Asllani says:

      Berisha eshte e keqja e vendit
      DASH I ka dhene hakun
      Boll Berisha ka Masakruar vendin <> I Shqiperis
      SOT ESHTE CLIRIM I SHQIPERIS PAS ATIJ TE 44
      DUHET TE SHPALLET DIT CLIRIMI NGA BERISHA DHE LIKE FLORIRI
      ROFT AMERIKA , ROFT SHQIPERIA E LIRE

  2. Cifuti says:

    Shyqyr mo mè s fundi,se dikur na e dekorun burr shteti!!!!
    Tash vje rradha e hetuesis,arrestim burgim… kjo duhet t jet prognoza e Sal Berishs. T mos mjaftohen veç me nji sharje “non grata”..
    Krimineli vrases qesh e zgerdhihet kur i thu non grata.
    Ai vec nji gje ka frik.burgun.
    N burg salen pra!
    Paskësaj thuhet me plot goj ,got bless amerika!
    Sala n burg!
    Sala n burg!

  3. Vrkrt says:

    Maj men shekullin e kalum kur i boni pordh ameriks ai diktatori nikaraguas Noriega.
    E kapi amerika,dhe e nxorri n foto si burgaxhi.
    Sales dhe Lirit t njejten gje ti bej.
    Me foton e numrit t burgut n gjoks.
    Dhe me pizhame burgu vija vija….ha…a…

  4. Gri says:

    “…kemi ca gjera per ty….
    Iu shtofte ymri dhe jeta ShBA_ve!
    Mirenjohje dhe .. s’di c te theme per kete shtet mrekulli te planetit. Qelloni fat edhe per shqiptaret e varfer dhe fisnik. Pas kesaj une besoj! Edhe ne Shqiperi po vjen koha!

  5. k says:

    Nesër, fshatari injorant meta, do dekorojë malokun degjeneratë berisha.

  6. Tonini says:

    Te fala Likes,qeshori mbyll hesapet,Reci gati,kush synon majen te llogarise dhe rrezimin,sa me lart te jesh,aq me shume vritesh.Tung

  7. Tonini says:

    Te fala Likes,qeshori mbyll hesapet,Reci gati,kush synon majen te llogarise dhe rrezimin,sa me lart te jesh,aq me shume vritesh.Tung

  8. Tonini says:

    Te fala Likes,qeshori mbyll hesapet,Reci gati,kush synon majen te llogarise dhe rrezimin,sa me lart te jesh,aq me shume vritesh.Tung

  9. Tonini says:

    Te fala Likes,qeshori mbyll hesapet,Reci gati,kush synon majen te llogarise dhe rrezimin,sa me lart te jesh,aq me shume vritesh.Tung

  10. America says:

    Aman cpo beni nuk do na vij monika ne Los Angels ???? e dime qe nuk i gjen gje ne shqiperi keta bastarde qe basrarduan nje popull na beren te ikim larg nga vendi e njerzit tane do marrin me vete mallkimet e nje populli se leket do ti lene si shume bastarde te tjere

  11. Taulant says:

    Nuk besoj te ndodh me Meten sepse Meta ka gjithe dosjet e shitjeve te lejeve te pallateve (kur Rama ishte kryetar bashkie ne Tirane) e koncensioneve te Rames. Pra Meta do publikoj te gjitha vjedhjet e Rames…. sepse i mbyturi te mbyt.
    Varet si do ta luaj lojen Rama sepse Rama e di mire denimi i Berishes dhe Metes do sjell edhe denimin e Rames sepse ata te tre kane vjedhur miliarda euro njeri me shume sesa tjetri por secili mbi 500 milion euro.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      O Taulant,gjallë qënke ti akoma?!
      Kaq shumë ke gëlltitur nga dy armiqtë më të egër të kombit shqiptar SB dhe IM?!
      Ajde tru shplarë ajde që as ke marë vesh ç’është bërë dhe as mer vesh çpo bëhet.

  12. Ze qir says:

    sa I ZGJUT KY tahullati mer jahu

  13. Nje mergimtar says:

    Po pse mor Taulant kerkon ta prisheshgezimin e dites.Mos mendon ti se populli po ti dalin fakte per Ramen mendon se do ti vi keq qe ti shoqeroj ata dy “VIPAT”. Perpara emrave te pervecem,vec ketyre te dyve,nuk do te di njeri.Populli kerkon drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje