Vendimi i DASH, Kadilli: Berisha ndodhet përmbys! Çështja do dëmtojë PD, partia të shkëputet nga lideri

20 Maj 2021, 21:38Politika TEMA

Kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, komentoi shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Berisha nga DASH.

Ai tha se kjo çështje duhet të gjykohet e ndarë nga PD, pasi sipas tij, do të jetë e dëmshme për këtë parti politike. Ndërkaq, Kadilli tha se ai ka menduar një PD të shkëputur nga figura e liderit.

“Patjetër që PD s’ka kohë për të humbur. Pjesa e Këshillit pati shenja jo të mira, më ktheu 30 vite mbrapa në disa element të kulturës politike, të padurimit partiak për të dëgjuar një alternativë.

E kam të vështirë të lidh partinë tim me emra. Ku kam dalë në këtë udhë kam dalë me këmbëngulje. Më vjen keq që zoti Berisha është në këtë ngjarje, sepse kemi bashkëpunuar bashkë.

Ka qenë shumë i afërt në mandatin e tij të parë. Kujtoj që arrit të korrigjonte çdo gjë me historinë e tij, arriti kulmin me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Me vete thoja që ky njeri e arriti. Sepse shtëpia e tij është vetëm 2 km me Kosovën në vijë ajrore. Pas atij momenti nuk pashë më maja të ngjiteshin prej tij.

Kujtoj që 30 vite më parë, ka qenë 30 mars, është dita e vendosjes diplomatike dhe kanë qenë zoti Pashko dhe Berisha të ftuar në DASH. Kjo vizitë shihej si përcaktuese se cili do të ishte drejtuesi i PD.

Nuk më vjen mirë që ai tani ndodhet në një situatë përmbys. Ai është krenaria, forca, kurajo, ta çlirojë veten ndaj çdo akuzë që i është bërë.

Kjo është ndarë nga PD për mua. unë jam për një PD më të madhe se kryetari e vetë PD, sepse ka një zvogëlim i PD. Një PD vetëm berishiste apo bashiste është në minorancë. Një PD më e madhe se e Berisha.

 

 

Jam për një PD më të madhe se Berisha e Basha, sado e imët të duket ajo mbështetje, është si farmi për të ndryshuar një masë të caktuar.

Është mjaftuar në PD të dashurohesh për Berishën dhe Bashën. Duke qenë nga një familje e persekutuarish e di çdo të thotë të ndalojnë në mënyrë të padrejtë, formimi im politik, i edukimit të standardeve ka ardhur nga Zëri i Amerikës, mediat italiane.

Një vend human, që ka ditur të kapërcejë sfidat politike. Jam i palëkundur ta mbroj në çdo sekondë, edhe sikurse të kisha përballë prindin tim. Unë nuk shmang vlerat që besoj, ato politike. S’dua të marr anët e akuzës dhe jam i bindur që mbrojtjen e bën vetë, do të jetë i dëmshëm për PD.

Kur jemi në krizën më të madhe politike, për mua më të madhe se ’97-ën. Zoti Berisha harroi standardin që ka vendos, nuk po shprehet pas zgjedhjeve. kjo çështje është përfolur shumë më para. Kemi aludime, fakti që shkoi kaq larg s’më është ditur.

Më është thënë tre muaj para, por s’i kam besuar, mendoja si thashetheme korridoresh. Uroja të ishte gënjeshtër, nuk ndihem mirë për të. kemi raport miqësie, jo të afërt”, u shpreh Kadilli.

2 komente në “Vendimi i DASH, Kadilli: Berisha ndodhet përmbys! Çështja do dëmtojë PD, partia të shkëputet nga lideri”

  1. Mirëdita says:

    Kandil, ku ishe deri tani?
    Kandil, neqoftese do vazhdosh te ndezesh te njejten PD, pa e shkrire dhe pa e rikrijuar, atehere do besh xhiro bosh.
    Kandil, mos harro se xhiroja bosh qe duket se do besh ti, eshte njesoj si xhirua kriminale qe ka bere deri tani PD.

  2. pjeter says:

    Kadilli familje e persekutuar? Nga vjen Kadilli? Leri pordhet Kadill,Saliu nuk i ka sjelke asnje te mire vendit,per kundrazi,eshte fatkeqesia e personifikur e shqiptareve.Monopolizoi ne menyre te egerr levizjen e paster demokratike studentire.Nje vrases,nje shkaterrues i Shqiperise,nje tradhetar i kombit,nje mashtrues i rendomte e ti na flet qe fale tij Kosova u be e pavarur?Mos e ndje veten te detyruar ti thuash fjale te mira ketij djalli,ne ke ndermend te punosh seriozisht ne demokratizimin e PD-se,ec perpara,per ndryshe veç sa ndyesh me shume se ç’je ndyre, ti afrohesh asaj mostre.Une uroj qe Saliu te vazhdoje ta kruaje akoma me Ameriken,dhe do shofim kur te dali si agjent i sherbimeve anti shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje