Berisha "shet" Bashën: Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qënë për ministrin, s'ka asgjë për mua

20 Maj 2021, 21:28Politika TEMA

Një ditë më parë një vendim i DASH, shokoi opinionin publik shqiptar. Në vendimin në fjalë thuhej se ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjes së tij i ishte ndaluar hyrja në SHBA.

Pas publikimit të këtij vendimi, Berisha është shprehur publikisht, duke kërkuar që të publikohen dokumentet për çdo akuzë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha theksoi se nuk ka pasur asnjë akuzë në drejtim të tij, për shpërdorim të fondeve publike.

Pas kësaj deklarate, Blendi Fevziu ndërhyri duke i kujtuar akuzat për rrugën Durrës-Kukës.

Por, ndoshta për herë të parë, Sali Berisha “drejtoi gishtin”, ndaj pasardhësit të tij në krye të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit një person I mbështetur dhe suportuar fort nga Sali Berisha, por sot Berisha tha “Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qënë për ministrin, ka qënë politike, ska pasë asgjë për Berishën”.

Kujtojmë këtu se në atë kohë ministër i Transportit, ishte pikërisht Lulzim Basha, dhe afera per te cilen eshte akuzuar direkt nga KLSH e asaj kohe shkonte ne 230 milione euro te zhdukura!.

1 komente në “Berisha “shet” Bashën: Akuzat për rrugën Durrës-Kukës kanë qënë për ministrin, s’ka asgjë për mua”

  1. Juliani says:

    HeLul , ku je ??? Po ta fut kanceri digital ,kancerieshte si oktapodi , po u kercenua , shkeput kembet , apo si dylber dhe pa shtylle kurizore spo e mer vesh qe po ta ras Sala ?? O Lul vemja , dhe kur te ngordhi Sala ti do ti kesh breket me mut nga frika …..
    Eshte e cuditshme , se si nje njeri pa piken e pergjegjesise, nje mashtrus , nje genjeshtar , nje njeri mizor kerkonte voten e shqiptarit ta perfaqesonte …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje