Erdogan: Ku po shkon Turqia, ç’është Izraeli dhe kë presin të shtypurit në botë…

21 Maj 2021, 22:35Bota TEMA

E gjithë bota duhet të njohë fytyrën e vërtetë të shtetit terrorist të Izraelit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se e gjithë bota duhet ta njohë fytyrën e vërtetë të shtetit terrorist të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan mori pjesë në inaugurimin e seksionit të shtatë të autostradës “Marmara Veriore” (Kuzey Marmara Otoyolu – KMO), dhe në fjalimin e tij theksoi se ndërtimi i kësaj autostrade jashtëzakonisht të rëndësishme që lidh Stambollin me qendrat industriale në Kocaeli dhe Sakarya, por edhe një autostradë që lidh Azinë dhe Evropën.

“Ne kemi përfunduar të gjitha pjesët e kësaj autostrade. Rajoni i Marmarasë është një nga më të shpeshtat kur bëhet fjalë për potencialet e rritjes së popullsisë, zhvillimit të prodhimit, tregtisë dhe turizmit dhe ne do ta zbukurojmë atë rajon me këtë autostradë,” tha Erdogan.

Eshtë një autostradë ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2013. Fillimisht ishte projektuar të ishte 398.4 kilometra e gjatë, dhe më pas iu shtua një seksion tjetër 45 kilometra i gjatë.

Erdogan tha se autostrada do t’i sjellë Turqisë përfitime të shumta, kryesisht kursime në kohë, para dhe karburant dhe se vlerësohet se emetimet vjetore të karbonit do të reduktohen me 351,000 ton.

Duke treguar se ky është një investim me vlerë 1.7 miliardë dollarë, Erdogan tha se seksioni i sapohapur përfaqëson gjithashtu një kryqëzim me një tunel të madh tre katësh që do të ndërtohet në Stamboll.

Ai tha se po zhvillohet ndërtimi i urës së madhe “Canakkale 1915”, silueta imponuese e së cilës nuk lë askënd indiferent.

“Së shpejti do të hedhim themelet dhe do të fillojmë ndërtimin e urës së parë si pjesë e projektit të ndërtimit të Kanalit të Stambollit, e cila do të jetë një vepër që me siguri do të lërë gjurmë në histori dhe do të jetë një tjetër burim krenarie për vendin tonë,” tha Erdogan .

Me këtë rast, Presidenti turk Erdogan gjithashtu foli për situatën në Palestinë dhe sulmet që forcat izraelite kanë kryer në Gaza në 11 ditët e fundit.

Ai tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë luftën palestineze dhe t’i tregojë të gjithë botës të vërtetën në lidhje me Izraelin.

“Palestina po na pret, mos e harro këtë,” tha Erdogan.

Duke kujtuar seancën e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi ngjarjet në Palestinë, Erdogan tha se një mesazh u dërgua me zë të lartë nga ajo seancë në lidhje me procesin e pushtimit izraelit të territorit palestinez që ka vazhduar që nga viti 1947.

“E gjithë bota duhet të njohë fytyrën e vërtetë të shtetit terrorist të Izraelit,” tha Erdogan, duke shtuar se ai veçanërisht u bëri thirrje të rinjve të kuptojnë se kush është Izraeli në të vërtetë.

Erdogan gjithashtu tha se të gjithë të shtypurit në botë po presin ditën e ngritjes së një Turqie të fortë.

3 komente në “Erdogan: Ku po shkon Turqia, ç’është Izraeli dhe kë presin të shtypurit në botë…”

  1. Gregori says:

    Ik mor debil se te jep te drejte vetem pallosh Rama se amerika dhe Europa te Kane Bo dalje

  2. Shqiptar pre verteti jo si ata te Likes says:

    Qenit kur i vjen ngordhja vete permjer ne dere te xhamise thote populli. Kruhu o sumce Azise kruhu po mase merr me vete edhe ca zgjebarake nga tanet qe na i lane si mbetje verdalle jeniceret mamluke e selxhuke. Ti po ke bythe o plere stepash azie shko e provoje njehere lekuren. Popujt qe paraardhesit e tu kane shtypur nuk kane pare nje dite te bardhe se sic thoshin te paret “ku shkel turku nuk mbin bari”. Te tille jane dhe bastardet tuaj te shperndare neper ballkan qe nga Greqia e deri ne Serbi perfshire dhe keta sumperpjetet tane. Per ndonje qejfmbetur turqelie e ndonje te ekzaltuar greqistani, hanemet selxhuke ne pith ku ti keni se njesoj jeni .

  3. Drilon says:

    Njatanau beri si gangsterr para pak ditesh. Tha do te hyje ne Gaza me kembsori. Sapo Erdogani beri deklrate lufte ra dakort per armepushim. Shkurt Israeli dhi e zgjebosur bishti perpjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje