Vetëm pak ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Bledar Birçe, Vlora është tronditur sërish mbrëmjen e sotme nga një tjetër vrasje.
Mësohet se një 38-vjeçar është qëlluar me kallashnikov në lagjen “Pavarësia” të këtij qytetit. Bëhet fjalë për Delon Troqen, i cili është ekzekutuar me 15 plumba kallashnikovi dhe ka ndërruar jetë në spital.
Një automjet po digjet në Sherishtë të Vlorës, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët, që sipas policisë mund të kenë ikur drejt lumit të Vlorës.
Raportohet nga forcat e rendit se janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Vetëm disa ditë më parë qyteti bregdetar u trondit nga një vrasje e bujshme, ku u vra me kallashnikov 40-vjeçari Bledar Birçe .
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Keq me vjen shume per gjithe keta te rinj shqiptare qe po vriten,
Por keshtu e peson kur merresh me pislleqe. Keta vlonjatet kujtojne se jane “trimat e xha Jahos”.
trimat e hajne te paret PO KA mo cuna po HAJT se smbarojne
Anije te medha, furtuna te medhaja thote nje fjale greke. Ata qe vriten nuk duan “merokame” dhe jete te qete me familjen e tyre. Ata duan jete nate, para shume, femra, makina, luks por keto kane nje kosto qe ne shume raste eshte JETA.