Avokati i Llallës: Dënimi i ish-prokurorit dhe konfiskimi i pronave është faj që gjykata ka marrë përsipër të kryejë

20 Maj 2021, 21:15Kronika TEMA

Sokol Hazizaj avokati i Adriatik Llalla e ka cilësuar dënimin e ish-prokurorit si gabim të karakterit trashanik dhe faj që gjykata ka marrë përsipër të kryej ndaj një qytetari.

I pyetur se ku bazohet për deklaratat e tij se çështja ndaj Llallës është e paragjykuar dhe e njëanshme,  në një lidhje Skype për MCN TV, Hazizaj tha se prova më themelore është mënyra dhe forma se si nisi procedimi penal. Ai gjithashtu deklaroi se vepra për të cilën është akuzuar Llalla nuk prodhon pasuri dhe nuk mund të quhet fshehje një gjë e deklaruar.

Hazizaj si e vlerësoni vendimin e sotëm të shkallës së parë për klientin tuaj dhe a do ta apeloni atë?

Hazizaj: Ne sot u njohëm vetëm me dispozitimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo që konstatuam ishte një ripërsëritje e kërkesës së organit të akuzës në mënyrë të qartë pa asnjë ndryshim nga kërkesa e akuzës dhe së dyti gjykata në vlerësimin tonë u përpoq të hyjë në një risi të rrezikshme duke kaluar edhe kërkesat e organit të hetimit për sekuestron e pronave kur dihet qe sekuestro nuk është atribut i kësaj gjykate.

Në këtë kuptim vendimi i gjykatës është i njëanshëm vjen edhe në kundërshtim me procedurat e kodit penal dhe të procedurës penale. Mendoj se Gjykata e shkallës së parë ka mbajtur këtë qëndrim kur dihet mirë se kjo vepër penale ka karakterin e kundërvajtjes penale dhe parë në themel edhe nëse Llalla do ishte konsumator i kësaj vepre penale, përmbajtja e kësaj vepre nuk prodhon pasoja të krijimit të pasurisë. Janë dy momente që nuk pajtohen me njëra tjetrën. Mosdeklarimi si figurë nuk prodhon pasuri, ky është thelbi i vendimit të dhënë nga një gjykatë të krijuar rishtazi.

Ju edhe më parë keni deklaruar se çështja ndaj klientit tuaj është e paragjykuar dhe e njëanshme. Pse dhe nga kush do paragjykohej ish-kryeprokurori i Shqipërisë? Dhe a keni prova për këtë pretendim?

Hazizaj: Prova më themelore është mënyra dhe forma se si nisi procedimi penal. Ka nisur pranë Prokurorisë Durrës për 2-3 vepra që nuk ka qenë kompetente Gjykata e Krimeve të Rënda, më pas kaloi në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda duke futur elementë të korrupsionit pasiv dhe nuk u provua nga organi i akuzës. Më pas u shtuan edhe dy vepra të tjera sepse nuk u provuan dhe mbetën tek kosdeklarimi, figurë që nuk provon krim penal por kundravajtje penale.

Që të shkosh në këtë akuzë duhet të jesh hetuar më parë në kuptimin administrative dhe në të vërtetë i pandehuri i mbrojtur prej meje duke qenë edhe kryeinspektor i deklarimeve nuk ka pasur asnjë lloj mundësie të mos deklarojë. Nisja për një gamë të gjerë veprash penale dhe përfundimi në këtë lloj derexheje siç është mosdeklarimi dhe dënimi i tij shoqëruar me konfiskimin e pronave është jo gabim i karakterit trashanik, por faj që gjykata ka marrë përsipër të kryej ndaj një qytetari. Sepse vepra për të cilën është akuzuar nuk prodhon pasuri. Si mund të quhet fshehje një gjë e deklaruar? Fshehja ka konflikt të papajtueshëm me deklarimin dhe kur ka fshehje nuk ka deklarim dhe kur ka deklarim nuk ka fshehje.

6 komente në “Avokati i Llallës: Dënimi i ish-prokurorit dhe konfiskimi i pronave është faj që gjykata ka marrë përsipër të kryejë”

  1. eshte mbush shqiperia me shkerdhata e kriminele putana e maskarenje

  2. LSI = CORRUPTION , MAFIA , CRIMINAL ORGANIZATION , NARCO-TRAFFIC , KILLERS says:

    Ik more FEKALE e LSI KRIMIT , që del si BANDIT rrugëve të ISH BLLOKUT !!! BYTHQIR Burrë , PA DINJITET , PA MORAL , PA INTEGRITET !!!! TAMAM PALAÇO i LSI KARAKURVËS dhe LAVIRES !!!

  3. Patriot says:

    Do i hapin te tjera ceshtje. Kjo eshte antipasta. Pastaj vijne mezet.

  4. Sahan-lepires says:

    Shko ore byth lepires, sahan lepires dhe dordolec!
    Si ka mundesi qe cdo gjygjtar e prokuror nuk justifikon dot pronat as me borxhet qe u kane te afrmeve apo familjareve?
    Sikur me e pakta, ta kete blere pronen me para borxh, thjesht ka humbur integritetin per te qene gjyqtar e prokuror i thjeshte, jo me Lrye Prokuror!

  5. Jimi says:

    Personazh teper antipatik, pa shty;lle kurrizore!?

  6. Luli says:

    Kush ja var keyij koqe. Avokatet njohin vetem lekun. Mbrojne vrasesin per lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje