Qitje me mortaja e snajper, Peleshi e Yuri Kim ndjekin stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare në Bizë

20 Maj 2021, 11:02Kronika TEMA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë.

Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, e cila u ndoq nga të pranishmit.

Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve.

Në përfundim të stërvitjes Ministri i Mbrojtjes u shprehu efektivëve shqiptarë të angazhuar në Bizë përgëzimet e tij, të kryeministrit Edi Rama, por edhe të popullit shqiptar për përfaqësimin dinjitoz të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë stërvitje të rëndësishme.

“Jemi shumë krenarë për punën që bëni këtu. Ju jeni me fat që në këtë kohë po zhvillojmë një nga stërvitjet më të mëdha të rajonit, jo vetëm të Shqipërisë.

Jemi duke bërë një integrim shumë dinjitoz me kolegët amerikanë dhe kjo na bën që të krijojmë më shumë besim në vete, të testojmë kapacitetet tona. Po e tregoni çdo ditë që ne e justifikojmë të jemi një vend anëtar i NATO-s edhe me standardet”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Defender Europe 2021” po zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë dhe do të vijojë deri në mesin e muajit qershor.

3 komente në “Qitje me mortaja e snajper, Peleshi e Yuri Kim ndjekin stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare në Bizë”

  1. Beni says:

    Mos te gjuajne tek Mali me Gropa aman,se mos eshte Likja aty.Likja ka humb,nuk dihet ku eshte.Mos eshte arratis?

  2. delvinjotiuk says:

    kujdes stresin ate kokshkretin , se po u merzit ai del e ben vidio ne tik tok , familje kurvash dem baba dem lushajt e tropogojes

  3. Bashkpunimi me NATO-ne na ben krenar si Shqiptare .
    Vet me ka terhequr gjithmon Ushtria me emocionon shume , (Jam nji mik i armes ,sidomos Snajperit )
    te qenit Ushtarak te ben te fort e te mban ne cdo rast Potent
    e te motivuar .
    Shume e bukur , suksese . Le te shpresojme ne perfocimin /moderrnizimin dhe zhgjerimin e shpejte
    Ushtrise Shqiptare ,pra Armatimi i NATO-s sepse Ushtaret nuk pafund Shqiperia gati !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje