Gjykata e Posaçme dënon me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

20 Maj 2021, 14:48Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot dënimin me dy vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kujtojmë që SPAK kishte kërkuar dy vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik për Adriatik Llallën.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ne ate kohe bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

13 komente në “Gjykata e Posaçme dënon me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla”

  1. Timi says:

    Shume pak e keni denuar, ky shkerdhate ka vjedhur si derr nuk ha hetuar krimet e Berishes, Metes e kompani….po talleni o gjykates?

  2. Faliminderit Amerike ?????????????? says:

    Një lajem i mire me sa duket gjerate po levizin .. Kopola kriminale e Sali Berishes dhe ilir Metes por merr goditje pase goditje faliminderit Amerike ????????????

  3. ?????? says:

    Vjedh miljona e denohet vetem 2 vite turp turp te pakten 10 vjet burg ai ishte njeriu me i korruptuar ne shoqerine Shqiptare mbas sali berishesh

  4. Meri says:

    Qenka munduat shume gjykata, apo aq di te numuroje 1, 2…. s’di me shume. Po me tere ato maskaralleqe qe ka bere c’denim eshte ky, prokurori pa shkolle te mesme

  5. Doriani says:

    Ne te semes katnari gramshit. Ti nuk bere pune. Ti vetem vodhe.

  6. Presheva says:

    Ta kesh këmbën e mbarë o Pallë se mesa duket do theni çafën të gjithë bashkë me sapun n’dorë, rroftë ?????.

  7. L'imperatore Diocleziano says:

    2 vjet? Ky pis eshte po aq i keq sa Saliu, bile me i keq se i ka lare rrobat me gjak, korrupsion e gjithcfare lloj pislleqesh familjeve berisha e meta.

  8. shpresojme qe te dali gjalle nga burgu ,se atje do takoje ata kriminelet qe i ka marr miljonat
    dhe kan me ja shqy garrmazen

  9. Johnny says:

    Prisni burra prisni se kshu fillon kjo pune. Sa te fusin tek kafazi te fillojn akuzat tjera te njepasnjeshme.
    Vec kini durim dhe te shpresojm qe dhe apeli e le ne fuqi dhe ta plasin brenda kte gomar rrace.

  10. Beni says:

    Mos u merzisne bre vellezer shqipetare.
    Ky 2 vjeçar eshte veçse per mos-deklarim te passurise.
    Do dalin pislleqe te tjera LLALES dhe avash avash drejtesi do boj punen e vet dhe vite do te shtohen duke shku pse jo derin nja 20 apo 30 vjet.
    Ky eshte vetem fillimi…. nuk keni pa gjoi akoma ka thene i madhi RAMA ne 2013 !

  11. Genci Tirane says:

    Dy vite per gjithe keto akuza? Po pse denoni nga pese vjet ato qe kapni me nje cigare hashash? Apo se nuk jane shoqeria juaj, sic eshte Llalla?

  12. Apo jo? says:

    E vertete qe ne nuk kemi patur kellqe te denojme plehra si ky.
    Por era po fryn ne drejtimin e duhur.
    Jepi “Uncle Sam”
    Jemi me ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje