SHBA dhe Koreja e Jugut janë thellësisht të shqetësuar për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe duan të përqendrohen në një zgjidhje diplomatike, deklaroi presidenti i SHBA, Joe Biden.
Biden i bëri komentet në një konferencë shtypi, pasi priti homologun e tij të Koresë së Jugut, Moon Jae In në Shtëpinë e Bardhë.
”Bisedimet me Phenianin duhet të përqendrohen në hapa pragmatikë që do të zvogëlojnë tensionet ndërsa ecim drejt qëllimit tonë përfundimtar të denuklearizimit të gadishullit”, tha Biden.
“Ne nuk kemi asnjë iluzion se sa e vështirë është”, theksoi ai.
Biden njoftoi gjithashtu emërimin e diplomatit amerikan, Sung Kim si të dërguar për Korenë e Veriut.
Moon përshëndeti emërimin dhe gatishmërinë e qeverisë amerikane për të punuar në mënyrë diplomatike për denuklearizimin e Gadishullit Korean.
“Detyra e përbashkët më urgjente që të dy vendet tona duhet të ndërmarrin është arritja e denuklearizimit të plotë dhe paqes së përhershme në gadishull”, shtoi ai.
hahahhahahhahahahhahaahahhaha!