Pesë shtëpi të reja që kushtojnë 1 milionë paundë secila, do të shemben në Britani pasi toka ku ishin ndërtuar ishte 30% më e madhe sesa plani, pas një beteje ligjore pesë vjeçare të pronarëve të tyre për t’i shpëtuar.
Pronat e veçuara në rajonin piktoresk të West Pennine në qytetin verior të Bolton, ishin më të mëdha nga sa ishin lejuar nga këshili bashkiak, u tha në hetimet e zyrtarëve rajonalë, të cilët lëshuan urdhrin e shembjes së tyre prej vitit 2018. Tashmë autoritetet u kanë dhënë të zotëve 12 muaj kohë për prishjen e shtëpive.
Në një prej seancave gjyqësore pronari Elan Raja tha se kishte paguar 1,057,000 paundë për tokën në 2016 dhe më pas £215,000 në shpenzime të tjera.
Ndërtimi i tyre kishte nisur në 2014 kur u dha leja për konvertimin nga shtëpia fermere e mëparshme, në pesë shtëpitë reja me një shesh qendror.
Shtëpitë e gurit u ndërtuan në një tokë të gjerë të hapur në Bolton, pranë Manchester.
Por punimet e fundit u ndërprenë pas një padie në tetor 2016, kur këshilli bashkiak i Bolton zbuloi se shtëpitë nuk po ndërtoheshin në përputhje me lejen e ndërtimit.
Ata fshataret e Anglise te hapin gjyq ne Shqiperi per mos tu prishur shtepite!!!Te pyesin saliun si behen kto pune.” Nje sygjerim “ te marin avokat gjokutajn se ai ja di puneve te dovletit. Ose 1 nga ata te plepave.
Hej shtet o shtet . mbasi ka miratu ligjin , Ka vendos RREGULLIN dhe RREGULLAT , por ama , tek zbatimi i rregullit nuk falm qimen .
Ligji është një rrjesht , apo një paragraf , pra tjetër gje , kurse në bazë të një apo disa rregullave kanë shqyrtuar kërkesat dhe kanë dhënë miratimet . E zbatojnë rregullin pa hezitim e mëdyshjed , dhe nuk e konceptojnë apo imagjinojnë që rregulli të shkelet nga kushdo qoftë , sepse në kulturën e funksionimit të shtetit , po u shkel rregulli , i duhet të kërkojnë ndryshimin e Ligjit , pra ta çojnë problemin për diskutim e miratim deri në Parlament .
Kurse këtu ligjet egzistojnë , ndoshta edhe ma të plota e ma të mira , sepse bota europiane e Amerika kanë ardhe e na kanë ndihmu me i hartu , duke bërë më t/ mirën .
Por ata harruan , ose nuk arritën të konceptojnë diçka thelbësore . Ne i lamë ligjet në Kushtetutë e Kodin Penal dhe nuk formuluam dhe miratuam RREGULLAT e Zbatimit t• saktë e të drejtë të këtyre ligjeve . Pse nuk e vazhduam këtë proçes ?
Sepse ne nuk e njohim RREGULLIN , duam RREGULLIN dhe duam të punojmë e zbatojmë veç qejfin dhe rregullat e qejfit e interesit tonë .
Ku duam të dijmë ne ( sepse kemi NE pushtetin sot ) se me grataçielat marramendëse, të cilat s’ka URBANISTIKE që i MIRATON e JUSTIFIKON që po ngrejmë vend e pa vend , po i mohojmë të drejtat UNIVERSALE të jetës qindra familjeve e banorëve . Po ju bllokojmë ajrin , po ju zejmë dritën , nuk do i lejmë me i pa Dielli asnjëherë në jetë të jetëve . Kundërshto e ankohu po deshe . Kam policitë që të mbysin në dajak , madje , po deshe edhe të vrasin .
Nuk ka kondicion urbanistik si tek ish këndi i lojrave , që ti ngrejsh 10 metra larg një përbindësh 40 KAT , apo si ajo tek rruga e Kavajës , që i varrosi të gjithë , apo 30 katëshi mu në mes të rrugës në qendër të Tiranës .
Anglia , nuk të len në PYLL tek vilat 2 katëshe , me zmadhu sado pak sipërfaqen , kurse këtu në Tironë , spo ngel mo cep lulishtje , hapsirë jetese , e cep trotuarbsh pa u shtrydh e pa u shfrytëzu nga Bashklia me fut pare sa të mund nëpër xhepa .
Për këtë arsye e urrej Saliun dhe Salitë që qeverisin sot . Sepse Shqipëria është ngritur e gjitha jashtë ligjit. Nga 91 e deri më sot i gjithë aktiviteti ekonomik në Shqipëri , nuk ka kurrfarë bazë ligjore. Shikoni pallatet ngjitur, pa asnjë distancë siç e do inxhinieria e ndërtimit. Shikoni tokat bujqësore, pa asnjë gjeometri. Shikoni rrugët që bëjnë këta. Të vë tabelë autostrade , ti je me 100 në orë, vetëm kur të del rothrrotullimi përpara. Daljet dhe hyrjet janë në një nivel me rrugën kryesore. Në pjesën më të madhe të pa rrethuara. Hyn kali, mushka, dhe lopa bashkë. Po edhe kafsha me dy këmbë që kalon rrugën me 4 korsi. Shifni plazhet. Mire afër e ne mes të rërës. Po ka nga ata që kanë bëre hotelin ngjit me ujët e detit. Pra ti je duke shëtitur, dhe hopa të çfaqet një resort , dhe aty stop, kthehu mbrapsht se është tok e xanun. Shtet i ndyre, me njerëz akoma më të ndyrë. Thjesht jetojmë në një ndyresi. Dhe krye ndyra flet për dinjitet. Të q ty, dinjitetin tënd te shpellarit, me gjithe kellirat që bëjnë tifozllëk per një mostër. E kuptoni o popull i çmendur kolektivisht, se në ç’mase është batërdia në këtë vend?
ka me mire se te besh hotelin ne buze te ujit ? hidhesh nga dritaria ne uje dhe merr rreze ne ballkon. tamam si jasht shteti.
Pa lexu artikullin thashe qe duhet te jete ndonje “nderues” me prejardhje indiane. Pasi e lexova me doli si e vertete. Dmth pune gabelesh!!
Në Shqipëri që kur ka hyrë dhjerokracia nuk ka ligj. Ligjin e bën Alibaba i kohës me kriminelët e kohës.
D.m.th ligji pa lindur u përdhje në dhjerokraci..
Në atë vënd kriminelët bashkë me politikanët hajdutë kanë vjedhur e kanë bërë krime pa u hyrë gjëmb në këmbë për 30 vjet. Turpi më I madh është të vazhdosh të mbash 12 vjet kryeministër një të korruptuar që ska lënë gjë pa vjedhur nga projektet shtetêrore, miliona dollarë leje ndërtimi të paligjshme në Tiranë dhe një president hajdut që përveç se vodhi pasuritë e shtetit në bashkëpunim me të dy krahët ka destabilizuar politikën dhe si rrjedhojë sigurinë e vendit për vite me radhë .
Mos të flasim pastaj për Berishë psikopat kriminelin i cili doli të ishte gabimi më i madh i shqiptarëve, po Berishës po i vinë grahmat e fundit , nuk ka më fuqi dhe pushtet.