G7-a bie dakord për energjinë e dekarbonizuar

22 Maj 2021, 15:01Bota TEMA

Vendet e G7-s u zotuan të kalojnë në një sistem energjie të dekarbonizuar deri në vitin 2030.

Duke folur në fund të një samiti dyditor virtual të ministrave të Mjedisit dhe Energjisë, Alok Sharma, presidenti i bisedimeve ndërkombëtare për klimën Cop26, tha se G7-a kishte bërë përparime thelbësore për largimin nga qymyri.

“Ne të gjithë ranë dakord për të përshpejtuar tranzicionin nga kapaciteti i qymyrit në një sistem energjie të dekarbonizuar në mënyrë dërrmuese në vitet 2030”, u tha ai gazetarëve.

“Ne jemi të përkushtuar gjithashtu që të heqim nga fondet ndërkombëtare për karburantet fosile duke filluar me përfundimin e të gjitha ndihmave të reja të drejtpërdrejta qeveritare për qymyrin ndërkombëtar deri në fund të vitit 2021”, theksoi Sharma.

“Ky angazhim i dërgon një sinjal të qartë botës se qymyri po mbaron”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje