Silva Bino publikon faktet e reja për vaksinën kineze: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve

22 Maj 2021, 10:32Sociale TEMA

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.

Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

“Nga studimi i perditesuar ne daten 17 Maj ne Kili per Coronavac;

–  65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik

– 87% efektive ne parandalimin  e shtrimeve ne spital

– 90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensiv

– 86% efektive ne parandalimin e vdekjeve”, shkruan Bino.

Vaksina kineze, Coronavac është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

3 komente në “Silva Bino publikon faktet e reja për vaksinën kineze: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve”

  1. Kinom says:

    Po ku I ke moj Znj Silva vaksina kineze shumica e njerezve pa mare akoma dozen e dyte, boll I bene reklamen por I sill I te vaksinohen njerzit I keni lene pasdore dozat e dyta.

  2. Papi says:

    HAHAHAHAH
    Gjen nje gazete ne Kili….hahahahah
    Po vetë di te beje pjestim aritmetike qe ta llogarise per Shqiperine????????

  3. Ano says:

    O Silva po kaq e ka dhe corona nivelin e vdekjeve ke re prekurit bile me pak…turp cfare thua…..Pfizer ne masen 96% nuk te ze fare virusi…..ndersa vdekje jo e jo….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje