VIDEO/ Turistët e parë: Ja si polakët, këmbëzbathur kërcejnë valle shqiptare

22 Maj 2021, 22:01Turizëm TEMA

Shqipëria është një ndër vendet më të pëlqyera për turistët e huaj e sidomos gjatë sezonit veror.

Ata nuk pëlqejnë vetëm ushqimet apo plazhet e bukura të vendit tonë por edhe muzikën e vallet tradicionale shqiptare.

Disa turistë janë mbledhur duke kërcyer valle nën tingujt e muzikës shqiptare në një nga lokalet e qytetit të Pogradecit.

Ata janë përfshirë aq shumë sa kanë preferuar të rrinë këmbëzbathur duke u përpjekur që të kapin lëvizjet./tch

4 komente në “VIDEO/ Turistët e parë: Ja si polakët, këmbëzbathur kërcejnë valle shqiptare”

  1. Kot says:

    Ca lajmi per zotin. Me kujtoi rubrikat e rtsh para 90. Biles do shtoja, ata ngelen te mahnitur nga zotesia e kamarireve shqiptare qe e realizuan planin 120%. Cilesia e muzikes sone eshte ne rritje te vazhdueshme vit pas viti u shpreh kryekamarieri dhe ne vitet ne vazhdim do punojme akoma me me perkushtim qe turistet mos te heqin vetem kepucet po dhe breket.

  2. Drilon says:

    Nuk eshte shqiptare eshte otomane. Te njejtat valle i sheh nga Ballkani e deri ne lindje te mesme.Plus ne ish republikat sovjetike qe dhe ato kane qene pjese e perandorise osmane.

  3. Gent says:

    Drilon apo drite shkurter vallet Shqiptare jane ato te burrave te dikurshem e jo te njerezve te sotshem qe te ngjasojne qe nuk kane botekuptimin e vlerave me te larta kulturore te lena nga historia e pasur e vendit tone . Njerez drite shkurter si Driloni apo Elliniki króssós nuk i nevojiten identiteti se nuk jane ne gjendje ta mbrojne edhe perpara te huajve.

    1. Drilon says:

      Po mire more Gent ti qe na qenke drite gjate. Na trego pak vallet shqiptare ato te burrave. Qe kercehen me daulle e cifteli te cilat jane vegla muzikore tradicionale te lindjes se mesme dhe turke.Ti na trego nje here nje valle shqiptare dhe me vegla muzikore shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje