VIDEO: Vajza 14-vjeçare hyn në lokal dhe i ngec foshnjën e porsalindur një klienteje, largohet menjëherë

22 Maj 2021, 23:00Bota TEMA

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 14-vjeçe është paraqitur në një restorant të New Jersey-t, me një foshnjë të porsalindur në krahë, madje, fëmijës nuk i ishte shkëputur ende kordoni i kërthizës.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet se si vajza futet në restorant, afrohet në një tavolinë dhe i kërkon një klienteje që ta mbante për disa momente foshnjën. Por pas kësaj, ajo është larguar menjëherë dhe nuk është kthyer më.

“Dukej tejet e dëshpëruar. Më la foshnjën në krahë, më tha do të kthehem shpejt, por nuk erdhi më”, tha Aguilar, personi e cila mori në dorëzim foshnjën.

Sipas raportimeve policia ka mundur të gjejë 14-vjeçaren. Adoleshentja ka mohuar aktin, e ka thënë para uniformave blu se në video nuk është ajo.

Sipas raportimeve, foshnja do të dërgohet në shtëpinë e fëmijës, ndërsa 14-vjeçarja nuk pritet të përballet me akuza penale.

1 komente në “VIDEO: Vajza 14-vjeçare hyn në lokal dhe i ngec foshnjën e porsalindur një klienteje, largohet menjëherë”

  1. Bardhoku says:

    Zezake muti rrace e flliqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje