Antiamerikanizmi i Berishës dhe Metës, “bunkeri” i izoluar politik që u ndërtua pas zgjedhjeve të 2013-s

23 Maj 2021, 11:23Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Sulmi që Sali Berisha, Ilir Meta dhe pak qarqe pranë tij kanë nisur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë një përpjekje që nuk ka nisur sot, por që prej vitit 2013, kur PD humbi zgjedhjet parlamentare.

Në të gjithë këtë kohë, kanë tentuar të ngjizin një frymë politike për ta kthyer në kauzë, interesin e tyre krejt personal për tu mbrojtur nga një implikim me drejtësinë, por realisht në shoqërinë shqiptare nuk ka ngjitur dhe është krijuar një frymë.

Kjo është shumë e qartë dhe ka shumë arsye që pamundësijnë krijimin e një klime apo fryme, aq më shumë një “parti” anti-amerikane në Shqipëri.

Shqipëria nuk është as ndonjë prej vendeve arabe, ku ngjit propaganda e fanatikëve islamikë dhe qarqeve pro ruse për ta identifikuar SHBA si e afërt me Izraelin.

Shqipëria nuk është as si vendet e banuara me serbë: Serbia vetë, Bosnja apo edhe Mali i Zi, ku një pjesë popullsie e identifikon Amerikën e NATO-n si vendi që bombardoi Serbinë, por edhe kundërshtarja më e fortë e “shtetit-nënë”, që ata konsiderojnë Rusinë, e cila ka krijuar që në vitin 1878 vendet sllave të Ballkanit.

Shqipëria, është njohur ndërkombëtarisht si shtet nga Lidhja e Kombeve në vitin 1919 me insistimin e Presidentit Amerikan Wilson, por edhe me frymën që u krijua në SHBA nga media prestigjoze dhe diplomacia amerikane.

Në vitin 1999, ishte SHBA që projektoi, përgatiti, zbatoi dhe udhëhoqi çlirimin e Kosovës nga Serbia, e më pas pavarësinë politike të saj. Është SHBA që ka udhëhequr pas vitit 1990 procesin e shndërrimit të SHqipërisë nga një shtet i izoluar dhe i dëremuar politikisht e ekonomikisht në një aktor politik me peshën që i takon në Ballkan.

Në vitin 1995 ishte SHBA që nuk toleroi rrëzimin e demokracisë në vend dhe kthimin e Shqipërisë në një qoshe autoritariste që mund të katandisej si republikat ish-sovjetike që përmend shpesh Ilir Meta.

Në vitin 1997, Bill Clinton dhe Kryeministri Italian Romano Prodi, inicuan krijimin e grupit “Miqtë e Shqipërisë”, në mënyrë që ta integronin vendin në një rrugë që e çonte drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Europian.

Në 2003, Presidenti George W Bush krijoi “Kartën e Adriatikut”, ku merrnin pjesë SHBA, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.

SHBA mori përsipër iniciativën politike që këto shtete të hynin në NATO së bashku. Themelimi i kësaj karte u vendos në Tiranë, gjatë vizitës së vitit 2003 të Sekretarit Amerikan të Shtetit Colin Powell.

Pas këtij momentum shumë të rëndësishëm politik, SHBA u investua për konsolidimin e një shteti ligjor dhe politike demokratike perëndimore në Shqipëri, me institucione të konsoliduara dhe rrotacion pushteti me zgjedhje të pranuara nga të dyja palët.

Rikthimi i Sali Berishës në vitin 2005, ndodhi edhe për arsye se SHBA, (që e kishte vendosur në listë të zezë realisht që në vitin 1997 dhe më pas konsoliduar në vitin 1998 me grushtin e shtetit ndaj qeverisë legjitime të Fatos Nanos), i dha një shans të ri si Berishës, por edhe Partisë Demokratike.

Ndaj qeverisjen e dytë të tij SHBA e mbështeti fort, sidomos gjatë mandatit të parë kur në Tiranë u zhvillua edhe samiti i ministrave të Mbrojtjes së Europës Juglindore, e këtu mbërriti Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

SHBA mbështeti financiarisht programin e transparencës në financat e shtetit, çka ishte edhe një mekanizëm antikorrupsion. Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Qendra Kombëtare e Liçensave janë mbështetur nga Programi i Mijëvjeçarit me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Po ashtu edhe programet e transparencës dhe digjitalizimit në tatime.

Por kur Sali Berisha nisi që të sulmojë institucionet për interesat e tij, të familjes së tij, por edhe të aleatëve të tij, siç thotë shlresa e Departamentit të Shtetit, SHBA, atëherë, rinisi përplasja dhe këtu Amerika mendoi se Sali Berisha nuk e ka përligjur “shansin e dytë” që i është dhënë.

Nisi një përplasje e madhe pastaj që u pa në raportet thuajse armiqësore të Sali Berishës me ambasadorët amerikanë në Tiranë: John Withers e Alexandër Arvizu. Berisha kërkoi të ndryshojë ligjin e shërbimit sekret, duke u kundërvënë hapur me NATO-n, Sekretari i Përgjithshëm i së cilës i dërgoi një letër të fortë zyrtare ku bënte të ditur se do të kishte pasoja për këtë.

Po ashtu kulmi arriti me 21 janarin, ku Berishë minoi drejtësinë për të shpëtuar veten, ku sfidoi edhe SHBA që solli provat balistike nga FBI për plumbat e përdorura ndaj 4 qytetarëve të pafajshëm.

Në fund të pushtetit të tij, Berisha u përplas edhe më fort me SHBA, duke shpallur gjoja planin e “Shqipërisë së Madhe” e duke folur për albanofobë. Në këtë kohë mbërriti zyrtari i lartë i Tomas Cowontryman, i cili foli për  “ç’aktivizim  të bombave që mban në dorë” Berisha.

Me humbjen e zgjedhjeve dhe largimit nga detyra e kreut të PD-së vetëm formalisht, Sali Berisha, ka dalë më hapur në qëndrimet e tij të forta anti-amerikane.

Këto përpjekje nisën që në vitin 2013, në të ashtuquajturave “protesta kundër armëve kimike”, kur njerëz të opozitës që morën pjesë në këto protesta, zhvilluan demonstratën e parë kundër ambasadës së SHBA në Tiranë, që nuk kishte ndodhur për 30 vjet partneritet me Shqipërinë.

Ambasadori i atëhershëm i SHBA, Alexandër Arvizu foli hapur për këtë përpjekje antiamerikane.

E cila u thellua më pas hap pas hapi. Kur PD dhe LSI kundërshtuan hapur ligjin e parë që u paraqit në Kuvend për instalimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në vitin 2014. Por gjithçka shpërtheu me nisjen e reformës në drejtësi, ku u instalua Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, çka e ktheu reformën jo më të kontrollueshme aq shumë nga klanet e politikës, por realisht në dorën e SHBA dhe BE.

Që atëherë Berisha doli kundër “republikës së guvernatorëve” dhe nisi linçimi i ambasadorëve të SHBA në Tiranë.

Më pas kjo frymë u shtri kundër edhe zyrtarëve të lartë amerikanë në DASH që i ka sulmuar duke i quajtur si “dhëndra serbë”, kur edhe vetë ai ka pasur mamanë e gruas nga Serbia.

Tashmë, ky sulm ka arritur kulmin, ku sulmohet kreu i Departamentit të Shtetit, si i shitur tek Edi Rama, vetëm e vetëm se ka shpallur non grata Sali Berishën.

Por e gjithë kjo përpjekje nga Berisha, Meta, dhe një grup i vogël përkrahësisht të tyre mediatike, nuk kanë krijuar kurrë frymë në Shqipëri, përkundrazi, kanë ndikuar për keq.

Ilir Meta për shembull, pësoi një distafë të përmasave apokaliptike politike, në referendumin antiamerikan që thirri shqiptarët.

Në 25 prill Meta pikërisht se ishte aktiv aq shumë kundër SHBA mori një përgjigje të fuqishme dhe ky është sinjal shumë i qartë politik.

Ndërkaq, Sali Berisha, u fsheh gjatë gjithë fushatës dhe ishte Lulzim Basha që doli me një aeroeolë perëndimore dhe proamerikane. E pikërisht ky stil i dha PD-së, një rritje të madhe të votave. Nëse do të bëheshin zgjedhjet sot, me qëndrimet anti-SHBA, përkrahja e PD-së do të ishte në përmasa më të ulëta se 2017-a. Pse nuk i bëjnë këto sondazhe mediat që përkrahin Berishën e Metën në këtë përpjekje antiamerikane?!

TemA  

8 komente në “Antiamerikanizmi i Berishës dhe Metës, “bunkeri” i izoluar politik që u ndërtua pas zgjedhjeve të 2013-s”

  1. trendafili Permetit says:

    Pike dhe mos fol me. Te shohim neser mblaçitesit e mburojes se dy krimineleve çfare do derdellisin, pikerisht ata qe degjojme per nate si korba te zinj qe nuk arrijne dote te shkepusin ndonje cope se tani shqiponja i ka mberthyer me thonje , i ka ngrit ne ajer dhe kushedi se ku do ti perplase; e meritojne vdekjen, pse jo, kur duan te vdesin nje popull te tere te ndershem per interesat e tyre. Tani, fjalen e ka drejtesia. Do te behte kesaj radhe apo jo? Te shohim se si do e ndajne shapin nga sheqeri dhe ky do jete vleresimi perfundimtar i perfaqesuesve te saj nga populli ndershem. Se ka shume te pandershem!

  2. trendafili Permetit says:

    Pike dhe mos fol me. Te shohim neser mblaçitesit e mburojes se dy krimineleve çfare do derdellisin, pikerisht ata qe degjojme per nate si korba te zinj qe nuk arrijne dote te shkepusin ndonje cope se tani shqiponja i ka mberthyer me thonje , i ka ngrit ne ajer dhe kushedi se ku do ti perplase; e meritojne vdekjen, pse jo, kur duan te vdesin nje popull te tere te ndershem per interesat e tyre. Tani, fjalen e ka drejtesia. Do te behte kesaj radhe apo jo? Te shohim se si do e ndajne shapin nga sheqeri dhe ky do jete vleresimi perfundimtar i perfaqesuesve te saj nga populli ndershem. Se ka shume te pandershem!!

  3. Barmash says:

    Bravo! Perfect! ” Shqiperia po ndryshon” tha ambasadorja USA. Kete duhet ta kuptojne mire te gjithe Shqiptaret e ta kene mendjen ne mesim. Shqiperia futet shume shpejt ne BE, ashtu siç na futen ne NATO. Jeta e shqiptareve te ndershem do ndryshoje per mire.

  4. Zalo Zaloshnja says:

    Yllka, i ke marre leje Erionke Braces per kete shkrim? Jo per gje po te ka quajtur nje here “Gomar” prandaj te thom…
    Kush qenka pro-amerikan ketu ne vendin e shqipeve mor, ky Rama qe bie permbys per Edrogan Sulltanin anti-amerikanin me te madh ne pushtet ne glob?

  5. mira says:

    Sondazhet në Shqipëri duhen bërë javë për javë, nga një organ i pavarur. Mjaftojnë pyetje në interes të publikut, për shtetin, ligjin, forcat politike…sepse kjo ndihmon që secili politikan, parti, punonjës i shtetit, pozita dhe opozita …etj të reflektojnë dhe të nxjerrin mesime e detyra për të ardhmen, një javë apo një muaj. Vetëm kështu ndërohet demokracia, po t’i thonin që në 94-ën kur humbi referendumin, Berishës… ej nuk është kjo demokracia që ëndërruan shqiptarët, mbase do lëkundej pak, por servilët, hipokritët e lanë kriminelin të shkatërrojë gjithshka që brezat ndërtuan.

  6. Sokoli says:

    Ndihesh keq kur shikon ngazellimin e altoparlanteve te pushtetit per Berishen.Kush fiton nga kjo situate??!!Shqiperia?Shqiptaret?Jo.Fiton vetem Edi Rama dhe gjithe ata qe e shikonin Sali Berishen si pengese per te shtene ne dore cdo gje ne kete vend.Per te shperbere opoziten per te mbyllur e mbytur cdo ze qe ngrihet kunder babezise se pushtetit.Nuk do te vonoje dhe do te ndihen edhe me shume te keqijat e situates te krijuar.I gjthe vendi ne dore te nje njeriu.Keshtu nuk mund te jete nje vend demokratik.Prandaj ndihesh keq kur shikon ngazellimin e nje grupi te lidhut pas qerres se pushtetit.Keta mjerane shpirtvegjel nuk i duhen askujt.

  7. AB says:

    Kēta ishin servilēt amerikan nr. 1 në botë dhe ende do të ishin nëse kēta me sjelljet e tyre në në çeverisje dhe politikë mos të shkelnin rëndë rregullat e demokracisë të lirisë dhe transparencës llogaro dhënjes sidomos te Berisha i cili kurrsesi nuk pranonte të mos jetë në pushtet mjafton të shifet edhe kandidimi i tiji fundit për deputet kur me njenen kambë është ndër dhe kēta kanë notuar ne bindjen se mjafton të flasin fjalë të mëdha për Amerikën të paguajnë ndonjë firmë private për lobim dhe të sulmojnë ish komunizmin në Shqipëri dhe këta mund të sillen si të duan dhe ne kend të duan në Shqipëri të vjedhin sa të dojnë të vrasin të sulmojnë institucionet kur dojnë të mos njofin zgjedhjet e lira kur nuk u konvenon të linçojnë të tjerët e 1000 të zeta tjera por kungulli nuk u shkoj gjith kohen mbi ujë se ma e kaluan çdo limit

  8. Pokeristi says:

    Z.Ylli!
    Sakte,qarte,objektiv,i pa aneshem,realist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje