Shehaj “tremb” Bashën, “lumë” pëlqimesh dhe mbështetje në rrjetet sociale

22 Maj 2021, 22:55Politika TEMA

Një kandidim surprizë që ka sjellë një kthesë të re në garën për kreun e opozitës është ai i deputetit të zgjedhur, Agron Shehaj.

Shehaj e ka njoftuar kandidimin në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë parimore. Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendje është mbështetja e madhe që ai ka grumbulluar në rrjetet sociale.

Mijëra qytetarë, e uronin në faqen e tij të “Facebook” për vendimin që kishte marrë, ndërsa shprehnin mbështetje maksimale.

Në postimin që Shehaj njoftonte kandidimin janë arritur mbi 17 mijë pëlqime dhe më shumë se 4 mijë komente, kryesisht pozitive.

Po ashtu, Vizion Plus pyeti qytetarët në një sondazh se cili nga kandidatët do të fitojë zgjedhjet për postin e kreut të PD: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli apo Ibsen Elezi.

Duke iu referuar mënyrës se si kanë votuar qytetarët, pjesa më e madhe dëshirojnë që PD të drejtohet nga Agron Shehaj.

Mesa duket, Shehaj, i cili ishte edhe kandidati i dytë më i votuar i Partisë Demokratike në

6 komente në “Shehaj “tremb” Bashën, “lumë” pëlqimesh dhe mbështetje në rrjetet sociale”

  1. shqiptari says:

    Mendoni njehere sikur PD te kete Kryetar Partie nje zoteri nga Jugu, dhe PS te kete Kryetar Partie nje zoteri nga Veriu.
    A do kete ndryshimi do sjelli ne ndasite veri jug?

  2. Guximtari says:

    Urime bir !!
    Paç këmbë të mbarë për PD-në, e për demokracinë në shqipëri. Jam socialist 24 karat, por ju vlerësoj maksimalisht.
    Demokrat, përkraheni dhe jepini kurajo Agronit të përballojë këtë sfidë që e ka me të ligën brënda jush.

  3. xhoxhi says:

    Të dini një gjë…Ndryshimi i partisë demokratike vjen jo me Bashën por me një tjetër mundësisht mos ketë lidhje fare me Berishën dhe Bashën.Përndryshe partia demokratike do jetë më keq se çështë sepse edhe ata pak që mendojnë për të qënë ndryshe kjo parti do largohen fare ose do jenë formalisht në këtë parti..

  4. Moni says:

    E meriton….meqenese 2 vjet ka qe kontribon..

  5. Cun i lagjes says:

    Gon labi le ta boje bravo!

  6. Gjeji punes njeriun dhe jo njeriut pune. says:

    ….lider lind nuk behesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje