"Kush i rrezikon postin"! Pedagogu i njohur: Nëse Basha del përsëri fitues si në 2017, PD do qëndrojë në opozitë dhe 8 vite të tjera

22 Maj 2021, 22:13Politika TEMA

Pedagogu Shpend Gashi shprehet se deputeti Agron Shehaj mund të jetë një kërcënim për kandidaturën e kryetarit Basha.

“Besoj se zoti Agron Shehaj mund të jetë një kërcënim serioz për kandidaturën e kryetarit Basha.  Më i papërgatituri nga kandidatët është vetë zoti Basha, sepse ai nuk i njeh strukturat e PD.

Po t’i njihte nuk do dilte 2 muaj në fushatë, nuk do t’i ristrukturonte sa për të thënë për t’u mbajtur në këmbë.

Zoti Basha në çdo studio ecën me një refren “Ndryshimi do vijë. Po mirë ndryshimi erdhi, po si?”, tha ai për Ora News.

Afrimi i datës së zgjedhjeve, sipas Gashit i leverdis vetëm zotit Basha, pasi kandidatët e tjerë nuk kanë kohë të përgatisin tezat.

“Afrimi i datës së zgjedhjeve brenda partisë i bën favor atij që është në karrigen e kryetarit, sepse kundërshtarët e vet nuk kanë kohë për të përgatitur tezën e tyre.

Nga ana tjetër është edhe grupi brenda PD që kanë dalë me 2-3 kandidatë, pra për të ndarë sa më shumë vota. Ideja është për të dobësuar faktorin Basha.

Nëse Basha del përsëri fitues dhe kryetar i PD, PD është e destinuar të rrijë edhe një 8 vjeçar tjetër”, tha ai.

6 komente në ““Kush i rrezikon postin”! Pedagogu i njohur: Nëse Basha del përsëri fitues si në 2017, PD do qëndrojë në opozitë dhe 8 vite të tjera”

  1. Berishisti says:

    Sa kohe PD eshte klani i Berishes vetem ne opozite do jete. Ndryshimi fillon me shkuljen e Berishes nga partia.

  2. Ladi says:

    Dokrra!
    Ai ka hyre vetem sa per ta bere Lulzim Bashen kryetar legjitim.
    Medemek pati zgjedhje..
    Dokrra hinit
    I hajne vetem qorrat e PD-s

  3. s’duhet me qen ka i sigurt sot -kur thu se do qendroj edhe 8-vjet ne opozite .
    8- vjet s’besoj te jetoje Borat Veshgjati . thine ka X – semundje te keqe

  4. Aleksander says:

    Normale qe fiton basha,
    Normale qe partia demokratike nuk fiton sgjedhjet,
    Populli nuk voton per hajdutat.
    Nuk mbushen ma kutit e votimeve si ne kohen e sali hajdutit.

  5. altin says:

    Une nje gje kam kuptuar prej kohesh, qe largimi i Berishes nuk do ta ndryshoje shume PD. Pse? Sepse shumica e anetareve te PD jane militante qe e shikojne ardhjen ne fuqi vetem nepermjet konfliktit e forces.

    Keshtu qe veshtire do jete te ndryshoje PD kaq shpejt kushdo te zgjidhet kryetar.

  6. Kozmo says:

    PER HIRE TE SE VERTETES BASHA ESHTE NJE SKANDAL NE ATE PARTI, ESHTE NJE GAFAXHI I PAKONKURUESHEM. MOTO E TIJ, JANE VETEM DY GISHTAT LART DHE GENJESHTRAT. KA SHUME KONKURRENT ME TE MIRE SE BASHA , POR DO TE JETE E PAMUNDUR, QE NDO NJERI PREJ TYRE TE FITOJE GAREN E DOMOSDOSHME. BASHA ESHTE BERE SHUME BAJAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje